Sopoti (Kumanovë)
Sopot
Сопот | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 318 |
Sopot, (maqedonisht: Сопот/Sopot) ёshtё fshat nё komunën e Kumanovës, Maqedoni. Sopoti është fshat me shumicë shqiptare, gjatë viteve të fundit si pasojë e luftës në rajonin e Kumanovës ka filluar të humbë nga popullsia e tij. Kështu në vitin 1994 fshati numëronte më shumë se 1000 banorë, ndërsa në vitin 2010 numëronte 318 banorë. Ai gjendet në kufi me Serbinë, në anën e djathtë të magjistrales Shkup-Beograd.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sopoti gjendet në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë të komunës së Kumanovës. Ai gjendet në zonën kufitare me Serbinë, si dhe afër pikës kufitare Tabanoc, fshati më i afërt i Sopotit është fshati Vojnoviç. Sopoti kufizohet me : ...Në veri me fshatin Strezovc (Serbi), në verilindje me fshatin Sushevë, në lindje me fshatin Karabiçan, në jug me fshatin Vojnoviç, dhe në perendim me fshatin Cerr (Serbi). - Sopoti është një fshat kodrinoro-malor tek i cili nuk kalon asnjë lumë, ku reshjet e shiut janë të pakta, zakonisht shiu bien vetëm në pranverë dhe vjeshtë. - Ai ka klimë mesdhetare si dhe suptropikale. Verërat janë të ngrohta, temperatura maksimale ka qenë 35 °C. Gjithashtu edhe dimrat janë të ftohta me temperaturë minimale -10 °C. Vendet më të njohura njihen me emrat si : Shavarina, Prroi i Çavadarit, Prroi i Dalijës, Rrushnajat, Kroni i madh, Vorrat e shkive, Çeshmja e re, e shumë shumë vende tjera.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja etnike | ||
---|---|---|
Kombesia | Banore | |
Gjithësejë | 353 | 318 |
Shqiptarë | 333 | 306 |
Maqedonas | 0 | 2 |
Turqë | 30 | 0 |
Serbë | 20 | 6 |
Boshnjakë | 0 | 1 |
Të tjerë | 0 | 3 |
Sopi është fshat me shumicë shqiptare, gjatë viteve të fundit si pasojë e luftës në rajonin e Kumanovës ka filluar të humbë nga popullsia e tij.
Kështu në vitin 1994 fshati numëronte mbi 800 banorë, ndërsa në vitin 2010 318 banorë me përbërje etnike si në tabelë.
Arsimi dhe kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tetqja : Në lidhje me themelimin e Tetqes nuk ka informata të sigurta, por kjo është një dëshmi se këtu kanë jetuar edhe Dërvishët. Tani Tetqen e mirëmbajnë familjarët e të varrosërve në të... Vendasit Tetqen e konsiderojnë si objekt i shenjët, sepse në të vendosin t'holla (para), duke shpresuar se të sëmuarit të shërohen.
Shkolla fillore e themeluar viteve te '60-ta te shekullit te kaluar nga mesuesi i ketij fshati, Gani Memishi me origjine nga lagja e Lafeteve te fshatit Depce te Presheves.
Xhamia : Në fshatin Sopot gjendet edhe xhamia për të cilën mendohet të jetë ndërtuat rreth shekullit 18-19, ajo u rinovua në vitin 1950-60. Për banorët e fshatit Sopot Xhamija është objekti ma me rëndësi (pas shkollës).
Kisha : Gjithashtu në këtë fshat ekzistojnë dëshmi që në këto troja kanë jetuar Ilirët (paraardhësit tanë), një ndër to është kisha e cila gjendet në veri të fshatit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thuhet se Sopoti u themelua rreth shekujve 5-10, ndërsa u rithemelua rreth shekujve 17-19 fillimisht e kanë banuar shqiptarët, pastaj kanë ardhur serbët dhe maqedonët. Ky vend i bukur i ka tërhequr banorë të shumtë, ku pas luftës së parë botërore numëronte më shumë se 1000 banorë. Në vitin 1944 ndodhi fatkeqësia, ku nga ana e ushtrisë maqedonas u masakruan 64 meshkuj shqiptar prej moshës 13 vjeç e më tej. Shqiptarët përsëri nuk hoqën dorë nga ky fshat, dhe filloi shtimi i popullsisë nga të gjithë trevat shqiptare e sidomos nga Karadaku, Kosova e nga gjithë Dardania shtoheshin fise. Gjatë viteve 80-ta Sopotin pothuajse e banonin 500-600 banorë. Pastaj rreth viteve 90-ta gjendja e vështir ekonomike i detyroi banorët që të shpërngulen në qytete të shumta.
Në vitin 2003 ndodhi fatkeqësia tjetër, ku një xhip i Nato-s po kalonte rrugës për në fshatin Sushevë (afër Sopotit), gjatë rrugës, afër fshatit Sopot xhipi i nato-s shkeli në një minë ku u vranë disa ushtarë të Nato-s dhe një civil që ishte në xhipin e nato-s. Gjykata maqedonas akuzonte 13 banorët e Sopotit që kinse i kanë ngritur kurth ushtarëve të nato-s. Gjykata i dënoi 156 vjet burg, secilit person me nga 15 vjet burg. 4 banorë i arrestuan ndërsa shumica e tjerëve e lanë fshatin dhe shkuan në gurbet. Të akuzuarit ishin të pafajshëm, kështu që familjarët donin që me çdo kusht të shpallej pafajësia e tyre. Në vitin 2009 parlamenti vendosi që këta banorë të rigjykohen, ku në vitin 2010 gjykata vendosi që 4 banorët të mbrohen në liri deri sa të marr vendim gjygji. Ky rast njihet si Rasti i Sopotit.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Kumanova dhe vendbanimet: Agaqoji | Bedinja | Bellakoci | Bilanoci | Bërzaku | Çerkezi | Çetirca | Dëllga | Dobroshani | Dovezanci | Gabreshi | Gradishti | Hërxhanoci | Jaçinca | Karabiçani | Këshanji | Kleçeci | Kojnarja e Epërme | Kojnarja e Poshtme | Kokoshinja | Kolicko | Kosmataci | Kuçkareva | Kutlibegu | Llopati | Lubidragi | Mugrashi | Novosella | Novoselani | Orasheci | Pçinja | Pezova | Prijovca | Reçica | Rramanlia | Shupli Kameni | Skaçkoci | Sopoti | Studena Bara | Susheva | Tabanoci | Tromegja | Umin Dolli | Vakëfi | Vinca | Zhivinja | Zuboci
Selia: Kumanova dhe vendbanimet: Agaqoji | Bedinja | Bellakoci | Bilanoci | Bërzaku | Çerkezi | Çetirca | Dëllga | Dobroshani | Dovezanci | Gabreshi | Gradishti | Hërxhanoci | Jaçinca | Karabiçani | Këshanji | Kleçeci | Kojnarja e Epërme | Kojnarja e Poshtme | Kokoshinja | Kolicko | Kosmataci | Kuçkareva | Kutlibegu | Llopati | Lubidragi | Mugrashi | Novosella | Novoselani | Orasheci | Pçinja | Pezova | Prijovca | Reçica | Rramanlia | Shupli Kameni | Skaçkoci | Sopoti | Studena Bara | Susheva | Tabanoci | Tromegja | Umin Dolli | Vakëfi | Vinca | Zhivinja | Zuboci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |