Shqipëri 1–1 Bosnje Hercegovina ishte ndeshja e raundit të tretë të Grupit D të fazës së parë kualifikuese të Euro 2012 e luajtur në Stadiumin Qemal Stafa. Kjo ishte ndeshja e tretë midis tyre në histori, me Shqipërinë që ka fituar një ndeshje dhe ka barazuar një. Ndeshja u luajt më 8 tetor 2010 dhe Shqipëria barazoi me rezultatin 1–1 falë golit të Klodian Duros me goditje dënimi minutën 45të.[1][2] Në këtë ndeshje, morën pjesë 14,220 tifozë. Kjo ishte ndeshja e tretë zyrtare e trajnerit Josip Kuže i cili vendosi një rekod me Shqipërinë pasi kjo ishte ndeshja e tyre e tretë pa humbje. Me këtë, Shqipëria zbriti në vendin e dytë të Grupit me pesë pikë në tre ndeshje,[3] kurse Bosnja me këtë barazim zbriti në vendin e tretë me katër pikë.