Jump to content

Përballimi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përballimi
Arkivi i filmit
Titulli shqip Përballimi
Origjinali Përballimi
Vendi i prodhimit Mbroje Korçë Shqipëri
Viti i prodhimit 1976
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 96:46
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Viktor Gjika
Skenari Teodor Laço
Muzika e filmit Thoma Gaqi
Kameramani Leonel Konomi
Drejtori artistik Adriatik Beqiri
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Bujar Lako
Sandër Prosi
Perika Gjezi
Pandi Raidhi
Aktorët tjerë
Kadri Roshi
Jani Riza
Thimi Filipi
Stavri Shkurti

Filmi "Përballimi" prodhim i vitit 1976.

Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Teodor Laço, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Thoma Gaqi.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekranizim i romanit të Teodor Laços. Pas përfundimit të luftës njerëzit e rinj që kanë marrë pushtetin fillojnë të përballohen me urinë. Sekretari i partisë së qytetit Martin Kreka niset nëpër fshatra dhe udhëheq fushatën për grumbullimin e drithit që shitet në tregun e zi. Ai ndihmohet nga drejtori i grumbullimit i cili ka bluar për bukë edhe drithin e farës.

"Është enigmatike Korça e Gjikës korçar pa figurën e priftit, duke na lënë në vetminë asimetrike të hoxhës. Por asgjë të rastësishme nuk ka në këtë zgjedhje. Prifti është pikërisht Pllatoni, ndërsa punishtja e tij është Kisha e Krishtit. Në dialog e sipër me avokatin borgjez që i vardiset sekretarit (“Ohhh, kudo dhe kurdoherë është dikush përmbi organet gjyqësore, përmbi të gjithë.”), Pllatoni tallet me avokatin që ndodhet para vitrinës anësore të punishtes. Aty brenda shpellës së Pllatonit ndodhet një pasqyrë, e cila reflekton një kryq, kryqin e një qivuri. E parë së jashtmi, nga perspektiva e avokatit, kryqi i qivurit, falë lojës së kamerës dhe planeve, shfaqet brenda kornizës së xhamit në proporcionet e duhura për të krijuar imazhin e vendit të Zotit. Në pamje të parë do pohonim se Zoti ka vdekur, i vendosur brenda qivurit me simbolin e kryqit. Është ky, së paku, kuptimi sipërfaqësor i lojës së përfaqësimit, gjë që kënaq direktivat e ndryshme politike, që merren e ngecin me pasqyrimet e dukjes. Mirëpo mesazhi i Gjikës është më i thellë se kaq. Zoti, Kryqi, Kisha, Krishti ruhen në punishten-muze të Pllatonit – njeriu që nuk mësohet me disiplinë. Është përmbysje e alegorisë së shpellës së Platonit, ku drita dhe e vërteta ndodhen brenda saj dhe aspak jashtë, me Pllatonin rojtar të Zotit të syrgjynosur. Prej këtej, merr kuptim edhe shkrimi i reklamës së punishtes shërbesë “Domethënë iu shërben nga lindja në vdekje”.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]