Smallville
Smallville | |
---|---|
Smallville | |
Kategoria | Aksion, Superhero, Dramë |
Krijuar nga | Alfred Gough Miles Millar Joe Shuster Jerry Siegel |
Marrin pjesë |
|
Theme music composer | Remy Zero – Save Me |
Shteti i origjinës | ShBA |
Gjuha origjinale | Anglisht |
No. of episodes | 110+ |
Production | |
Kohëzgjatja | 42 |
Production company | The WB (Warner Bros.) |
Original release | |
Release | 16 tetor 2001-2011 në WB 2004 në Top Channel |
Smallville është një serial amerikan, i trasmetuar prej vjeshtës së vitit 2001 deri në pranverën e vitit 2006 për The WB dhe prej vjeshtës së vitit 2006 për The CW.
Në këtë serial flitet mbi rininë e personazhit fiktiv Clark Kent, para transformimit të tij në Superman, mbi shokët dhe antagonistët e tij në qytetin fiktiv të Smallville. ë katër sezonet e para temat përqendrohen mbi jetën shkollore te Clark. Dukë filluar me sezonin e pestë, eksplorohen tema më te rritura, lidhur dhe me faktin që shume personazhe fillojnë universitetin dhe disa prej tyre lëvizin prej Smallville. Sezoni i parë debutoi në The WB, ne 16 tetor 2001, duke u klasifikuar si debutimi më i lartë për një serial të transmetuar nga ky rrjet. Pas shkrirjes së rrjeteve UPN dhe WB, u konfirmua kalimi i serialit për një sezon të gjashtë ne rrjetin e ri tv The CW duke filluar nga vjeshta 2006. Në pranverën e vitit 2008 u konfirmua një sezon i 8-të për serialin. Ndryshimi më i madh për këtë sezon është dalja nga cast-i i aktorëve të rregullt i Michael Rosenbaum (Lex Luthor) dhe Kristin Kreuk (Lana Lang) (kjo e fundit e disponueshme për t-u kthyer në 5 apo 6 episode si aktore vizituese), si dhe dalja nga skuadra krijuese e dy producentëve ekzekutivë, Alfred Gough dhe Miles Millar, pas 7 vjetësh, për shkak mos përputhjesh krijuese. Në vjeshtën e vitit 2009 u konfirmua një sezon i nënte i cili jepet ne kanalin CW çdo të premte në orën 20:00. Ne maj 2010 u konfirmua sezoni i 10 i Smallville i cili eshte edhe i fundit dhe fillon ne 24 shtator 2010.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Smallville, Kansas 1989. Ne nje qytet te vogel bujqesor nje shi i papritur meteoritesh shkaterron jetet e shume banoreve. Keta pervec Jonathan dhe Martha Kent, te cilet gjenden ne mes te perplasjes te nje anije kozmike. Ata mirepresin banorin e anijes, nje djale te vogel , qe vendosin ta quajne Clark. 12 vjet me vone, Clark frekuenton "Smallville High", perpiqet te kuptoje identitetin e tij. Mbasi rastesisht ai shpeton Lex Luthor nga nje aksident, te dy behen miq. Nderkohe, pas nje bisedimi miqesor me Lana Lang, Clark rrembehet nga i fejuari i saj xheloz Whitney per t'u vene ne loje Rituale te shkolles. Jeremy Creek, nje adoleshent i lene ne koma pas shiut meteorik, zgjohet dhe do te hakmerret ndaj atyre qe e kane lenduar. Me pas ai vendos te ndeshkoje te gjithe studentet e Smallville High, por Clark arrin ne kohe per t'i shpetuar.
Smallville pershkruan fillimet e Superman.Tregohet Clark Kent ne vitin e pare te shkolles se mesme derisa vishet me kostumin kuq e blu.Fuqite e tij zbulohen seri pas serie ne sezonet e para. Clark ehste nje femije i vogel qe bie me anijen e tij kozmike ne Smallville(nje qyteze ne Kanzas) gjate nje shiu meteoresh.Jonattan dhe Marta Kent jan cifti qe e gjejne,Ata miqesohen me te dhe vendosin ta rrisin si djalin e tyre.Duke i rritur Clark zbulon fuqite e tij,piken e tij te dobet qe ehste guri jehsil i meteoreve,emrin e vertete,Kal-El dhe arsyen perse prinderit e kane derguar ne Toke pasi Planeti i tij Kripton u shkaterrua.
Ngjarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Financimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sezonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sezoni i parë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i parë
Sezoni i parë i këtij seriali është zhvilluar gjatë viteve 2001–2002 dhe në vete përmban 21 seri. Temat kryesore te sezonit prekin Clark Kent dhe zhvillimin e fuqive te tij, jeten ne shkolle te mesme, dashurine e pashprehur ndaj Lana Lang dhe themelimin e raportit midis tij dhe Lex Luthor. Ndersa zhvillimet mbi origjinen e tij aliene do te shihen ne sezonin e mepasem, ky sezon eshte me i perqendruar ne rrefimet e ashtuquajtura "Cudite e javes", ku cdo jave (episod) perqendrohet mbi nje personazh, zakonisht student i "Smallville High", dhe efektet qe meteoritet i kane lene. Histori te tilla jane zakonisht auto perfundimtare, me eliminimin e keqberesit.
- Sezoni i dytë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i dytë
Sezoni i dytë i këtij seriali është zhvilluar gjatë vitit 2003 dhe në vete përmban 23 seri. Ky sezon karakerizohet per shtimin e historive mbi Clark dhe origjinen e tij, hark i nisur me zbulimin e shpellave indiane nen truallin e Smallville. Rol ne kete hark luan dhe personazhi i doktorit Virgil Swann. Veshtiresia e ruajtjes te sekretit te Clark lehtesohet kur ky i hapet mikut te tij me te mire Pete Ross. Lex Luthor eshte akoma i fiksuar me cudite qe rrethojne veprimet e mikut te tij Clark. Keto te fundit vene ne levizje edhe babane e tij, Lionel Luthor, qe nderkohe jeton nen te njejten cati me te birin, pas humbjes se shikimit si pasoje e aksidentit gjate fundit te sezonit te pare. Martha Kent i ofrohet nje vend pune nga Lionel dhe megjithese ne dyshim, kjo e fundit pranon. Martha perpiqet ta shfrytezoje mundesine per te zbuluar se cfare njohurish ka Lionel per Clark. Ky sezon prezanton "kriptonitin e kuq", nje prej disa varianteve te kriptonitit qe do te shikohen ne sezonet e metejshme, i cili do te luaje nje rol te rendesishem ne finalen e ketij sezoni dhe fillimin e atij te mepasmi.
- Sezoni i tretë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i tretë
Sezoni i tretë i këtij seriali është zhvilluar gjatë viteve 2003 - 2004 dhe në vete përmban 22 seri. Sezoni fillon 3 muaj pas ndodhive te sezonit te dyte. Clark eshte arratisur ne Metropolis dhe, nen efektin e kriptonitit te kuq, jeton ne kufi me kriminalitetin. Harku kryesor i ketij sezoni eshte tentativa e Clark dhe familjes se tij per te mposhtur vullnetin e detyruar nga babai i tij biologjik, Jor-el. Mbas ngjarjeve te meparshme Clark vendos te mos vazhdoje historine tij me Lana, duke e lene kete te fundit me zemer te thyer. Raporti midis Lex dhe Lionel Luthor nxehet si pasoje e rritjes se dyshimeve te Lex mbi vdekjen e dyshimte te prinderve te Lionel. Finalja e sezonit ve kunder Lex dhe Clark, me kete te fundit qe meson se nuk mund te evitoje vullnetin e Jor-el pa pasoja.
- Sezoni i katërt
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i katërt
Sezoni i katërt i këtij seriali është zhvilluar gjatë viteve 2004 - 2005 dhe në vete përmban 22 seri.
- Sezoni i pestë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i pestë
Sezoni i pestë i këtij seriali është zhvilluar gjatë viteve 2005 - 2006 dhe në vete përmban 22 seri.
- Sezoni i gjashtë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i gjashtë
Sezoni i gjashtë i këtij seriali është zhvilluar gjatë viteve 2006 - 2007 dhe në vete përmban 22 seri.
- Sezoni i shtatë
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i shtatë
Sezoni i shtate i këtij seriali është zhvilluar gjate viteve 2007-2008 dhe ne vete përmban 20 seri.
- Sezoni i Tete
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i tete
Sezoni i tete i këtij seriali është zhvilluar gjate viteve 2008-2009 dhe ne vete përmban 22 seri.
- Sezoni i nënte
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i nënte
Sezoni i nënte i këtij seriali është zhvilluar gjate viteve 2009-2010 dhe ne vete përmban 22 seri
- Sezoni i Dhjete
- Artikulli kryesor: Smallville, sezoni i dhjete
Sezoni i dhjete i ketij seriali eshte zhvilluar gjate viteve 2010-2011, ne vete prmban 22 seri dhe eshte sezoni i fundit i serialit