Sali Nivica
Sali Asllani (Nivica) | |
---|---|
Anëtar i Komisisë Letrare | |
Në detyrë 6 shkurt 1918 – 10 janar 1920 | |
Anëtar i Kryesisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës | |
Në detyrë 7 nëntor 1918 – 10 janar 1920 | |
Kryeredaktor i Gazetës Populli | |
Në detyrë 18 janar 1919 – 10 janar 1920 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 maj 1890 Rexhin, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 10 janar 1920 Shkodër Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Gazetar, Politikan, Publiçist |
Sali Nivica (Rexhin, 15 maj 1890 - Shkodër, 10 janar 1920) ka qenë publicist shqiptar, i dekoruar pas vdekjes Nderi i Kombit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, i biri i Asllan Xhebrajt, djalë dëshiri i shtëpisë me dy motra. I ati e çoi me shkollë në Vlorë,[1] më pas më 1904 në Idadijen e Manastiri ku i dha mësim Bajo Topulli. Më pas shkoi në gjimnazin Zosimea të Janinës (1907-1909) dhe u caktua me punë mësuesie në Durrës. Gjatë kësaj kohe u përfshi me lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjatë 1911-12 u përfshi me lëvizjet kryengritëse në Shqipërinë e Jugut, arsye për të cilën u arrestua dhe u burgos në Stamboll. U lirua me ndërhyrjen e Ismail Qemalit dhe ia doli të vendosej mësues shqipeje tek Robert College.[2]
U kthye në Shqipëri pas pavarësisë dhe së bashku me Mustafa Hilmi Leskovikun themeloi më 1914 gazetën Populli që botohej në Vlorë dhe më pas kaloi në Shkodër. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez qe pjesë e Komisisë Letrare Shqipe dhe po në këtë qytet e gjeti fundi i Luftës së Parë Botërore.[2]
U bë po ashtu anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", dhe e përkohshmja që botonte dhe drejtonte u bë organ shtypi i komitetit duke i dhënë zë bashkimit etnik shqiptar, çështjes kombëtare dhe lirimit të Kosovës nga serbët.[2]
U vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, i dyshuar si agjent i italianëve,[2] por sipas deklaratës së tij para se të pushkatohej Nivica i kishte rënë në qafë.[3] Pas dy të shtënave, Nivica ia ktheu duke hapur zjarr, por Ashiku arriti të futej te konsullata italiane; Nivica ndërroi jetë në spitalin e qytetit.[2]
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mësues i Popullit, 1961.
- Dëshmor i vjetër i Atdheut 1971.
- Me vendim Nr.6849 më 17 janar 2011 Sali Nivicës iu dha nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi, dekorata më e lartë e Republikës, Urdhri Nderi i Kombit.[4][5][6][7][8]
Dokumentar mbi jetën e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- vimeo.com Dokumentar i realizuar nga Top Channel
- vimeo.com Film i realizuar nga TVSH
- vimeo.com Dokumentar Një jetë për kombin, nga Rezarta Reçi
Vlerësimi i emrit të tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuriozitet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hak për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Ata i organizojnë një atentat Ashikut me pasojë plagosjen e tij, pikërisht aty ku ai vrau Saliun.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kadëna, Çobo (11 qershor 2017). "Sali Asllani (Nivica), historia e një trimi të Labërisë". gazetadita.al. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2020. Marrë më 11 mars 2021.
- ^ a b c d e Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). Londër: Bloomsbury Academic. fq. 332. ISBN 9781780764313.
- ^ Dervishi, Kastriot (15 korrik 2020). "1946 / Deklarata e Kolë Ashikut në gjyq: Sali Nivicën e vrava për një shtëpi dhe se më rrihte, nuk kisha nevojë për para". 55news.al/. Marrë më 11 mars 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ 1.Muzeu Historik Tepelenë
- ^ 2.Biblioteka Kombëtare Tiranë
- ^ 3.Biblioteka e qytetit Shkodër
- ^ 4.Gazeta Populli (Arkiva e Shtetit Shqiptar)
- ^ 5.Një jetë për Kombin -Prof.Dr. Gazmend Shpuza e Fatmir Çela