Jump to content

Mihal Turtulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mihal Turtulli
Ministër i Arsimit
Në detyrë
14 mars – 3 shtator, 1914
Paraprirë ngaLuigj Gurakuqi
Pasuar ngaSali Toro
delegat pa portofol
Në detyrë
25 dhjetor, 1918 – 29 janar, 1920
Pasuar ngaCurri, Vrioni, Koleka
Regjent
Në detyrë
31 janar – 25 dhjetor, 1921
Paraprirë ngaPrinc Vidi
Pasuar ngaSotir Peci
Të dhëna vetjake
U lind më1856
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më3 janar, 1935
Aleksandri, Misir
NënshtetësiaShqiptar
Punësimimjek, botues, nëpunës

Mihal Turtulli i njohur dhe si Mihal Turtulli bej Korça[1] (Korçë, 1856 - Egjipt, 1935) qe mjek, veprimtar, politikan dhe diplomat shqiptar.

Lindi në Korçë në një nga familjet më të pasura të jugut të trevave shqiptare, epitropë arkondë të manastirit të Shën PjetritVithkuq. Vithkuqarët u shpërndanë dhe i ati, Kostandin Andre Gozhdaxhiu (Koçi i Ndreit) ra në Korçë me gjasë pas djegies përfundimtare më 1823[2]. Familja e Mihalit shpërngulen herët në Fajum, Egjipt. Shkollohet në kolegjin francez të Aleksandrisë, të cilin e përfundon në 1876.

Vazhdon studimet universitare në Greqi dhe Francë si mjek patolog, ku dhe punon, kthehet në 1885 duke shërbyer si mjek ndër spitalet e Kairos duke pasur pacientë edhe familjen mbretërore, shkruan dhe artikuj të fushave mjekësore jashtë okulistikës[3]. Për këto shërbime ka qenë dekoruar me medaljen «Për merita civile». Më 1910 themelohet në Kairo shoqëria "Bashkimi" ku merr pjesë përkrah A. Xhuvanit, F. Shirokës, S. Kolesë. Me t'u themeluar përpiloi një promemorie që ia adresoi të gjithë Fuqive të Medha, për të mbrojtur të drejtat e shtypura të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, me rastin e ekspeditave të gjeneralit famëkeq, Xhavid Pashës. 

Në vitet 1912 kthehet në në Shqiperi. Më 21 shkurt 1914 është pjesëmarrës në dërgatën që udhëtoi në Neuwied, Gjermani për t'i ofruar kurorën shqiptare Princit Vid, dhe më 20 maj 1914 u caktua Ministër i Arsimit dhe Shëndetësisë në qeverinë e Turhan pashë Përmetit. Largohet bashkë me Vidin para hyrjes së kryengritësve në Durrës, por shkon në Zvicër[4].

Në vitet 1915-1919 dr. Turtulli së bashku me Sotir Kolenë, Hilmi Këlcyrën e Pandeli Calen nxjerrin në Lozanë ku kishte mandat për lobing nga "Vatra", revistën «L’Albanie», në të cilën, në vitin 1918 boton «Memorandumin» qe kishte përpiluar drejtuar Presidentit Wilson[5]. Pjesën më të madhe të Luftës së Parë Botnore e kaloi në Lozanë tok me mërgimtarët shqiptarë që qenë vendosur atje dhe në dhjetor të 1918 emërohet ministër pa portofol në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit. Vitin tjetër është pjesëtar i trupës diplomatike të dërguar nga qeveria shqiptare në Konferencën e PaqesParis, ku i bëjnë dalje prej qëndrimit që mbante ndaj Italisë.

Kongresin e Lushnjës u zgjodh një nga katër Regjentët e Shqipërisë përkrah Aqif pashë Biçakut, Imzot Luigj Bumçit dhe Abdi bej Toptanit; si përfaqësues i ortodoksëve shqiptarë. Në prill të 1921 rreshti së marrurit pjesë në punimet e Regjencës, e si vijim e la krejt detyrën[1] duke ia lënë përfaqësinë Sotir Pecit[6]. Emigron në Vienë e Zvicër, kthehet më 1923 si përkrahës i Partisë Liberale[4].

Mbas dhjetorit të 1924 me fitoren e Legalitetit, dr.Turtulli kthehet në Egjipt. Dënohet nga Zogu me 101 vjet burg, por me të shpallur amnistinë përfiton të kthehet për pak në atdhe. Më 1934 Dr. Mihal Turtulli dërgoi nga Selaniku njëqind volume me libra, si dhuratë për bibliotekën e Korçës themeluar nga kushëriri Th. Turtulli, ku përfshiheshin libra historie për Shqipërinë, më të shumtët në gjuhë të huaj, por edhe në gjuhën shqipe. Në letrën shoqëruese që i bënte bashkisë, ai deklaronte se po përpiqej të dërgonte në Korçë, si dhuratë për bibliotekën e qytetit edhe bibliotekën e tij të plotë, të cilën e kishte në Aleksandri dhe, nëse kjo nuk arrihej me gjallje, ajo do të dërgohej në Korçë, pasi kjo ishte e dëshmuar edhe në dhiatën e tij[7]. Ndërroi jetë më 3 janar 1935 në Egjipt[1].

  1. ^ a b c Elsie R., A biographical dictionary of Albanian history. London-NY: I.B. Tauris & Co. Ltd., 2012, fq. 448. ISBN 978-1-78076-431-3
  2. ^ Simbas një shënimi të ungjillit të Kishës së Shën Mëhillit thuhet se, ky qytet u shkatërrua përfundimisht më 25 tetor 1823.
  3. ^ Barth J.A., "Lepra: Bibiotheca internationalis, V. 3", 1903, fq. 252. Turtulli citohet për një metodë të tijën mbi trajtimin e lebrës me vajin e një druri nga Azia Jugore.
  4. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 241. ISBN 978-99943-56-22-5
  5. ^ Asllani U., Shqiptarët e Egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre, Metropol. - Nr. 706, 6 qershor, 2006, f. 16.
  6. ^ Sipas sitit archontology.org, krerët e Shtetit Shqiptar 1918-1925.
  7. ^ Gogaj I., Thoma Turtulli, bamirësi i madh që ndërtoi Korçën..., Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 4781, 13 dhjetor, 2009, f. XI - XIII.