Jump to content

Feja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ndikimi fetarë)
Fetë në botë
Shenjat dalluese të disa prej feve më të mëdha botërore.

Feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore, pa pasur nevojë te vërtetohet logjikisht nëse këto të fundit ekzistojnë, dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror (metafizik) i ndarë, i koduar dhe i trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden pak a shumë të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore).

Përkufizime të tjera mbi fenë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkak, parim, ndihmë ose sistem besimesh të mbajtura me bindje ose ndjenjë të fortë, si dhe adhurimi i Perëndisë ose mbinatyrores.

Një besim i fuqishëm në një fuqi ose disa fuqi te mbinatyrshme që mbikëqyrin fatin njerëzor; institucion i të shprehurit të besimit në një fuqi hyjnore.

Besimi dhe nderimi në fuqira ose një fuqi te mbinatyrshme të menduar si krijues dhe mbarvajtës i gjithësisë.Një sistem vetjak instituticionalizuar në një besim dhe adhurim të tillë. Jeta ose kushtëzimi i një personi në një urdhër fetar. Një terezi besimesh, vlerash, dhe praktikash të bazuara në mësimet e një udhëheqësi shpirtëror.

Marrëdhënie e qenieve njerëzore me një Perëndi ose perenditë ose me gjithçka që ata e mendojnë të shenjtë ose, në disa raste, thjesht të mbinatyrshme. Rreth 35% e popullsisë në botë janë të krishter e cila eshte feja me e perhapur ne bote

Feja është nje sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi q ushtrohet nga nje grup dhe qe u jep anetareve nje synim perkushtimi; nje norme e sjelljes nga e cila individet mund te gjykojne pasojat vetjake dhe shoqerore te veprimeve te tyre; dhe nje model drejtues me te cilin individet mund te lidhen me grupin e tyre dhe gjithesine e tyre.

Nje shkak, parim, ose veprimtari e ndjekur me zell ose perkushtim te ndergjegjshem.

Fillimet e besimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ashtu si bashkësitë njerëzore, edhe besimet, përmes një evoluimi prej mijëra vitesh, kanë kaluar në shkallë të ndryshme zhvillimi e ndryshimesh, si edhe religjionet e popujve të lashtë, politeistë. Mendimi mbizotërues i dijetarëve mitologë është se religjioni i mirëfilltë për herë të parë shfaqet në jetën e shoqërisë në të njëjtën kohë me lindjen e përfytyrimeve animiste. Animizmi është dukuria e shpirtit të padukshëm, të ndarë nga trupi, tërësisht të veçuar nga të perceptuarit e masës lëndore. Teorinë e animizmit si fillesë e shfaqjes së religjionit të vërtetë e ka përpunuar për herë të parë dhe në rrugë shkencore etnologu i shquar anglez E.Teilor (1832-1917). Të tjerë e kanë mbështetur dhe e kanë çuar më tej këtë interpretim, me anë të burimeve faktike të reja e të një analize më gjithëpërfshirëse. Gjithnjë është fjala për besimin e lashtë politeist e mbijetesat e tij të ardhura deri në kohën tonë. Sipas tyre, foshnjëha e njerëzimit, ashtu siç ndodh edhe tek fëmijët e vegjël, nuk arrinte në përgjithësime animiste religjioze në arsyetimin e saj, gjë që do të ndodhë më vonë, në shkallë më të larta të zhvillimit shoqëror.

Mendohet, sipas studiuesve të mirënjohur etnologë, se idetë religjioze dëshmohen sadopak te homosapiens, por nuk dëshmohen thuajse aspak tek homohabilis dhe as tek homoerektus, pra aty-aty, rreth 300.000 vjet më parë. Me dëshmi më të shumta, të studiuara më thellë e më gjerë nga antropologët, për areale të caktuara të bashkësive njerëzore, ato na bëhen më të qarta vetëm këtu e 50.000 vjet e këtej.

Edhe para shfaqjes së ideve fetare të njëmendta ka ekzistuar një farë kulti për të panjohurën: në lidhje me objekte, gjallesa a dukuri natyrore; ky kult kishte si shkak frikën, habinë e admirimin në drejtim të së panjohurës në natyrë e në jetën e njerëzve. Kësaj kohe i përkasin forcat e pakuptueshme e idetë magjike në përgjithësi; e po kështu fetishizmi, si cilësi të mbinatyrshme të objekteve të botës reale. Në rrënjë të tyre më të lashta, edhe totemizmi e disa përfytyrime magjike për të vdekurit shpjegohen si të natyrës magjike parafetare. Janë përfytyrime të mjegulluara të foshnjërisë së njerëzimit. Me zhvillimin e mëvonshëm të shoqërisë njerëzore, këto forca të lashta magjike marrin veti animistike e bëhen pjesë përbërëse e religjioneve të ndryshme, të lashta politeiste.

Xh. G. Frejzer thekson së magjia ishte një formë e bindjes parafetare, me veti të mbinatyrshme e të pakuptueshme të sendeve e dukurive të natyrës e të gjallesave. Edhe totemizmi ishte, sipas tij, një formë e përfytyrimeve dhe e veprimeve magjike më të lashta. Më vonë të gjitha këto forma, në shumë raste, animizohen dhe bëhen shoqëruese të religjioneve të vjetra politeiste dhe të mbijetojave të tyre deri në kohë të vona, fillimi i shek.XX. Mbrojtës e zhvillues të këtyre teorive janë dijetarë të shumtë.

I pari që e ka trajtuar magjinë teorikisht e në mënyrë të gjithanshme si dukuri me rrënjë parareligjioze është I. H. King. Të tjerë, si Xh. Lubbock, K. Beth, T Otto, G. VVerbernin, E. Durkheim, M. Mos, A. H. Krappe, E. De Martino, R. Pettazzoni, duke lënë pa përmendur edhe shumë të tjerë, e kanë shqyrtuar këtë dukuri në këndvështrime të ndryshme, duke e parë atë gjithnjë me rrënjë parafetare, por që ndërkohë është edhe shoqëruese, edhe e integruar në besimet e ndryshme politeiste e më tej.Ka disa dijetarë, etnologë të shquar si: W. Shmidt (1868-1954), E. A. Vestermarch (1861 -1939) dhe pasues të tyre, që duke u mbështetur tërthorazi në teoritë teologjike të krishtera, theksojnë se religjioni, madje vetë monoteizmi është aq i vjetër sa edhe shoqëria njerëzore.

Sipas tyre, në fillim, kanë ekzistuar si bazë e shoqërisë besimi monoteist, sistemi patriarkor si organizim social e familja, e cila është më e hershme dhe paraprirëse në krahasim me fisin primitiv. Mohohet universaliteti i disa institucioneve shoqërore në shoqëritë parake, siç është totemizmi, ekzogamia, e drejta e amësisë etj. Ato japin shpjegime arsyetuese mbi shfaqjen e këtyre dukurive të sipërpërmendura, në rrethana shoqërore të caktuara.

Shmidt, duke iu kundërvënë me forcë determinizmit evolucionist, formuloi parimet e veçanta të metodës së kërkimeve në etnologji, natyrisht e inkuadruar në shkollën kulturore - historike gjermane. Ai e quajti këtë "Shkolla kulturore-historike" në kuptimin e mendimit se në studimin e shoqërisë njerëzore nuk mund të përdoren metoda të evolucionit natyror, por metoda historike, që lidhen me parime morale, që përputhen me fakte e të dhëna të kulturës njerëzore në shkallë të ndryshme të zhvillimit të saj. Ky studiues e ndan kulturën e bashkësive njerëzore parake në tre shkallë zhvillimi të ndryshme, sipas komplekseve kulturore gjeografike dhe të burimeve të jetesës:

  • kultura parësore, pra me veçanësi tepër të lashta: disa tipe të bashkësive njerëzore si: popullsi mbledhëse e ushqimitthjeshtë nga natyra, gjahtari e peshkim;
  • kultura dytësore, një shkallë më e zhvilluar se e para, e vlerësuar si tip i veçantë jetese, si kompleks kulturor;
  • kulturatretësore, tipe kulturore mft të zhvilluara se e dyta, po krejt të veçanta. Në tërë këto tipe kulturore të fiseve primitive, qoftë dhe në ato lashtësi më arkaike siç janë Pigmejt në Afrikë, krahas besimeve në magji e që kanë një religjion politeist mjaft arkaik, kanë në besimet e tyre idenë e zotit më të lartë, i vetmi krijues e drejtues i botës dhe i njerëzve. Këtë teori të monoteizmit, si më parësor, të lindur bashkë me njeriun, i cili ka një Krijues të Lartë, e mbështet në të dhëna misionarësh eksplorues. Shmidt, teorinë e tij të paramonoteizmit e ka shqyrtuar në veprën e tij 12 vëllimëshe "Origjina e idesë për Zotin" (1926-1955), shoqëruar me shumë të dhëna të eksplorimeve të kryera në bashkësitë e njerëzve primitivë në anë të ndryshme të botës, me referenca burimesh të shumta e të shumëanshme. Edhe vetë Shmidt ka kryer eksplorime në bashkësi të ndryshme të njerëzve parakë.

Studiues të ndryshëm të historisë së religjionit e ndërkohë dhe eksploratorë të mirënjohur në bashkësitë parake, e kanë hedhë poshtë katërcipërisht praninë e monoteizmit në fiset e egra; këtë "monoteizëm" e kanë quajtur të mbështetur në fakte të dhunuara, të keqinterpretuara. Etnologë të mirënjohur në botë si F. Grebner, P. Erenrah etj. theksojnë se për monoteizëm, për një Zot të Vetëm Suprem Krijues, në bashkësitë primitive as që duhet bërë fjalë; në to vërehen vetëm besime politeiste që nuk kanë lidhje aspak me ide të perëndisë supreme si i vetmi krijues. Studiuesi më klasik i historisë së religjionit, R. Pettazzoni, e ka quajtur teorinë e pranisë së monoteizmit në fiset e egra, "një mit shkencor i shekullitXX".

Gjashtë fazat e zhvillimit të besimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dijetari anglez J. Lebok (Lubbock) (1834-1913) i ka ndarë në 6 faza periudhat e zhvillimit të njerëzimit në përkatësi me idetë fetare.

  • Në fazën e parë, më të lashtën, kanë sunduar ide ku mungon besimi, ateizmi, pra mungesë e plotë e ideve fetare. Kjo nuk ka të bëjë aspak me ateizmin e sotëm, që në të vërtetë është kundërteizëm.
  • Së dyti, fetishizmi;
  • së treti, adhurimi i natyrës (kafshëve, bimëve, gurëve);
  • së katërti, shamanizmi;
  • së pesti: antropomorfizmi (hyjnitë të paraqitura në pamje njerëzore)
  • dhe së fundi: besimi në një perëndi të vetme e të gjithëfuqishme, pra monoteizmi

Feja ne trevat shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor Feja ne trevat shqiptare

Feja te shqiptarët është e përhapur që nga kohrat e moçme. Që nga fillimi kur në trojet e Ballkanit feja katolike e zëvendsoi besimin e mëparshëm e deri në kohrat e sotme ku në këto territore ka disa drejtime të feve të ndryshme (shiko listen). Mbas kohës së Rilindjes me të cilën mori hovin edhe më shumë ndjenja kombëtare e cila në kohën e Enver Hoxhes u përforcua edhe në kurriz të fesë, duke e shpallur RPSH si shtet ateist, roli i saj në jetën e përditshme ka rënë në shkallë të ulët (me përjashtim të një numri të vogël familjesh besimtare). Në fillim të këtij shekulli në trevat veriore shqiptare dallohet një lëvizje e dendur misionarësh nga besime të ndryshme. Se sa është efekti i tyre do të tregojë koha. Deri në fund të viteve 1990, kanë qenë të njohura këto fe dhe drejtime me rite të ndryshme.

Në disa shtete feja apo Shërbyesit fetarë janë të liruar nga detyrimi për të dëshmuar në procedura para autoriteteve publike dhe gjykatave në lidhje me çfarëdo fakti ose rrethanash që ata kanë mësuar gjatë kryerjes së këshillimit të tyre fetarë.[1]

Tek shtetet e themeluara nga kombi shqiptarë çështja e shtetit dhe e fesë janë të ndara tradicionalsht. Kjo mbase vije që nga Rilindja kombëtare. Që në atë kohë, anëtarët e Rilindjes kishin parftyrime të qarta sa i përket kësaj çështje dhe kjo duket se edhe ishte e bazuar në natyrën e popullit. Kështu njëri nga përfaqësuesit e Rilindjes thotë se Ti quash shqiptarët myslimanët dhe katolikët, që nuk i përkasin kishës greke dhe të pretendosh se ortodoksët e të njëjtit vend janë helenë, vetëm sepse ushtrojnë doktrinat e kishës ortodokse, do të thotë sipas pikëpamjes sonë, ta ngresh besimin fetar në parim kombsie dhe ta marrësh dogmën për racë, ritin për atdhe, gjë që është e papranuehme.[2]

Fjala monoteizëm rrjedh nga fjala greke mono = një dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin: Besimi në një Perëndi të vetëm si krijuesi dhe sunduesi i botës, dhe i universit.

Fjala politeizëm rrjedh nga fjalët greke polis dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin e adhurimit të shumë zotave me atribute të ndryshme.

Në kohët e lashta adhurimi politeist ishte i zhvilluar dhe i larmishëm. Shihet kjo në fenë babilonase, egjiptiane, greke, romake etj. Çdo fenomeni natyror i cili ishte jashtë forcave njerëzore dhe në dëshire për kontrollin e këtij fenomeni i bashkangjitej një "kryetar", i cili dhe ishte zoti i kësaj. Ky adhurohej veçanërisht dhe kishte kultin, rregullat, zakonet dhe faltoren përkatëse. Kështu ishte zoti i pllenimit, seksit, erës, detit, tokës, i botës së përtejme, i fëmijëve, i qiellit etj.

Politeizmi u sulmua dhe u dënua nga 10 urdhërimet që Moisiu i dha popullit të Izraelit ndërsa po udhëtonin nëpër shkretëtirë nga Egjipti për në vendin e premtuar dhe ishte i pari nga këto urdhërime i pasuar dhe përforcuar nga i dyti:

  1. Mos kij Perëndi tjetër përpara meje
  2. Mos bëj skulptura ose piktura edhe t’i lutesh dhe t’i adhurosh në vend të Perëndisë.

Lista e feve kryesore boterore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Ne rend alfabetik)

Statistika të numrit të besimtarëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga 6,677,563,921 njerëz sa vlerësohen se jetojnë në Tokë (korrik 2008), ata ndahen në këto besime fetare :

  • 33,32 % të krishterë
  • 21,01 % Myslymanë
  • 13,26 % Hindu
  • 5,84 % Budistë
  • 0,35 % Sikë
  • 0,23 % Çifutë
  • 0,12 % Bahai
  • 11,78 % besime të tjera
  • 11,77 % jo fetarë
  • 2,32 % ateistë

Fe te tjera, te shperndara para se gjithash ne Azi dhe ne Evrope jane:

Fete me te medhaja te se kaluares dhe tashme te zhdukura ishin:

Historia e vërtetë e masonëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tërhequr më 27 prill 2014

TIRANE-Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës kishin qenë anëtarë. Ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta. Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”. Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jo-masonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole malonike. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte. 

Që në kohën e Revolucionit masonët ishin bërë celebruesit gjysmë-zyrtarë të kulturës amerikane civile. Me veshjen e tyre specifike të përbërë nga përparëset masonët origjinalë në fakt ishin gurë-masonët. Ato e kishin zakon që të hidhnin në mënyrë rutinë gurth e themelit në ndërtesat qeveritare dhe kishat, si dhe merrnin pjesë në parada dhe ceremoni të tjera publike. 

Kur Lafayette tashmë i plakur bëri turneun e tij në SHBA në vitet 1824025 anëtarët e “zanatit” (siç quhet masoneria) e pritën në mënyrë të spikatur masonin duke e ftuar të qëndronte në lozhën lokale. Ai udhëtim shërbeu për të rritur anëtarësimin në masoneri, i cili ishte rritur nga 16 mijë anëtarë në vitin 1800 në 80 mijë anëtarë në vitin 1822. 

Si ndodhi atëherë që ajo çfarë dukej si epoka më e mbarë e masonerisë u kthye në tmerr? Përgjigja mund të gjendet pjesërisht në reagimin publik të ndarë në dysh ndaj turneut të Lafayette. Për shumë qytetarë shfaqja e hapur e afeksionit vëllazaror ndaj një fisniku të huaj mbante erë elitiste dhe konspiracionale. Thënë troç, kjo “ngjalli dyshimet e një zanati si një urdhër ndërkombëtare me sekrete dhe të një të shkuare radikale revolucionare”. 

Ishte hera e parë që masoneria përballje me një reagim të tillë. QË nga lindja e lëvizjes vëllazërore të organizuar në fillim të shekullit të 18-të në Londër deri në këtë ditë masoneria ka qenë objekt kurioziteti të madh dhe dyshimesh të herëpashershme. Me ritualet sekrete dhe përfshirjen e mençurisë së lashtë e shkencës dhe arsyes së Rilindjes moderne, si dhe anëtarësimin ekskluziv vëllazëria masonike ka shërbyer si ushqim për teoritë konspirative dhe shkrimtarët oportunistë, të etur për të fituar duke “ekspozuar” në mënyrë imagjinare mënyrat sekrete dhe ambiciet sekrete të vëllazërisë. Nëse “sekreti i madh” i masonëve, siç thoshte Benjamin Franklin “është se ato nuk kanë asnjë sekret” ato që sugjerojnë se është ndryshe, duke përfshirë këtu edhe romancierin, Dan Brown thjesht kërkojnë të krijojnë audiencë. 

Historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj. Është e vërtetë që arritjet thelbësore të masonëve në formimin e qytetarëve solidë, krijimin e rrjeteve sociale dhe mbështetjen e kauzave filantropike janë më të shquarat përballë përpjekjeve për të dëmtuar organizatën. Se si masoneria u ngjit në një pozicion aq të lartë në jetën publike amerikane për të humbur shumë shpejt mantelit e respektit është një histori që ka filluar në Skoci dhe Angli. Masonët që e kanë zanafillën në lozhat e shekullit të 17-të në Britani, kur pranoheshin zotërinj të përzgjedhur të cilët zotoheshin për besnikëri ndaj kurorës dhe ndaj zotit. Këto anëtarë të “pranuar” tërhiqeshin nga karakteri social i vëllazërive, si dhe nga ritualet private të ceremonive që dikur i ndihmonin artizanët të ruanin sekretet e zanatit. Lidhjet e masonerisë me arkitekturën e lashtë, gjeometrinë dhe arte të tjera racionale, si dhe shkencën ia rrisnin akoma më shumë joshjen që transmetonte. Teksa anëtarët e pranuar, të cilët ishin më së shumti anëtarë të Shoqërisë Mbretërore shkencore të Britanisë filluan të dominonin lozhat, fokusi i jetës vëllazërore u zhvendos tek konsiderata filozofike dhe eksplorimi i lidhjeve ndërmjet ligjeve të zbuluara të natyrës dhe mençurisë së qytetërimeve të lashta. “Ato studionin arkitekturën greke dhe romake për të gjetur çelësin e të vërtetave të humbura të qytetërimeve të lashta”. Në Amerikë, masoneria u përqafuar dhe nga institucioni aristokrat, si dhe nga anëtarët e klasës komerciale që aspironin shtresën aristokrate. Masoneria inkurajoi një lëvizje sociale dhe një elitë më përfshirëse nëpërmjet arsimimit, kultivimit të sjelljes dhe nderit, si dhe tolerancës për diferencën në çështjet delikate të fesë. Në kohën e Revolucionit, burrat me karakter, talent dhe ambicie përdorën masonerinë për të ngjitur shkallët sociale. Por, pavarësisht punëve të mira të vëllazërisë, mitet e veprave të errëta vazhdonin ta përndiqnin masonerinë. Por, sfida më e madhe e masonerisë nuk ishte përdorimi në fantazitë konspirative, por dobësimi i pozitës së saj në Amerikë, duke humbur forcën dhe adhurimin e vërtetë të anëtarëve. 

Origjina legjendare  Edhe pse të ashtuquajturat “llozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi. Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin. 

Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti  Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqërive sekrete”. Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonerisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët. 

Masonët e famshëm  Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette. Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhën e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë. Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik. Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. “Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas ‘Grand Orient”. 

(d.b/Shqipemedia/BalkanWeb)aja

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJIN LIRINË FETARE NË KOSOVË Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ Të nxierrura nga: Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.