Jump to content

Parku Kombëtar i Butrintit

Coordinates: 39°44′44″N 20°01′13″E / 39.745635°N 20.020287°E / 39.745635; 20.020287
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Parku kombëtar i Butrintit)

39°44′44″N 20°01′13″E / 39.745635°N 20.020287°E / 39.745635; 20.020287

Skeda:Parku kombetar i butrintit.jpg
Parku kombëtar i Butrintit

Butrinti,[1] ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, e cila luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut, politikat që aplikohen dhe kontrollohen nga Ministria e Kulturës, si dhe për parandalimin e të gjitha dëmtimeve dhe zhvillimet e pakontrolluara në këtë zonë. Brenda Parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj. Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se "Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë" dhe se "çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm".

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "VENDIM Nr.693, Datë 10.11.2005 PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT "PARK KOMBËTAR"". Albanian Ministry of Environment, Forests and Water Administration. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 2011-04-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)