Jump to content

Antoni i Padovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ndou i Padovës)
Shën Antoni i Padovës
Francisco de Zurbar " Shën Antoni i Padovës " rreth 1640
Francisco de Zurbar " Shën Antoni i Padovës " rreth 1640

" Shën Antoni i Padovës "
Francisco de Zurbar, rreth 1640
Doktor ungjillor
Lindi 1195, Lisbone, Portugali
Vdiq 13 qershor 1231Arqela, Padova
Adhurohet nga Kisha katolike romake
Shpallur i Lumë
Kanonizuar 30 maj 1232,
nga papa Gregori IX, Spoleto, Itali
Faltore në Shqipëri Kisha e Laçit
Kisha e Rubikut
Festa 13 qershor
Shenjat e tija libri; buka; Jezusi femije; zambaku
Indianëve te Amerikes; njerzve te gjymtuar; kafshëve; grave shterpë; Brazilit; BeaumontTeksasit; pleqve; besimit në Sakramendin e Shenjtë; Ferraxanos, së Italisë; sendeve të humbura; peshkatarëve; të korrave; kuajve; Lisbones, të Portugalisë; postës; Masbates, së Filipineve; njerzve të shtypur; Padoves, së Italise; të varfërve; Portugalisë; grave shtatzëna; lundërtarëve; kërkuesve të sendeve të humbura; anijethyerve; të uriturve; shterpësisë; kopeve të derrave; Indianëve të Tiguas; bujtësve; udhëtarëve; detarëve

Antoni i Padovës para thirrjes quhej Fernando Bulhão. Njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si: Shna Ndou tek të krishterët Katolikë, dhe "Shën Andoni" ndër të krishterët ortodoksë. U lind me 15 gusht 1195Lisbonë, prandaj quhet edhe Antoni i Lisbonës në disa vende, dhe vdiq me 13 qershor 1231ArqelaPadovës dhe njihet më shumë si Shën Antoni i Padovës. Ka qenë një frat (vëlla) françeskan, dhe është shenjt i kishës katolike, i cili njihet për një përkushtim shumë të fortë. Në Shqipëri është një nga shenjtët më të dashur e më të njohur nga të krishterët.

Në fillim i përkiste urdhërit agostinian ne Koimbra (1210), e më pas franceskan në vitin 1220. Ai udhetoi shume duke jetuar me pare ne Portugali dhe pastaj ne Itali. Ne vitin 1221 ndeshi Shen Franceskun e Asizit, ne Porciunkola qe e ftoi ne manastirin e Montepaolos, prane Forlit, ku filloi veprimtarine e tij si predikues. Njekohesisht profesor teologjie dhe predikues luftoi herezine katare, veçanerisht ne France, me fuqi te madhe e te suksesshme. U shperngul pastaj ne Bolonja e me pas ne Padova dhe është shenjti mbrojtës i ketij qyteti.

Shen Antoni vdiq ne moshen 36 vjecare pas nje jete shenjtore. Për numrin e shumte te mrekullive qe i njihen atij u kanonizua nje vit pas vdekjes, nga papa Gregori IX. Ne vitin 1946, papa Piu XII e ka renditur Sh.Antonin mes doktoreve te kishes katolike, dhe i ka dhene titullin doktor evangjelik, ne lidhje me shkrimet e tija dhe ne predikimet qe bazohen ne citimet e Ungjillit.

Bazilika e madhe e Padoves i është perkushtuar Shen Antonit. Datelindja e tij është sjelle nga tradita. Festa e tij është me 13 qershor dhe ne Padova festohet me kremtimin e nje procesioni.

Përmbajtja historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet ne te cilat jetoi Shen Antoni lidhen me qendren e Mesjetes. E gjithe Evropa ishte shkundur nga ndryshime te thella si; lindja e shoqerise qytetare te Bashkive e te borgjezise, shtimi i prodhimit bujqesor dhe levizshmeria me e madhe pasuese e njerzve dhe rimarrja e tegtarise mes fshatit dhe qytetit. Zejtare dhe tregetare, notere, mjeke dhe bankiere shpejtonin te krijonin nje klase te re shoqerore: borgjezine, qe do t´i shtohej kaloresve, klerit dhe fisnikeve.

Ne kete tablo ndryshimesh te medha, Kisha perjetoi ndryshime te rendesishme:

  • lulezimi i Katedraleve, permendoreve tipike, e qytetit qe po rilindej: pas shek. XI, Katedralja u be (ashtu sic kishin qene manastiret shekuj me pare) kryeqendra e jetes fetare.
  • koha e Kryqezatave, e para ne vitin 1096 dhe e fundit ne vitin 1270;
  • koha e papeve Inoçenti III dhe nipit te tij Gregori IX. Mbeshtetes te bindur te pushtetit papnor e riformues ne fushen shpirterore, paralajmeruan te dy nevojen e rinimit te institucioneve kishtare, te shtyre edhe nga nje levizje nxitese popullore qe qortonte vemendjen e tepert te Kishes për gjerat tokesore. Nen keta dy pape u linden Urdheri lypesor, Urdheri franceskan dhe Urdheri domenikan.

Prejardhja e Shenjtit: nga Fernando ne Antonio

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga femijeria e Sh.Antonit dihen pak gjera me siguri: emri i pagezimit, Fernando (qe dmth "zelltar i paqes"), dhe qyteti i lindjes, Lisbona. Historianet nuk pajtohen me datelindjen e tij, edhe pse te shumtet anojne për 15 gushtin e 1195, njehsuar duke zbritur nga data e vdekjes, 13 qershor 1231 , vite marre nga Liber miraculorum, shkruar rreth gjysmes se qindvjeçarit te 14.

Jeteshkrimi me i vjeter u perpilua nga nje frat (murg) i paemert ne vitin 1232 mbi bazen e njoftimeve te marra nga Peshkopi Soerio Viegas II, peshkpo i Lisbones nga viti 1210 deri 1232. Kjo vepër e njohur si Vita prima o Assidua na risjell shenimet e pakta qe kemi mbi vitet e para te shenjtit te ardhshem.

Antoni lindi ne nje familje te fuqishme portugeze. E ëma quhej Marie, dhe i ati Martin Afonso, kalores i mbretit dhe sipas disave, pasardhes i Gofredi i Buliones. Mendohet , por është e paqarte , qe i ati t´a kete drejtuar kah profesioni ushtarak. Ne vitin 1210 ne moshen 15 vjecare, vendos te hyje dhe te behet pjese e Urdherit Agostinian te Abacise se Shen Vincensit duke braktisur te mirat dhe pushtetin e shtepise atërore.

Jetoi ne Kuvendin e Lisbones rreth 2 vjet. Pastaj, duke dashur nje arritje me te madhe sesa vizitat e vazhdueshme te shokeve dhe prinderve, ai kerkoi te shperngulet ne Koimbra , ne manastirin e Kryqit te Shenjte, gje qe edhe i´u miratua. Ketu ai iu perkushtua sic deshironte, studimeve dhe jetes askete. U be prift dhe duke qene i njohes shume i mire i Shkrimeve te Shenjta dhe predikues i zoti, ate e priste nje karriere e shkelqyer ne brendesine e Urdherit.

Fillimet e veshtira

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbreti Alfonsi I i Portugalise njihej si nje mbret i perkushtuar, qe interesohej për çështjet e fese. Edhe pasardhesit e tij merreshin me vendime kishtare te niveleve te ndryshme. Alfonsi II (nipi i Alfonsit I qe hipi ne fron pas vdekjes se Alfonsit I dhe djalit te tij Sancio), emeroi si paranik (kryetar) te Kryqit te Shenjte nje njeri qe mund te mbeshteste vijen e re politike e qe shfaqte interesa te pakta për jeten asketike e nje aftesi ende me te vogel ne mbaredrejtimin e manastireve: prishi ne nje kohe te shkurter pasurite e manastirit te kamur me nje stil jete shperberese. Veprimet e tij tronditen bashkesine dhe shkoi gjer ne çkomunikim nga papa Honori III. Mundi, megjithkete te harrohej fale largesise nga Roma dhe mbeshtetjes se mbretit. Pak nga pak bashkesia manastirore e Koimbras mberriti ne ndarjen e dy rrymave: nga njera ane perkrahesit e paranikut te pare dhe stilit te tij, nga ana tjeter ata qe deshironin ende te çonin nje jete te matur, te thjeshte dhe te perkushtueshme ne adhurimin (soditjen) e Perendise. Mes ketyre edhe Fernando,qe kishte kerkuar te shperngulej pikerisht për kete arsye.

Takimi i pare me franceskanizmin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne vitin 1219 Francesku i Asizit pergatiti nje dergate misionare për ne Marok, me qellim për te kthyer muslimanet e Afrikes. Dergata e perbere nga tre prifter (Bernardo, Pietro e Ottone), dhe dy vellezer laike (Adiuto dhe Akursio), kaloi edhe nepër Koimbra. Thjeshtesia, varferia dhe perkushtimi ndaj Perendise te ketyre njerzve lane pershtypje te thella tek Fernando. Pasi arriten ne Afrike te peste u vrane gati menjehere dhe kufomat e tyre u sollen ne Koimbra pak muaj me vone. Antoni pohoi se deshmorimi i te pesteve themeloi për te shtyrjen vendimtare ne hyrjen e urdherit franceskan. Duke dashur te shfaqte haptazi ndryshimin rrënjësore te jetes se tij, Fernando vendosi te nderroje emrin e pagezimit: nga Fernando ne Anton, për nder te murgut te Shenjte te lindjes (oriental) te cilit i ishte përkushtuar manastiri françeskan i Olivares.

Pasi la prapa kundershtimet e vellezerve Agostiniane, Antoni u bashkua me Françeskanet. Ketu me vone, i kerkoi leje eprorit te tij Fra Gjovani Parentit, te nisej si misionar. Ne vjeshten e 1220-s lundroi me "vëllain" e tij Filipino di Kastilja për ne Marok. Ne Afrike, u semur nga malaria dhe pas disa muajsh u bind nga Filipino te kthehej ne Koimbra. Për Antonin ishte nje dhimbje e madhe te hiqte dore nga projekti misionar, dhe u torturua për nje kohe te gjate nga mendimi qe, mos suksesi te kishte qene shenje hyjnore qe deshira për t´u nisur ne mision te kishte qene shtyre nga nje deshire e tij për lavdi vetjake. Me kalimin e kohes ai e mori veten, dhe pjeku bindjen qe braktisja për hir te Perendise te ishte rruga kryesore për Shenjterim, nje mendim qe do te tejduket nga e gjithe vepra e tij. Te dy freterit moren anijen kete here për ne Spanje, por udhetimi perfundoi me nje anijethyerje nga nje shterngate ne Sicili, afer Mesines. Pasi u shpetuan nga peshkataret, ata u çuan ne nje kuvend te afert franceskan. Ketu Antoni mesoi se ne muajin maj, me rastin e Pashkeve, Françesku do te mblidhte te gjithe vëllezrit për Kreun e Përgjithshem (Capitolo Generale). Ftesa për te marre pjese i´u drejtua te gjithve, e ne pranveren e vitit 1221 Antoni dhe vëllezrit e Mesinës filluan te ringrinin ne kembe Italine.

Kisha katolike e Shna Ndout, Prishtinë

Kisha e Shna Ndout në Laç

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kisha dhe shtatorja me lutjen e Shna Ndout në Laç

kishën e Shna Ndout në Laç që një natë para mblidhen afro 1 milionë besimtarë pelegrinë duke besuar dhe shpresuar në shërimin e sëmundjeve, zgjidhjes së problemeve e daljes nga vështirësitë e jetës kur i ndjeshëm ishte dhe kthimi i shikimit për një pelegrin nga Vlora sipas fretërve të Kishës. Objektivi mbetet Shenjtëria e Shna Ndout dhe është një shpellë diku, një shkrep i madh para dhe një kryq gjigand, në bazën poshtme të të cilit janë ndezur pafund qirinj. Ndërsa sipas kujtimeve të At Zef Pllumit: "Prej disa shekujsh, kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. Ky vend thirret “Shejt” sepse Zoti u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout.

Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: “Aty asht edhe shpella e Shën Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës”.

Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore.

Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretënve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë ”

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]