Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania
Origjinali Scooby-Doo! WrestleMania Mystery
Vendi i prodhimit Shtetet e Bashkuara
Viti i prodhimit 2014
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 86 minuta
Zhanri Film vizatimor
Gjuha origjinale Anglisht
Ekipi realizues
Regjia Brandon Vietti
Muzika e filmit Ryan Shore
Prodhuesi i filmit: Warner Bros. Animation & WWE Studios
Aktorë kryesorë
Matthew Lillard
Frank Welker
Grey DeLisle
Mindy Cohn
Aktorët tjerë
John Cena
Charles S. Dutton


Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania është një film vizatimor i personazhit Scooby-Doo. Ky film është një produksion midis Warner Bros. Animation dhe WWE Studios. Në film është Scooby i cili sëbashku me bandën e tij shkojnë që të zgjidhë misterin në WrestleMania.[1] Ky film doli për herë të parë më 24 Mars 2014 në Britaninë e madhe dhe më 25 Mars në Shetet e Bashkuara nga Warner Home Video.[2][3]

Përmbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skubi-Du dhe Shagi fitojnë konkursin për të shkuar për të shkuar një javë në qytetin e WWE për të parë WrestleMania me të gjitha shpenzimet e paguara, pasi ata kishin kaluar nivelin më të vështirë të lojës së fundit nga WWE. Me këmbënguljen e të dyve, Fredi, Dafni dhe Vilma pranuan që ti bashkoheshin atyre për të shkuar në qytetin e WWE. Pas mbërritjes së tyre, makina e misterit përplaset në një gropë pasi Fredi shmangu përplasjen me një rakun. Banda më pas njihet me John Cenën, me trajnerin e tij Kuki, dhe me nipin e Kukit, Ruben, përpara se Cena të ngrinte makinën në rrugë. Ata gjithashtu u njohën edhe me Bajardin, një gjuetar i cili përbuz WWE për ndërtimin e qytetit pranë pyllit të tij. Cena i jep bandës bileta VIP për të parë eventin e ardhshëm pas konfliktit të tyre me gjuetarin.

Në event, Z. McMahon shpalos titullin WWE Championship, i cili kishte mbetur pa kampion që nga ndeshja e fundit e Kane e cila u përmbys; titulli do të kishte një kampion në atë fundjavë të WrestleMania. Bandës i'u ofrua një vizitë për të parë qëndrën e stërvitjes së WWE përpara se të shkonin në kabinat e tyre. Më vonë në atë natë, Dafni dhe Vilma dëgjuan një bisetë të Ruben dhe Kukit i cili nuk e lejonte atë që të bëhej një mundës në WWE për shkak të dëmtimit të tij (Kukit) në këmbë. Ndërkohë, Skubi ëndërron sikur po ndesheshe me ushqime gjigande dhe më pas Shagi e ngren nga gjumi dhe të dy ndeshen me një ari fantazëm përpara se të vraponin për të shpëtuar jetët e tyre. Superyjet e WWE ndërhyjnë gjatë ndjekjes, por Triple H dhe Brodus Clay po rriheshin nga përbindëshi, i cili u zhduk pasi i ra sipër makina hot rod e Sin Carës. Mëngjesin tjetër, banda informohet nga Znj. Richards se qyteti është terrorizuar javët e fundit nga sulmet e ariut. Z. McMahon i kërkoi bandës për të zgjidhur misterin e ariut fantazëm dhe për të garantuar sigurën e titullit. Cena dhe Sin Cara i shpjegojnë bandës se legjenda e ariut fantazëm ka ekzituar para 100 vitesh me një mundës ari të quajtur Vicious, i cili u mposht nga stër-stër-stër stërgjysi Sin Cara Grande në bazën e asaj që në të ardhmen do të ishte qyteti i WWE. I zemëruar nga humbja e tij, Vicious shfryu zhgënjimin e tij në qytet deri sa Sin Cara Grande e largoi atë deri në një shpellë, duke pësuar një dëmtim i cili i dha fund karrierës së tij. Sin Cara besonte se shpirti i ariut është trazuar nga WrestleMania.

Mëngjesin tjetër, Znj. Richards lajmëroi se titulli ishte vjedhur, dhe Scooby-Doo u arrestua pasi u kap me titullin në brez, me pampjet e sigurisë që e kishin filmuar gjatë kohë që ai kishte vjedhur titullin. Vilma, megjithatë, dëshmoi pafajësinë e Skubit duke thënë se ai ishte i hipnotizuar gjatë kohës që vodhi titullin. Ruben më pas zbuloi se loja e WWE përmbante drita blu që të hipnotizonin trurin, siç ndodhi me me Skubin. Z. McMahon i tha Skubit dhe Shagit që në këmbim të lirisë së tyre, ata duhej që të mposhtnin "përbindëshin e kuq" Kane në WrestleMania. Dyshja më pas mori disa leksione stërvitje nga Kuki dhe Aj Lee. Atë natë, banda dhe Cena enden nëpër pyll derisa gjejnë shpellën e ariut. Brënda, ata gjejnë një dhomë që ka libra që shkuanin mbi hipnozat, gjithashtu edhe një një pajiste që të hipnozitonte, një kalendar që tregonte se fajtori kishte në plan që të shkatërronte WresleManian. Papritmas, ariu fantazëm shfaqet përballë bandës, dhe i prish aparatin fotografik Frediti, ku ndodheshin fotot që tregonin pafajësinë e Skubit. Ariu fantazëm i ndoqi ata deri në qytetin e WWE, ata shpëtuan nga shpella pasi Cena e goditi ariun. Pasi banda i dha detaje Znj. Richards për takimin e tyre me ariun fantazëm, Kuki sygjeroi se WrestleMania duhej të anullohej, kurse Fredi tha se WrestleMania do të shërbente si grackë për të kapur ariun fantazëm.

Gjatë ngjarjes kryesore, Vilma zbulon se titulli është pajisja e hipnotizimit. Pasi banda zbulon se titulli është fallco, pajisja e hipnotizimit duhej të dilte jashtë për 30 sekonda, me Cenën i cili u përpoq ta nxirrte jashtë, por u pengua padashje nga Shagi. Pasi sekondad mbaruan, dritat e arenës së WWE u fikën. Kur ariu fantazëm u shfaq dhe filloi të bënte terror, superyjet e WWE ndezën piroteknikë të gjelbër dhe e vendosën rreth arenës ndërsa Skubi përdori lëvizjet e tij të kërcimit për të hedhur Kane nga ringu. Ariu fantazëm arrin në ring, dhe përballet me Ruben, i cili kishte veshur veshjen e tij të mundjes. Ringu u mbyll duke u rrethuar nga kafazi, përpara se Cena, Sin Cara, Kane, dhe Ruben ta mbërthenin përbindëshin, me Skubin i cili bëri lëvizjen përfundimatare, duke e mposhtur atë. Ariu fantazëm u zbulua se ishte Kuki, i cili e urrente WWE për shkak të dëmtimit të tij dhe krijoi një krim të përsosur për të vjedhur titullin duke përdorur Skubin si gur shahu për të nxirë reputacionin e kompanisë. Me Kukin që u nxorr jashtë nga policia, Z. McMahon i dhuroi Ruben një vend si superyll i WWE përpara se ti dhuronte titullin WWE Skubit dhe Shagit.

Zërat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sin Cara, Jerry Lawler, Sgt. Slaughter, Jimmy Hart, Big Show, Alberto Del Rio, Cameron, dhe Naomi gjithashtu morën pjesë por si personazhe që nuk folën. Wonder Girl, Artemis, Zatanna dhe Miss Martian gjithashtu morën pjesë në film por si figurant.[4][5]

Produksioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 gusht 2012, Warner Bros. dhe WWE Studios lajmëruan se ato do të bashkë-prodhonin Skubi-Dun në versionin e animuar ku do të ishte Skubi i cili do të zbulonte misterin e WrestleMania.

Muzika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzika u kompozua nga Ryan Shore, dhe në film shfaqen këngët hyrëse të The Miz, Z. McMahon, John Cena, Kane, dhe AJ Lee.

Pritja kritike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matt Fowler i IGN e cilësoi filmin si "Mediokër" duke i dhënë notën 5 nga 10, duke përmendur se Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania me patjetër do ti kënaqë fëmijët tuaj, pasi ata mund të jenë tifoz të njërit, ose të dyve.[6]

Televizionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në premierën televizive të Cartoon Network të shtunën, më 26 korrik 2014, filmi ishte ishte ndryshuar titulli duke e quajtur, Scooby-Doo! Misteri i WWE,[7] dhe eventi kryesor në qytetin e WWE ishte quajtur SuperStar-Mania. Nuk u dha asnjë arsey nga Cartoon Network për ndryshimin e titullit dhe dialogut të filmit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Scooby-Doo's Mystery Machine pulls in to WrestleMania!". WWE. 14 tetor 2012. Marrë më 9 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Scooby-Doo: WrestleMania Mystery on Amazon.co.uk". Amazon. Marrë më 24 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Scooby-Doo: WrestleMania Mystery on Amazon.com". Amazon. Marrë më 25 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Scooby Doo: WrestleMania Mystery' stuns viewers with a 'Young Justice' easter egg". TheOutHousers.com. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2016. Marrë më 9 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "'Young Justice's' Brandon Vietti Pairs Scooby-Doo & WWE, Hints at DC Return". spinoff.comicbookresources.com. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2015. Marrë më 9 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Fowler, Matt (31 mars 2014). "Scooby-Doo! WrestleMania Mystery Review". IGN. Marrë më 9 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Gray, Richard (21 korrik 2014). "WWE On Cartoon Network, John Cena Sneakers, Orton Stopped By Police". Wrestling News World. Marrë më 27 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Hulk Hogan's Rock 'n' Wrestling
Kartona wrestling
Scooby-Doo! Misteri i WrestleMania
Pasardhësi 
Bosh