Kërceni tek përmbajtja

Ildefons Lima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ildefons Lima
Lima duke luajtur me Andorrën në vitin 2016
Informacioni personal
Emri i plotë Ildefons Lima Solà
Data e lindjes 10 dhjetor 1979 (45 vjeç)
Vëndi i lindjes Barcelonë, Spanjë
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Santa Coloma
Number 6
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1997–1999 FC Andorra 64 (2)
1999–2000 Espanyol B 1 (0)
2000–2001 Sant Andreu 25 (2)
2001–2002 Ionikos 0 (0)
2002 Pachuca 3 (1)
2002–2003 Las Palmas 25 (2)
2004 Poli Ejido 2 (0)
2004–2005 Rayo Vallecano 34 (1)
2005–2009 Triestina 79 (1)
2009–2011 Bellinzona 43 (4)
2011–2012 Triestina 18 (2)
2012–2014 FC Andorra 45 (15)
2014– Santa Coloma 67 (16)
Karriera ndërkombëtare
1997– Andorra 120 (11)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 1 tetor 2017
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 22 mars 2019

Ildefons Lima Solà (lindur më 10 dhjetor 1979) është një futbollist profesionist andorras i cili luan me klubin andorras Santa Coloma dhe me kombëtaren andorrase si qëndër-mbrojtës.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Barcelonë, Katalonjë,[2] Lima shpenzoi vitet e para si profesionist me FC Andorrën, duke luajtur nga një sezon respektivisht në divizionin e tretë spanjoll dhe në katërtin. Më pas, ai luajti në të njëjtat nivele me RCD Espanyol B and UE Sant Andreu, duke e ndarë sezonin e ardhshëm me Ionikos F.C.Greqi dhe me C.F. PachucaMeksikë.

Në verën e vitit 2002 Lima u rikthye në Spanjë, duke luajtur një sezon e gjysëm me UD Las Palmasdivizionin e dytë. Në janar 2004, ai kaloi te një klub tjetër në të njëjtën divizion, Polideportivo Ejido, dhe e shpenzoi sezonin tjetër me Rayo Vallecanon në divizionin e tretë.

Lima më pas luajti për katër vite me U.S. Triestina CalcioItali. Me skuadrën italiane, ai ndonjëherë përdorej edhe si sulmues. Në vitin 2009, gati 30 vjeç, ai ndyrshoi shtet sërisht, duke firmosur me klubin zviceran AC BellinzonaSuper Ligën Zvicerane.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lima bëri debutimin e tij me Andorrën që në moshën 17 vjeçare, në ndeshjen e dytë në historinë e shtetit më 22 qershor 1997, duke shënuar në humbjen 1–4 në miqësoren kundër Estonisë.[3] Që ka ajo kohë, ai është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares dhe ka luajtur më shumë se 90 ndeshje.

Në qershor 2009, kur kualifikueset e Kupës së Botës 2010 ishin drejt fundit, Lima shënoi golin e tij të parë kompetitiv pas tetë vitesh, duke shënuar golin e vetëm të skuadrës në humbjen 1–5 kundër Bjellorusisë. Më 9 shtator 2014, në ndeshjen e parë të Andorrës për kualifikueset e UEFA Euro 2016, ai shënoi një penallti që në minutën e gjashtë për t'i dhënë skuadrës avantazhin 1–0 kundër Uellsit, që në fund fitoi 1–2.[4]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren andorrase Redaktuar më 9 shtator 2014.[5]
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 22 qershor 1997 Kuressaare Linnastaadion, Kuressaare, Estoni Flamuri Estonia 1–3 1–4 Ndeshje Miqësore
2. 2 shtator 2000 Communal d'Aixovall, Andorra La Vella, Andorrë Flamuri Qipro 2–1 2–3 Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
3 25 prill 2001 Lansdowne Road, Dublin, Republia e Irlandës Flamuri Republika e Irlandës 1–0 1–3 Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
4. 27 mars 2002 Ta' Qali Stadium, Ta' Qali, Maltë Flamuri Malta 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
5. 4 qershor 2008 Comunal d'Aixovall, Andorra la Vella, Andorrë Flamuri Azerbajxhani 1–1 1–2 Ndeshje Miqësore
6. 11 shkurt 2009 S. Darius and S. Girėnas, Kaunas, Lituani Flamuri Lituania 1–2 1–3 Ndeshje Miqësore
7. 6 qershor 2009 Neman Stadium, Grodno, Bjellorusi Flamuri Bjellorusia 1–5 1–5 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
8. 9 shtator 2014 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorrë Flamuri Uellsi 1–0 1–2 Kualifikueset e Euro 2016
9. 13 tetor 2014 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorrë Flamuri Izraeli 1–1 1–4 Kualifikueset e Euro 2016

Vëllai më i madhë Limës, Toni, është gjithashtu një futbollist dhe luan si mbrojtës. Edhe ai gjithashtu e ka shpenzuar shimicën e karrierës duke luajtur në divizionet e ulta në Spanjë, dhe si vëllai i tij ka luajtur me Ionikos në Greqi.

  1. ^ "Njihuni me Ildefons Limën, legjendën e Andorrës që na ndëshkoi 17 vite më parë". Sport Ekspres. 25 mars 2019. Marrë më 25 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Aventuras de un andorrano en la Serie B (Aventruat e një Andorrsit në Serie B) Arkivuar 23 nëntor 2015 tek Wayback Machine; Mundo Deportivo, 8 tetor 2008
  3. ^ "Estonia 4–1 Andorra". European Football. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Gareth Bale double rescues feeble Wales from embarrassment in Andorra". The Guardian. 9 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ildefons Lima Solá – Goals in International Matches". RSSSF. Marrë më 28 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]