Shko te përmbajtja

Mbrëmjet Poetike të Strugës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kurora e Artë
VendiStrugë
ShtetiMaqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Prezantuar ngaMbrëmjet Poetike të Strugës
Çmimi i parë1966
Çmimi i fundite tashme
Uebfaqjawww.svp.org.mk

Mbrëmjet Poetike të Strugës është një festival ndërkombëtar vjetor i poezisë i mbajtur në Strugë, Maqedonia e Veriut. Gjatë disa dekadave të ekzistencës së tij, festivali ka shpërblyer me çmimin e tij më të vlefshëm, "Kurora e Artë", disa nga poetët më të njohur ndërkombëtarë, duke përfshirë: Mahmoud Darwish, Sachchidananda Hirananda Vatsyayan Agyey, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Allen Ginsberg, Bulat Okudzhava, Pablo Neruda, Eugenio Montale, Léopold Sédar Senghor, Artur Lundkvist, Hans Magnus Enzensberger, Nichita Stănescu, Ted Hughes, Ko Un, Adunis, Makoto Ooka, Miroslav Krleža, Yehuda Amichai, Seamus Heaney, Tomas Gösta Tranströmer si dhe autorë vendas si Blaže Koneski dhe Mateja Matevski.

Zyrat e Mbrëmjeve Poetike të StrugësStrugë, Maqedonia e Veriut
Bordi memorial i Andrey VoznesenskyParkun e Poezisë në Strugë
Bordi memorial i Yiannis Ritsos
Bordi memorial i Rafael Alberti
Bordi memorial i Hans Magnus Enzensberger

Festivali filloi në vitin 1961 në Strugë, me poetë që jetonin vetëm në Maqedoni, derisa në vitin 1963 e zgjeroi listën e vet me pjesëmarrës nga e gjithë Jugosllavia.[1] Çmimi "Vëllezërit Miladinov" u themelua për librin më të mirë poetik të publikuar mes dy festivaleve të njëpasnjëshme. Nga viti 1966 ngjarja u bë një festival kulturor ndërkombëtar. Çmimi ndërkombëtar "Kurora e Artë" u themelua në të njëjtin vit dhe fituesi i parë i tij ishte Robert Rozhdestvensky. Në vitin 2003, në një bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n, festivali themeloi një tjetër çmim ndërkombëtar të quajtur “Urat e Strugës”, për librin më të mirë poetik debutues nga një autor i ri. Gjatë ekzistencës së tij të suksesshme, festivali ka mirëpritur rreth 4,000 poetë, përkthyes, eseistë dhe kritikë letrarë nga rreth 95 vende të botës.

Festivali ka shpërblyer disa nga figurat më eminente botërore, përfshirë disa fitues të çmimit Nobel për letërsi si Joseph Brodsky, Eugenio Montale, Pablo Neruda dhe Seamus Heaney, anëtarin e parë afrikan të Akademisë Franceze Léopold Sédar Senghor, i cili ishte president i Senegalit, Ted Hughes, W. H. Auden i cili është konsideruar nga shumë si shkrimtari më i mirë i shekullit të 20-të, e shumë të tjerë.

Një fakt interesant është se festivali shpesh shpërblen poetë të huaj të cilët konsiderohen si disidentë në vendet e tyre, duke përfshirë shembullin e poetit rus në ekzil Joseph Brodsky, poetin kilian Pablo Neruda, amerikanin Allen Ginsberg, sovjetikun Bulat Okudzhava dhe shumë të tjerë.

Në kujtim të laureatëve u krijua "Parku i Poezisë" pranë Qendrës Kulturore të Strugës, i cili shfaq bordet përkujtimore kushtuar secilit prej tyre.

Festivali ka zyrat e tij në Strugë dhe në Shkup (një drejtori, një zyrë ekzekutive dhe një sekretari teknike) dhe organizohet nga një Bord i Festivalit, i cili përbëhet nga profesionistë të fushës së poezisë (poetë, kritikë letrarë, përkthyes, dhe profesorë të letërsisë bashkëkohore dhe kulturës).

Festivali përmban disa ngjarje që mbahen në vende të ndryshme:

  • Ceremonia hapëse në rrafshnaltën përballë Qendrës Kulturore në Strugë, përfshirë leximet tradicionale të Tga za jug (Përmallim për jugun), poezisë së famshme nostalgjike të shkruar nga poeti i lindur në Strugë Konstantin Miladinov gjatë jetës së tij në Rusinë Perandorake.
  • Meridianët, një lexim poezish nga poetë të ndryshëm ndërkombëtarë në Qendrën Kulturore që pason ceremoninë hapëse.
  • Portreti i Laureatit, një ngjarje kushtuar fituesit tradicional të shpërblimit kryesor të vitit, e mbajtur në kishën Shën Sofia afër qytetit të Ohrit, zakonisht e shoqëruar nga muzika klasike, opera ose performanca të muzikës etnike vendase dhe të huaj.
  • Netët pa shenja pikësimi, ngjarje artistike që shfaqin forma eksperimentale të prezantimeve poetike, të cilat mund të përfshijnë edhe arte të tjera si muzika dhe videot.
  • Pikniku i zakonshëm poetik në burimet e Shën Naumit afër liqenit të Ohrit, i shoqëruar me vallëzime dhe muzikë.
  • Urat, ceremonia mbyllëse e mbajtur te Ura e Poezisë mbi lumin Drim në Strugë, e cila përfshin leximet e poezive dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ngjarje të tjera përfshijnë punëtori, diskutime në tryeza të rrumbullakëta rreth temave të ndryshme shoqërore dhe ndikimin e tyre në poezi, etj.

Një tjetër ngjarje quhet Karvani i Poezisë, dhe konsiston në performanca poetike rreth vendit. Zakonisht, pas përfundimit të festivalit, organizohen lexime poetike në kryeqytet, Shkup.

  • Kurora e Artë e Poezisë, shpërblimi kryesor ndërkombëtar i dhënë një poeti botëror për arritjet jetësore në fushën e poezisë. Emri i fituesit zakonisht publikohet disa muaj paraprakisht.
  • Çmimi Vëllezërit Miladinov për librin më të mirë të publikuar në mes të dy festivaleve.
  • Urat e Strugës, për autorin më të mirë debutues.
  • Iselenička gramota, për poetët nga diaspora maqedonase.

Laureatët e Kurorës së Artë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbrëmjet Poetike të Strugës është një organizim i përfshirë edhe në botimin e librave.

Antologji poetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1971 Poezia bashkëkohore italiane
  • 1972 Poezia bashkëkohore sovjetike
  • 1972 Antologjia e poezisë rumune
  • 1973 Poezia bashkëkohore polake
  • 1974 Poezia bashkëkohore kiliane
  • 1976 Poezia finlandeze
  • 1977 Poezia bashkëkohore algjeriane
  • 1978 Poezia bashkëkohore palestineze
  • 1978 Poezia gjermane e shekullit të 20-të
  • 1979 Poezia bashkëkohore amerikane
  • 1980 Poezia e re hungareze
  • 1980 Poezia bashkëkohore indiane
  • 1981 Poezia bashkëkohore greke
  • 1982 Poezia austriake e shekullit të 20-të
  • 1983 Poezia bashkëkohore venezueliane
  • 1983 Poezia bashkëkohore e Çekosllovakisë
  • 1984 Poezia bashkëkohore egjiptiane
  • 1985 Poezia e re kineze
  • 1987 Poezia bashkëkohore australiane
  • 1988 Poezia bashkëkohore suedeze
  • 1989 Poezia bashkëkohore belge
  • 1990 Poezia bashkëkohore britanike
  • 1991 Poezia bashkëkohore zvicerane
  • 1992 Poezia bashkëkohore e Luksemburgut
  • 1993 Poezia bashkëkohore italiane
  • 1994 Poezia bashkëkohore gjermane
  • 1995 Poezia bashkëkohore daneze
  • 1996 Poezia bashkëkohore shqiptare
  • 1997 Poezia bashkëkohore koreane
  • 1998 Poezia spanjolle e shekullit të 20-të
  • 1999 Poezia bashkëkohore bullgare
  • 2000 Poezia bashkëkohore ruse
  • 2001 Poezia bashkëkohore portugeze
  • 2002 Poezia bashkëkohore tuniziane
  • 2003 Poezia bashkëkohore indiane në anglisht
  • 2004 Poezia bashkëkohore gjermane
  • 2005 Poezia bashkëkohore izraelite
  • 2006 Poezia bashkëkohore e Karaibeve
  • 2007 Poezia bashkëkohore turke
  • 2008 Poezia bashkëkohore ukrainase
  • 2009 Poezia bashkëkohore norvegjeze
  • 2010 Poezia bashkëkohore azerbajxhanase
  • 2011 Poezia nga shtetet sllave
  • 2012 Poezia bashkëkohore mongole
  • 2013 Poezia bashkëkohore sllovene
  1. Historia Arkivuar 15 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Struga Poetry Evenings, People's Republic of Macedonia.
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 1 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. "Ko Un is the winner of the „Golden Wreath" 2014". Struga Poetry Evenings. 21 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2014. Marrë më 21 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Chinese poet Bei Dao is the winner of the „Golden Wreath" 2015". Struga Poetry Evenings. 20 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 24 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]