Metin Izeti
Prof. Dr. Metin Izeti lindi në 1 shtator 1970, është teolog, filozof dhe mendimtar. Veçanërisht merret me filozofinë perreniale dhe tesavvufin/mistikën Islame. Pedagog në Universitetin Shtetrëror të Tetovës dhe në disa universitete në rajon. Themelues dhe udhëheqës shpirtëror i Fondacionit "Throni" në Tetovë.
Jeta dhe Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit universitet në Izmir me temë, “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09. 2007 titullin professor inordiner në Universitetin Internacional të Novi Pazarit.
Prof. Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ka ligjeruar edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka punuar si Drejtor i Qendrës Nacionale Konservatore në Republiken e Maqedonise. Ka qenë këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është pedagog i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve i lendeve të Filozoofise së Artit, Estetikes, Sociologjisë së Artit dhe kultures. Në dhjetor të vitit 2007 ka marrë titullin docent në lemitë e Filozofisë dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa në nëntor të vitit 2009 ka marrë titullin profesor inordinar në Universitetin e Novi Pazarit dhe në vitin 2011 titullin profesor ordinar i Filozofisë dhe Socilogjisë së Artit në Universitetin e Novi Pazarit. Në qershor të vitit 2013 ka marrë titullin profesor inordinar në lëmitë e Filozofisë dhe Sociologjisë së Artit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Prof. Dr. Izeti zotëron gjuhën shqipe, turqishte, maqedonishte, boshnjakishte (gjuhët sllave ballkanike), anglishte dhe arabishte.
Simpoziumet dhe Konferencat ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tryeza e rrumbullakët “Gjendja dhe perspektivat e sitemit arsimor fetar në suazat e Bashkësisë Fetare Islame”, Shkup (2004);
- Seminari “Dialogu Ndërfetar”, Shkup (2004);
- Simpoziumi ndërkombëtar “Kalendarët-Përcaktimi i riteve dhe festave fetare islame në trojet shqiptaro-ballkanike”, Strugë (2005);
- Simpoziumi ndërkombëtar shkencor “Bektashizmi dhe Alevizmi”, Isparta (2005), Turqi;
- Tryeza e rrumbullakët “Terminologjia islame në gjuhën shqipe” Prishtinë (2005), Kosovë;
- Simpoziumi ndërkombëtar, “Mevlana, Mevlevihanet dhe Mesnevija”, Manisa (2005), Turqi.;
- Simpoziumi ndërkombëtar, “ Dusunce ve Sanatta Mevlana”, Canakkale (2006), Turqi;
- Simpoziumi nderkombetar, “Mevlanada Kalbi ve Fikri Zikir”, Uluslararasi Mevlana Sempozyumu Istanbul, Stamboll( 2008);
- Simpoziumi nderkombetar, “Harabati Baba Tekkenin Estetik Unsurlari”, Elmalinin Canlari Irfan ve Sevgi Sempozyumu, Elmali-Antalya (2010);
- Konference nderkombetare per Muziken, Mistiken dhe Filozofine, “ Reflections of Sufi Values And Hermeneutics Of Perfect Man In Naim Frasheri’s Poetry”, Annaba-Algjeri (2010);
- Simpoziumi nderkombetar, “ Veprimtaria poetike dhe estetike e Mehmet Akif Ersoj Pejanit ne periudhen para luftes se pare boterore” Kairo-Egjipt (2010);
- Konference nderkombetare per Islamin ne Balkan, “Bektashinjte shqiptare&Paradigma historike dhe sfidat e Ardhmerise”, MANU-Shkup, (2011);
- Simpoziumi nderkombetar, “Mehmed Akif Ersoy ve balkan Dusuncesi”, Stamboll (2012);
- Simpoziumi nderkombetar Arti dhe Esnafet ne Periudhen Osmane, “ Sufizmi dhe shoqatat esnafore te shqiptaret ne periudhen osmane”, Sarajeve (2012);
- Simpoziumi nderkombetar Historia e rrymave mistike ne Ballkan, “ Vlerat estetike ne veprimtarine e tarikateve ne trojet shqiptare” , Tirane,(2012);
Punimet shkencore-profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Librat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Tarikati Bektashijan”, Tetovë 2001;[1]
- “Kllapia e Tesavvufit”, FSHI, Shkup 2004;[2]
- “Ballkanlarda Tasavvuf”, “Gelenek”, Stamboll – Turqi 2004.[3]
- “Ethet e Metafizikës”, Tetovë 2008.
- “Tekovite na Tesavufot”, Shkup 2008.[4]
- “Bisedë e Urtë me Mevlanën”, Tetove 2009.[5]
- “Qasje religjioze religjionit”, Shkup 2012.[6]
- “Në fillim ishte vetem dashuria...”, Shkup 2012.[7]
Artikujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Historia e Medhhebeve (Frakcioneve) Islame” (“Hëna e Re”, Shkup 1997);
- “Islam Iki Dunyada Mutlulugu Hedefleyen Bir Dindir”, (“Hilal”, Üsküp 1997);
- “Disa fjalë mbi Medhhebet”, (“Hëna e Re”, Shkup 1998);
- “O’nda Yok Olmak”, (“Hilal”, Üsküp 1998);
- “Pëllumbi i Përlotur”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “Metafizika e agjërimit të muajit të Ramazanit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “O Zot na udhëzo në rrugë të drejtë”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “Roli i edukatës shpirtërore në arritjen e arsimit cilësor”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “Fanatizmi brengë serioze e epokës moderne”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “Esenca e përleshjeve dhe idolizimi i interesit”, (“Vepra”, Shkup 2000);
- “Njeriu dhe Rruga e shekullit 21”, (“Ftesa”, Gostivar 2000);
- “Relacioni arsye-zemër në rrugën e lumturisë”, (“Vepra”, Shkup 2001);
- “Pasqyra simbol i përsosurisë njerëzore”, (“Vepra”, Shkup 2001);
- “Dy dokumente me rëndësi në lidhje me kalanë e Tetovës”, (“Fakti”, Shkup 2001);
- “Tarikati Bektashi dhe reflektimi i tij në viset tona”, (“Studime Orientale”, Prishtinë 2001);
- “Pasqyrimi i Vlerave Sufite Bektashiane në Poezinë e Naimit”, (Përmbledhje Punimesh i FSHI, Shkup 2002);
- “Përfaqësimi i vërtetë i fesë në shembullin e Pejgamberit a.s.”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
- “Rumeli Insaninda Peygamber Sevgisi”, (“Hilal”, Üsküp 2003);
- “Njohja e vetes”, (“Hëna e Re”, Shkup 2003);
- “Filozofija teleologjike e Mevlana Xhelaleddin Rumiut”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2003);
- “Телеолошката филозофија на Мевлана Џелаледдин Руми„ (“Филоcофија”, Скопје 2003);
- “Medreseja si paradigmë e studimeve teologjike”, (“Edukata Islame”, Prishtinë 2004);
- “Перенијалната Филозофија и традиционализмот во модерната ерa” (Филоcофија, Скопје 2004);
- “Parametrat fetarë në formimin dhe përjetimin e identitetit të vërtetë”, (“Lobi”, Shkup 2004).
- “Zivot I djelo Ebu Hamid el-gazalija”, (Islamska Misao, Novi Pazar, 2009)
- “ Njeriu ne perspektiven e metafizikes kuranore&Antroplogjia e pershpirtmerise islame” (Edukata Islame, Prishtine,2010)
- “Qasje religjioze religjionit” (Etika, Tirane 2010)
- “ Objava I Drustvene granice”, (Islamska Misao, Novi Pazar 2011)
- “ Pasqyra e ngjyrosur e hapesires Ezoterike”, (Katalog, tetove 2012)
- “Fuqia-pamundesia e arsyes- mesim mbi te pashmangshmen”, (Parathenie e vepres se Nexhat Ibrahimit, Shkup 2011)
Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- M.S. Ramadan el-Buti, “Femrës e cila beson në Allahun xh. sh.”, Tetovë 1992;
- Ebu’l Ala el-Mevdudi, “Të kuptuarit e drejtë të Kuranit”, Shkup 1993;
- Ali Sheriati, “Zero të panumërta para Njëshit”, Tetovë 1994;
- Ihsan Surejja Sirma, “Periudha e katër halifëve shembull i thirrjes Islame”, Tetovë 1999;
- Sadik Tekin, “ Muslimani i Palodhshëm”, Tetovë 1999;
- Farabi, “Kahëzim në rrugën e lumturisë”, Tetovë 1999;
- Ali Fuad Bashgil, “Kokë më kokë me të rrinjtë”, Shkup 2000;
- Selçuk Eraydin, “Tesavvufi dhe Tarikatet”, Tetovë 2001;
- H. Kamil Yilmaz, “Hyrje në Tesavvuf”, Tetovë 2002.
- Haxhi Veli Bektash, “ Makalat” , Tirane 2006.
- Mahmud Eroll Kilic, “ Sufiu dhe Poezia”, Shkup 2012.
- Sejjid Jahja Shirvani, `Shifaul Esrar, Sekretete e rruges se sufiut`, Shkup 2013.
- Hajati Ajdin, ` Metodat kuranore te bindjes psikologjike`, Shkup 2013.
Ueb faqet zyrtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Metin Izeti Ueb faqja zyrtare [1]
- Metin Izeti Facebook faqja zyrtare [2]
- Fondacioni Throni Ueb faqja zyrtare [3] Arkivuar 30 janar 2015 tek Wayback Machine
- Fondacioni Throni Facebook faqja zyrtare [4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Tarikati Bektashian". Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.
- ^ "Kllapia e Tesavvufit". Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.
- ^ "Ballkanlarda Tasavvuf" (në turqisht). Stamboll, Turqi: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2015. Marrë më 18 janar 2015.
- ^ "Tekovite na Tesavufot" (PDF) (në anglisht). cosbelgrade.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 18 janar 2015.
- ^ "Bisedë e Urtë me Mevlanën". Tetovë, Maqedoni: Skofia.org.[lidhje e vdekur]
- ^ "Qasje religjioze religjionit". Tetovë, Maqedoni: el-hikmeh.net.[lidhje e vdekur]
- ^ "Në fillim ishte vetem dashuria..." Tetovë, Maqedoni: Throni.org. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 18 janar 2015.