Jump to content

Piratët e Roger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Piratët e Roger (ロジャー海賊団 Rojā Kaizokudan) është një ekuipazh fiktiv në anime dhe manga One Piece. Ekuipazhi u udhëhoq nga Mbreti i Piratëve Gol D. Roger dhe të vetmit që arritën ndonjëherë Raftel, fundi i Botës së Re në Grand Line. Ata u ndeshën në zv. admiral Garp në disa raste[1] dhe ishin rivalë të fortë ndaj Piratëve të Mjekërrbardhit.[2]

Kjo ishte ekuipazhi që udhëtoi përreth Grand Line së bashku dhe gjërat që ata bënë ishin pjesë e legjendave. Ata e bënë atë deri në Skypiea dhe fundin e Grand Line, Raftel, me anijen e tyre Oro Jackson. Roger ishte një nga figurat më të famshme të ditës së tij, ndërsa emri i ndihmësit të tyre të parë, Silvers Rayleigh, është gjithashtu shumë i njohur.

Pas ekzekutimit të Roger, ekuipazhi u shpërbë dhe nuk dihet fati i tyre përveç Rayleigh që tashmë jeton në Arkipelagun Sabaody. Dy antarët e ekuipazhit Buggy dhe Shanks janë ende aktiv si piratë.

Në fillim të udhëtimit të tyre, Roger dhe Rayleigh përdorën një varkë që Rayleigh vodhi ndërsa shtëpia e tij ishte djegur. Roger e përshkroi anijen si të vogël, por në gjendje të durojë stuhitë nëse trajtohet si duhet.

Gjatë kohës kur Buggy kujton të kaluarën e tij, një anije e paemëruar shfaqet.[3]

Oro Jackson ishte një anije e ndërtuar nga Tom. Është e vetmja anije që lundroi deri në fund të Grand Line.

Fuqia e ekuipazhit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekuipazhi është përmendur si ekuipazhi më i fortë ndonjëherë që lundron Grand Line dhe Bota e Re. Të paktët anëtarë që janë parë janë ndër piratët më të fuqishëm dhe më me ndikim në skenarin aktual.

Gol D. Roger, kapiteni i ekuipazhit, ishte në gjendje të luftonte në mënyrë të barabartë me shumë piratë të fortë dhe marinsa gjatë epokës së tij. Megjithë sëmundjen e tij, ai ishte në gjendje të luftonte Kozuki Oden, i cili ishte një samurai i fortë nga Wano, dhe ta hidhte me shpërthim me një goditje nga shpata e tij. Më vonë, ai shfaqi Haki të fuqishëm dhe u përplas me Mjekërrbardhin.[4]

Silvers Rayleigh ishte ndihmësi i parë i ekuipazhit. Shumë piratë të rinj përfshirë Nico Robin, Usopp, Nami dhe Sanji janë në gjendje ta njohin vetëm emrin e tij.[5] Për më tepër, ai konsiderohet një legjendë krahas Mjekërbardhit nga Monkey D. Garp, i cili është vetë një marinar legjendar. Edhe vite pasi ekuipazhi u shpërnda, gruaja e tij Shakuyaku tha se Rayleigh vetë është 100 herë më i fortë se Njëmbëdhjetë Supernovas. Deklarata e saj u vërtetua e drejtë kur Rayleigh ishte në gjendje të luftonte admiralin Kizaru, pavarësisht moshës së tij të moshuar.

Scooper Gaban thuhet se ishte një nga anëtarët më të mirë të ekuipazhit. Aftësia e tij është e panjohur.

Shanks, gjatë dekadave, ka krijuar një reputacion dhe fitoi fuqi, duke u bërë një nga katër piratët e fuqishëm të njohur si Yonko. Të dy ai dhe Rayleigh shfaqin aftësi të fuqishme Haki.

Crocus ishte doktorë i ekuipazhit për tre vite. Ai shfaqi disa aftë fizike dhe ishte në gjendje ta ndaloj një bazooka me trupin e tij.

Buggy ishte anëtarë i fortë i ekuipazhit, por frymëzoi disa të burgosur të Impel Down.

Kozuki Oden ishte një samurai i fuqishëm nga Vendi Wano. Para se të bëhet anëtar i ekuipazhit, ai ishte komandanti i divizionit të dytë në ekuipazhin e Mjekërrbardhit. Ai ka pasur aftësi të lexoj Poneglyph.

Inuarashi dhe Nekomamushi ishin dy minks të fuqishëm në ekuipazh. Ata ishin në gjendje të luftonin Jack, një pirat me shpërblim prej 1 miliardë.

  1. ^ One Piece Kapitulli 431 dhe Epizodi 313
  2. ^ One Piece Kapitulli 233 dhe Epizodi 145
  3. ^ One Piece Kapitulli 19 dhe Epizodi 8
  4. ^ One Piece Kapitulli 966
  5. ^ One Piece Kapitulli 506