Gjeografia e Spanjës
redaktoni hartën |
Spanja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Francës. Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504.782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40° 0' V, 4° 0' P dhe 499.542 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240 km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.
Veçoritë natyrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më shumë së gjysma e territorit të Spanjës zihet nga pllaja e Mesetes, në të cilën ngrihen edhe grumbujt e Maleve Qendrore.
Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917,8 km që e ndajnë atë nga Andorra (63,7 km), Franca (623 km), Portugalia (1,214 km).Spanja nuk kufizohet me Gjibraltarin dhe Marokun sepse para tyre ka pjese ujore qe e bejne te pamundur kete.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Përrenjve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3.718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjesë e ishujve Kanarie (ang.:Canary Islands).
Në pasuritë natyrore të këtij vendi llogariten : qymyri, ligniti, hekuri, bakri, zinku, urani, zhiva, plumbi, magneziti, gipsi, prurja e ujit, toka e punueshme, etj.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të pozitës gjeografike të Spanjës që e ekspozon vetëm pjesën veriore të saj ndaj rrymave ajrore tipike, klima e Spanjës është jashtëzakonisht e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj. Ajo mund të ndahet në këto zona :
- Bregu verioro-lindor i Mediteranit, (Katalonia, Valencia, dhe Ishujt Balerika) kanë verëra të ngrohta e herë herë të nxehta me dimra të butë po nganjëherë pak më të freskët. Kjo përputhet me një klimë mesatare mediterane.
- Bregu juglindor i Mediteranit (Alikante, Murcia dhe Almeria) kanë verëra të nxehta dhe dimra të butë e herë të ftohtë. Territor shumë i thatë ku shirat arrijnë deri në 150 mm në vit në Capo de Gata që numërohet si vendi më i thatë në Evropë. Kjo zonë klasifikohet në zonën me klimë Semiarde në kuptimin e reshjeve atmosferike.
- Bregdeti jugor i Mediteranit (zona bregdetare e Malagas dhe Grandas) kanë verëra të ngrohta dhe dimra shumë të butë. Temperatura mesatare vjetore arrin 20 °C dhe ka lagështi të madhe. Klasifikohet si klimë subtropike.
- Lugina w Guadalquivrit (Sevilja dhe Kordoba) ka verëra shumë të nxehta dhe të thata dhe dimra të butë. Klimë e thatë.
- Bregu jug perëndimor i Atlantikut (Cadiz dhe Huelva) ka verëra të këndshme dhe dimra të butë dhe mesatar. Klimë relativisht e lagësht.
- Pjesa kontinentale e vendit (Madridi, Valladolid dhe Toledo) si dhe zona e luginës Ebro (Zaragoza) ka dimra të ftohtë (që kryesisht varen nga lartësia mbidetare) dhe verëra të nxehta. Zonë me klime kontinentale, relativisht e thatë.
- Bregdeti verior i Atlantikut ose Spanja e gjelbër (Galicia, Asturias, Cantabria, Baskia bregdetare) ka klimë shumë të lagësht me verëra mesatare dhe dimra të ftohtë apo mesatar. Kjo kryesisht klasifikohet si klimë oqeanikë.
- Pyrinea ka kryesisht klimë të lagësht me verëra të freskëta dhe dimra të ftohtë pjesë më të larta mbidetare të kësaj zonë kanë klimë Alpine.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]dendesia e popullsise është em e ul213t ne krahasim me vendet e tjera
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Spanjës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |