Inxhinieria e informacionit
Inxhinieria e informacionit është disiplinë inxhinierike që merret me gjenerimin, shpërndarjen, analizën dhe përdorimin e informacionit, të të dhënave dhe njohurive në sisteme. [1] [2] Kjo fushë studimore është shumë e re pasi që u bë e njohur vetëm nga fillimi i shekullit XXI e këtej. [3] [4] [5]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komponentët e inxhinierisë së informacionit përfshijnë më shumë fusha teorike si mësimi makinerik, inteligjenca artificiale, teoria e kontrollit, përpunimi i sinjalit, teoria e informacionit dhe fusha të aplikuara si vizioni kompjuterik, përpunimi i gjuhës natyrale, bioinformatika, informatika mjekësore e imazheve, kiminformatika, robotika autonome, robotika mobile dhe telekomunikacioni. [1] [2] [5] [6] [7] Shumë prej tyre e kanë origjinën nga shkenca kompjuterike, si dhe degë të tjera të inxhinierisë si inxhinieria kompjuterike, inxhinieria elektrike dhe bioinxhinieria.
Fusha e inxhinierisë së informacionit bazohet shumë në matematikë, veçanërisht në probabilitet, statistikë, llogaritjet, algjebër lineare, optimizim, ekuacione diferenciale, llogaritë variacionale dhe analizat komplekse.
Inxhinierët e informacionit shpesh kanë një diplomë në inxhinierinë e informacionit ose në një fushë të ngjashme dhe shpesh janë pjesë e një organi profesional siç është Institucioni i Inxhinierisë dhe Teknologjisë ose Instituti i Matjes dhe Kontrollit. [8] [9] [10] Ata janë të punësuar në pothuajse të gjitha degët e industrisë për shkak të përdorimit të gjerë të inxhinierisë së informacionit.
Termi inxhinieri e informacionit zakonisht është përdorur për të përcaktuar një metodologji të inxhinierisë së softverit që tani njihet më shpesh si inxhinieri e teknologjisë së informacionit ose metodologjia e inxhinierisë së informacionit. Ajo filloi të zhvillohet në kuptimin e saj aktual në fillim të shekullit XXI. [11] [12]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkenca
- Statistika
- Robotika
- Teknologjia
- Interneti i gjërave
- Inxhinieria kimike
- Inxhinieria mekanike
- Inxhinieria e ndërtimit
- Inxhinieria hapësinore
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "2009 lecture | Past Lectures | BCS/IET Turing lecture | Events | BCS - The Chartered Institute for IT". www.bcs.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 2018-10-11.
- ^ a b Brady, Michael (2009). "Information Engineering & its future". Institution of Engineering and Technology, Turing Lecture. Marrë më 2018-10-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Roberts, Stephen. "Introduction to Information Engineering" (PDF). Oxford Information Engineering. Marrë më 2018-10-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Department of Information Engineering, CUHK". www.ie.cuhk.edu.hk. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2021. Marrë më 2018-10-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Information Engineering | Department of Engineering". www.eng.cam.ac.uk (në anglisht). Marrë më 2018-10-03.
- ^ "Information Engineering Main/Home Page". www.robots.ox.ac.uk (në anglisht). Marrë më 2018-10-03.
- ^ "Information Engineering". warwick.ac.uk (në anglishte britanike). Marrë më 2018-10-03.
- ^ "Academic Partners and Affiliates 2017/2018 - The IET". www.theiet.org (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 2018-10-03.
- ^ "Electronic and Information Engineering - Imperial College London". Times Higher Education (THE) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2018. Marrë më 2018-10-03.
- ^ "Accreditation of the MEng | CUED undergraduate teaching". teaching.eng.cam.ac.uk (në anglisht). Marrë më 2018-10-03.
- ^ Bishop, Christopher (2007). Pattern Recognition and Machine Learning. New York: Springer-Verlag New York Inc. ISBN 978-0387310732.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nise, Norman (2015). Control Systems Engineering. Wiley. ISBN 978-1118170519.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)