Jump to content

Majlajdo Gala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Majlajdo Gala ( Koreograf & Balerin )

Majlajdo Gala
Majlajdo Gala
Lindi30 Nëntor 1991
Krujë, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ProfesioniKoreograf, Balerin
Vite aktiviteti2000 - Aktiv Sot

Majlajdo Gala lindur më 13 dhjetor 1991 është një koreograf dhe balerin shqiptar. Si një koreograf dhe balerin profesionist ai ka marrë pjesë në shumë spektakle, programe dhe shfaqje të rëndësishme shqiptare. Ai u shpall fitues i konkursit të parë dhe të vetëm Beteja Koreografike të transmetuar në Klan Tv.[1]

Majlajdo Gala ka lindur në Krujë, Shqipëri më 13 dhjetor 1991. Ai është koreograf, balerin dhe një personalitet në artin shqiptar. Majlajdo Gala është i biri i Ferdinand Gala dhe Violeta Gala.

Majlajdo ka kaluar fëmijërinë e tij mes qytetit të Laçit, Korçës dhe Tiranës ku ka jetuar me dy prindërit e tij dhe motrat Sonila Gala dhe Ina Gala.

Majlajdo ka nisur me kërcimin që në moshën 4 - vjeçare ku më pas nga mosha 7 - 9 ai ishte kërcimtar i parë në grupin e aerobi-gjimnastikës të udhëhequr nga mësuesja e tij e parë Migena Panariti. [2][3]

Në moshën 10 vjeçare ai fitoi konkursin për të vazhduar studimet në Shkollën Kombëtare të Koreografisë dhe Baletit në Tiranë

deri në përfundim të shkollës në moshën 18 vjeçare duke zotëruar diplomën si balerin profesionist udhëhequr nga profesori kujdestar Shpëtim Dajçi.[4]

Nga mosha 18 - 23 vjeçare Majlajdo fiton konkursin për të ndjekur studimet    në Universitetin e Arteve ku arrin rezultate të larta dhe sot ai zotëron diplomat Bachelor dhe Master për koreografi.[5]

Majlajdo Gala u bë shumë shpejt një emër i njohur në fushën e baletit, kërcimit dhe koreografisë. Që prej vitit 2006 ai ka vendosur koreografinë e tij të parë duke qënë i ftuar për ta performuar atë në finalen e Dancit Sportiv në Tiranë. Më pas ai u zgjodh nga shkolla e baletit për të marrë pjesë në Talente në e Diell transmetuar në Top Channel duke e fituar këtë konkurs.

Ofertat nga Televizonet dhe Teatri erdhën shumë shpejt, por ai i refuzoi sepse prioritet i tij ka qënë gjithmonë shkolla dhe studimi.

Ai preku teatrin në moshë të vogël me shfaqje si Mozart, Copelia, Grand Gala e fundvitit etj. [6]

Në 2013 ai merr ftesën për të qënë pjesë e patentës ndërkombëtare Dancing With The Stars ku ishte një sukses më shumë për të. [7]

Në 2014 Majlajdo fiton konkursin e parë të koreografisë në historinë e televizionit Beteja Koreografike duke punuar për një vit si Koreograf dhe balerin në Tv Klan. [8]

Në po të njëjtin vit ai ishte koreograf i Kënga Magjike 2014 duke dhuruar një ndër performancat më të veçanta realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Në vitin 2015 ai largohet nga Shqipëria për në Kosovë ku vendos 3 shfaqie në teatër dhe gjithashtu punon si koreograf i Miss Kosovës. Në 2017 ai rikthehet në Shqipëri pas ftesës në Tv Ora ku punon në emisionin Boom si koreograf dhe kërcimtar.[9] [10]

Në një 10 vjeçar ai ka bashkëpunuar me artistët më të famshëm dhe të suksesshëm Shqiptar. Në vitin 2018 ai zhvendoset për të punuar dhe jetuar në Austri duke fituar një kontratë si Profesor i baletit, Jazz, Contemporan, Modern në shkollë dhe institut baleti.Krahas kësaj kontrate që zgjat deri në 2024 ai ka realizuar një album koreografik ku ka thyer tabu dhe ka krijuar një tjetër rrugë krijimi për koreografët e tjerë.[11][12]

2000- Në Lobi -Balerin Prof- Lobi Tv[13]

2006 - Finale DanciSportiv- Koreograf dhe Balerin Prof - TVSH

2009 - E diell-Balerin prof Top Channel 2010- Nata e Fundvitit- Balerin prof - Tvsh

2011 - The Voice Balerin Prof Top Channel [14]

2012 - X Factor - Balerin prof Klan TV

2013 - Dancing With the Stars- Balerin prof Vizion Plus[15]

2014 - Portokalli - Balerin Profesionist Top Channel

2015 - E diela Shqiptare - Koreograf dhe balerin prof Tv Klan

2016 - Miss Kosova - Koreograf - Klan Kosova[16]

2017 - Boom - Koreograf dhe balerin Prof Ora TV[17]

2004 - Mozart Solist TKOB Tiranë

2009 - Copelia Balerin Prof TKOB Tiranë

2012 - Fernando Krapp më ka shkruar këtë letër Koreograf dhe balerin prof Teatri Kombëtar

2015 - Nëna dhe Fëmija, Koreograf, Teatri Kombëtar i Kosovës[18] [19]

2015 - John Cage s Hamlet Koreograf, Teatri ekperimental Loja

2018 - Arturo Ui Koreograf Teatri Kombetar i Kosovës[20][21]

2006 - Numri Special Finale Dancit Sportiv, Koreograf dhe Balerin prof

2014 - Numri Special Kënga Magjike Koreograf dhe Balerin Prof

2017 - Ederlezi - Koreograf dhe balerin prof[22]

2018 - Karls - High Heels Koreograf dhe Balerin prof

2018 - Helm - Aero Dance Koreograf dhe Balerin [23]

2018 - Beauty and the Beast - Koreograf Austri[24]

2019 - Heidi - Koreograf Austri

2019 - Egër - Koreograf dhe Balerin prof [25]

2020 - Trinjakët Say no to Racism Koreograf dhe Balerin prof

2021 - Rozafa - Koreograf dhe Balerin

2022 - The Little Mermaid Koreograf Austri

2022 - I()DIAC- Koreograf dhe Balerin[26]

  1. ^ "Majlajdo Gala :: Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Koreografi Majlajdo Gala nuk njeh limite". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2022-07-30.
  3. ^ "Koreografi shqiptar thyen tabutë, vallëzon me taka [Video]". Fakti Ditor (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  4. ^ "PressReader.com - Digital Newspaper & Magazine Subscriptions". www.pressreader.com. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "Koreografi e balerini Majlajdo Gala thyen tabutë: Kërcen mbi takat e larta". Ora News. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "office.ballettschule@drei.at". www.ballettschule-linz.at (në gjermanisht). Marrë më 2022-07-30.
  7. ^ "Video/ Wow s'ka mundësi! Balerini shqiptar thyen tabutë, bën super kërcimin mbi takat e larta" (në anglishte amerikane). 2018-07-30. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ "Balerini shqiptar thyen tabutë/ Bën super kërcimin mbi takat e larta (VIDEO)". AlpeNews (në anglishte amerikane). 2018-07-30. Marrë më 2022-07-30.
  9. ^ "Majlajdo Gala Archives". Gazeta Shqiptare Online (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  10. ^ "Video/ Koreografi shqiptar kërcim provokues me ...taka!". 55news.al (në anglishte britanike). Marrë më 2022-07-30.
  11. ^ "Wake Up/ Majlajdo Gala, balerini që kërcen mbi taka". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  12. ^ njeshi. "Balerini shqiptar thyen tabutë, bën super kërcimin mbi takat e larta". Gazeta Koha Jone | E perditshme e pavarur (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  13. ^ "Në Prishtinë për herë të parë mbahet gara e vallëzimit, shkolla "Ismail Qemajli" zë vendin e parë". Ekonomia Online. 2018-04-25. Marrë më 2022-07-30.
  14. ^ "Wake Up/ Majlajdo Gala, balerini që kërcen mbi taka". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  15. ^ "Keni parë ndonjëherë Juliana Pashën në tango dhe Olta Bokën në hip-hop?". www.anabelmagazine.com. 2014-05-30. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ^ "Sonte repriza e parë e shfaqjes "Nana dhe fëmija"". Klan Kosova. 2015-10-01. Marrë më 2022-07-30.
  17. ^ "Genta Ismajli sy më sy me … (Foto) - Arkiva Shqiptare e Lajmeve". www.arkivalajmeve.com. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2022. Marrë më 2022-07-30.
  18. ^ "The culmination of the crime". KOSOVO THEATRE REVIEWS (në anglisht). Marrë më 2022-07-30.
  19. ^ "Nesër mbrëma "Nana dhe fëmija" premierë në TKK". KOHA.net (në anglisht). Marrë më 2022-07-30.
  20. ^ Koka, Blerta. "Majlajdo Gala: Koreograf lind, nuk bëhesh | GAZETA SHËNDETI" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  21. ^ Plus, Kult (2018-06-12). "Bekim Lumi sjellë në jetë "Arturo Ui", në 20 vjetorin e krijimtarisë së tij dhe 120 vjetorin e lindjes së autorit Bertoltt Brecht". KultPlus. Marrë më 2022-07-30.
  22. ^ "Shkaktuan debate publike, 9 VIP-at shqiptarë që thyen tabutë". www.zeromedia.al. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  23. ^ Telegraf, Gazeta. "Balerini shqiptar thyen tabutë..." Gazeta Telegraf. Marrë më 2022-07-30.
  24. ^ "Balerini shqiptar thyen tabutë, bën super kërcimin mbi takat e larta". XING. Marrë më 2022-07-30.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  25. ^ "Spektakel – Page 21". Gazeta Intervista (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.
  26. ^ "Spektakel – Page 21". Gazeta Intervista (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-07-30.