Jump to content

Lucas Torreira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lucas Torreira

Torreira me UruguajinKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLucas Sebastián Torreira Di Pascua[1]
Datëlindja (1996-02-11) 11 shkurt 1996 (28 vjeç)[2]
VendlindjaFray Bentos, Uruguay
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)[2]
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Arsenal
Numri11
Karriera me të rinjtë
2010–201318 de Julio
2013Montevideo Wanderers
2013–2014Pescara
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Pescara5(0)
2015–2018Sampdoria71(4)
2015–2016Pescara (huazim)29(4)
2018–Arsenal23(2)
Karriera ndërkombëtare
2018–Uruguaji13(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 nëntor 2018

Lucas Sebastián Torreira Di Pascua (lindur më 11 shkurt 1996) është një futbolliist profesionist uruguajian i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin anglez Arsenal dhe kombëtaren uruguajiane.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Torreira filloi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit të tij të lindjes I.A. 18 de Julio i Fray Bentos. Në 2013, ai u bashkua me të rinjtë e Montevideo Wanderers.

Në dhjetor 2013, pasi ishte vëzhguar për rreth një vit nga Roberto Druda, ai u mor në Itali tek Pescara sëbashku me katër uruguajianë të tjerë; ishte vetëm Torreira ai që fitoi besimin e ekipit nga Abruzzo, i cili bleu kartonin e tij.

Pasi luajti për rreth 18 muaj me ekipin Primavera, Torreira bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 16 maj 2015, duke luajtur si titullar në ndeshjen e Serie B ndaj Varese; ai luajti për 58 minuta para se të zëvndësohej nga italiani Matteo Politano.[3]

Më 1 korrik 2015, Torreira u transferua te klubi italian Sampdoria për 1.5 milion , por u dërgua menjëherë në huazim tek Pescara për sezonin 2015–16 për të fituar përvojë.[4]

Huazimi te Pescara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Torreira në aksion me Pescarën në 2014.

Më 2 korrik 2015, ai u huazua te Pescara.[5] Me delfinët, Torreira shënoi golin e parë si profesionist kundër F.C. Südtirol2015–16 Coppa Italia. Në kampionat, ai shënoi tre herë në 26 ndeshje.[6]

Rikthimi te Sampdoria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Torreira u rikthye tek Sampdoria pas huazimit tek Pescara më 1 korrik 2016. Ai debutoi zyrtarisht në Serie A më 21 gusht në ndeshjen e parë sezonale ndaj EmpolitStadio Carlo Castellani.[7]

Ai ishte një titullar i përherëshm në ekip gjatë sezonit 2016–17, një status që e mbajti edhe gjatë sezonit 2017–18. Ai gjithashtu shënoi disa gola të rëndësishëm gjatë sezonit të tij të dytë, përfshirë edhe golin e dytë të fitores 3–2 në shtëpi kundër Juventusit më 19 nëntor 2017.[8]

Më 10 korrik 2018, klubi anglez Arsenal kompletoi transferimin e Torreiras për një shifër të raportuar prej 26.4 milion £.[9] Menjëherë pasi transferimi përfundoi, Torreira mori vlerësime nga trajneri i ekipit Unai Emery, i cili tha: "Është një mesfushor me kualitet të mirë. I kam shijuar performancat e tij tek Sampdoria në dy sezonet e fundit, dhe ne e kemi parë atë të bëjë mirë për Uruguajin në Kupën e Botës 2018. Ai është një lojtar i ri me përvojë të mirë, i cili ka dëshirë të vazhdoj të rritet. Atij ju dha fanella me numrin 11, i cili për herë të fundit ishte mbajtur nga Mesut Özil; gjermani mori fanellën me numrin 10, i cili u la bosh pas largimit të Jack Wilshere.[10]

Torreira bëri debutimin e tij në Premier League më 12 gusht në humbjen 2–0 ndaj Manchester City; ai hyri në 20 minutat e fundit të takimit.[11] Ai dhuroi asistin e parë të sezonit, me pasimin e tij që u shëndrua në gol nga Alexandre Lacazette, në një fitore 3–2 ndaj Cardiff City.[12] Më 2 dhjetor, Torreira shënoi golin e parë me Arsenalin, që mposhti rivalët londinez Tottenham Hotspur 4–2 dhe gjithashtu u shpall edhe lojtari i ndeshjes.[13] Një javë më vonë, ai shënoi sërisht, këtë golin e fitores ndaj Huddersfield Town me një rofeshatë në minutën e 83të.[14]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Torreira ka lindur në Uruguaji, dhe është me origjinë spanjolle nga ana e gjyshit i cili ishte nga Galicia.[15] Ai gjithashtu ka pasaportë spanjolle, dhe para se të luante me Uruguajin ai u mor në konsideratë nga vëzhgues të kombëtares italiane.[16]

Ai u thirr në ekipin e parë të Uruguajit për Kupën e Kinës 2018 në mars 2018.[17] Ai bëri debutimin e tij në fitoren 2–0 ndaj Republikës Çeke në gjysëm-finalen e turnamentit.[18] Në finale Uruguaji mposht Uellsin, me Torreiran që luajti nga minuta e 70të.[19]

Në maj 2018, ai u thirr në skuadrën paraprake prej 26 lojtarësh që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[20] Ai luajti në çdo ndeshje të ekipit që u eliminua në çerek-finale nga Franca.[21] Performancat e tij u vlerësuan nga mediat.[9]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 19 janar 2019[6]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Total
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Pescara 2014–15 Serie B 5 0 0 0 3 0 8 0
Pescara (huazim) 2015–16 Serie B 29 4 2 1 3 1 34 6
Gjithsej 34 4 2 1 0 0 6 1 42 6
Sampdoria 2016–17 Serie A 35 0 1 0 36 0
2017–18 Serie A 36 4 2 0 38 4
Gjithsej 71 4 3 0 0 0 0 0 74 4
Arsenal 2018–19 Premier League 23 2 3 0 3 0 29 2
Gjithsej karriera 128 10 7 1 3 0 6 1 144 12

1 Të tjera turnamente përfshirë play-off-et e Serie B

Redaktuar më 24 nëntor 2018[22]
Uruguaji
Viti Ndsh Gola
2018 13 0
Total 13 0
  1. ^ "FIFA World Cup Russia 2018: List of players: Uruguay" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Uruguaji] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 2 dhjetor 2018.
  2. ^ a b "Lucas Torreira: Overview" [Lucas Torreira: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 2 dhjetor 2018.
  3. ^ "Varese vs. Pescara 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 maj 2015. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  4. ^ "DONE DEAL: Sampdoria sign Pescara midfielder Lucas Torreira" [Marrëveshje e kryer: Sampdoria firmos me mesfushorin e Pescarës Lucas Torreira] (në anglisht). Tribal Football. 1 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 1 korrik 2015.
  5. ^ "TORREIRA OUT TO EARN HIS SAMP STRIPES: "I'M HERE FOR THE LONG HAUL"" (në anglisht). U.C. Sampdoria. 10 korrik 2016. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  6. ^ a b "Lucas Torreira" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 gusht 2018.
  7. ^ "Empoli vs. Sampdoria 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 gusht 2016. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  8. ^ "Sampdoria mposht Juventusin (Video)". Telegrafi.com. 19 nëntor 2017. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  9. ^ a b "Shkëlqeu në Botëror, Arsenali firmos me mesfushorin". Panorama Sport. 10 korrik 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  10. ^ "Lucas Torreira to join Arsenal" [Lucas Torreira bashkohet me Arsenalin] (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  11. ^ "Manchester City bën detyrën e një kampioni, mposht me lehtësi Arsenalin". Droni.al. 12 gusht 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  12. ^ "Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë, Arsenali mposht Kardifin". Top-Channel.tv. 2 shtator 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  13. ^ "VIDEO: Përmbysje e çmendur e "Topçinjve", derbin e Londrës e fiton Arsenali". Gazeta Tema. 2 dhjetor 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  14. ^ "VIDEO Junajtid tregon dhëmbët, një uruguaian nderon Arsenalin". Sport Ekspres. 8 dhjetor 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  15. ^ "La historia de esfuerzo de Lucas Torreira contada por su padre" (në spanjisht). Referi.uy. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  16. ^ "Lucas Torreira, el cinco más completo del Calcio – Sphera Sports" (në spanjisht). Spherasports.net. 29 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2019. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  17. ^ "Torreira earns first Uruguayan call-up" [Torreira fiton thirrjen e parë tek Uruguaji] (në anglisht). Get Italian Football News. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  18. ^ "Torreira makes Uruguay debut in China Cup victory over Czech Republic" [Torreira debuton me Uruguajin në fitoren ndaj Republikës Çeke në Kupën e Kinsës] (në anglisht). U.C. Sampdoria. 23 mars 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  19. ^ "Cavani bën heroin, Uruguaj fiton Kupën e Kinës". Ora News. 26 mars 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  20. ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad - Final 23-man lists" [E zbuluar: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 – listat finale prej 23 lojtarësh] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  21. ^ "Franca eliminon lehtësisht Uruguajin, Muslera imiton Karius (VIDEO)". Faxweb.al. 6 korrik 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
  22. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Lucas Torreira" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 25 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]