Jump to content

Patishka Reka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patishka Rekë
Патишка Река
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej579

Patishka Rekë, (maqedonisht: Патишка Река/Patiška Reka) ёshtё fshat nё komunën e Sopishtit, Maqedoni.

Patishka Reka është fshat malor dhe i pastër i banuar me shqiptarë. Fshatarët i ruajnë zakonet dhe doket e tyre, d.m.th zakonet e vjetra të popullit shqiptar. Kryesisht gjendet nën majën e lartë malore Karaxhica, dhe gjindet në një lartësi mbidetare 1920 m.

Fshati nuk është fshat i dendur. Fshati ka 97 shtëpi dhe 579 banorë, sipas numërimit të fundit të popullsisë në vitin 2002. Të gjithë banorët janë shqiptarë.


Në fshat ekziston vetëm shkolla fillore, kurse pas kësaj nxënësit shkollimin e ndjekin në Shkup.

Ky fshat daton prej para 600 vjetësh. Të parët e këtij fshati kanë ardhur nga Reka e Madhe e cila gjendet në mes Dibrës edhe Mavrovës, ndërsa ato preardhjen e kanë nga Kukësi i Shqipërisë.

Edhe sot e kësaj dite në këtë fshat lagjet i mbajnë emrat e disa fshatrave të Rekës së madhe, që don të thotë se nga secili fshat kanë ardhur.

Të parët i përkisnin dy religjioneve të ndryshme, myslimanë edhe ortodoksë, por me kalimin e kohës ato ortodoks disa prej tyre kanë pranuar fenë islame disa janë asimiluar në maqedonë dhe dhe janë shpërngulur në Shkup. Mirëpo një të mirë e kanë se e pranojnë se janë shqiptarë te asimiluar, kështu sot të gjithë banorët janë myslimanë.

Është me rëndësi të ceket se fshati më parë është themeluar në një vend tjetër, më lartë se ku gjiedet sot fshati, por në kohën e Perandorisë Osmane është djegur i tëri dhe janë vrarë shumica e fshatarëve.

Fshati ka dy vende varrezash, ato të myslimanëve edhe ato të ortodoksëve.