Ndryshimi mes inspektimeve të "Agostini"

Jump to navigation Jump to search
39 bytes added ,  2 vjet më parë
shtova nje teme rreth kohes qe trajton Agustini
v
(shtova nje teme rreth kohes qe trajton Agustini)
Në moshën 30 vjeç, Agustini, një i sapoardhur nga krahina kishte postin akademik më të shquar në botën latine, në një kohë që poste të tilla të hapnin rrugën për të filluar karrierën në [[Politika|politikë]]. Megjithatë, Agustini nuk e pëlqente jetën plot tensione në oborrin perandorak, dhe një ditë ndërsa ishte në karrocën e tij duke shkuar për të dhënë një fjalim para perandorit, ai u ankua se një lypës i dehur që sapo kishte kaluar në rrugë bënte një jetë me më pak mërzitje se ai.
 
Nëna tij [[Monika]], i bënte gjithmonë presion që ai të bëhej katolik, por ishte [[Ipeshkvi|peshkopi]] [[Ambrozi]] i Mediolanumit, i cili ndikoi më shumë tek Agustini. Ambrozi ishte një mjeshtër i retorikës, ashtu si Agustini, por më i vjetër dhe më me përvojë. Ambrozi ishte një mbrojtës i [[Ortodoksia nikeane|ortodoksisë nikeane]]. Ai e njihte shumë mirë gjuhën greke dhe ishte për Agustinin një burim i vyer njohurish mbi teologjinë lindore. Agustini hoqi dorë nga [[teologjia]] manikeane pjesërisht për shkak të predikimeve dhe studimeve të tjera të Sh. Ambrozit dhe pjesërisht pas një takimi zhgënjyes me peshkopin manikean [[Faustus]]. Por Agustini nuk u bë katolik si Ambrozi dhe Monika, por përqafoi një drejtim neoplatonik pagan mbi të vërtetën. Ai deklaroi se për një farë kohe, atij iu duk sikur po përparonte në përpjekjet e tij, por më në fund ai ra në [[Skepticizmi|skepticizëm]].
 
Nëna e tij i bënte presion që ai të martohej. Agustini vendosi të ndiqte këshillën e nënës dhe të martohej. Për këtë arsye ai i dha fund bashkëjetesës me gruan me të cilën kishte bashkëjetuar për 14 vjet. Megjithëse bashkëjetesa pranohej nga shumica e njerëzve, ai nuk mund të martohej me të pas një marrëdhënie të tillë. Djali i tij, [[Adeodatusi]], qëndroi me të, ndërsa nëna e djalit u kthye në [[Afrika veriore|Afrikën veriore]]. Nëna e Agustinit rregulloi martesën e Agustinit me një vajzë në përputhje me pozitën shoqërore të familjes, por Agustini duhej të priste 2 vjet meqenëse vajza ishte ende e re. Agustini menjëherë filloi të bashkëjetonte me një grua tjetër. Në këtë kohë, Agustini i [[Hippo]]s do të hartonte lutjen e tij më të famshme: "Më jep dëlirësi dhe vetëpërmbajtje, por jo akoma" [da mihi castitatem et continentiam, sed noli modo] (Rrëfimet, VIII. vii (17)).
 
== Mendimi teologjik dhe filozofik ==
== Thënie nga Sh. Agustini ==
* "Sepse në Ty na ke krijuar, dhe e paqetë është zemra jonë, derisa të qetësohet në Ty".
: ''Rrëfimet'' - libri I.
 
* " Koha eshte nje tendosje e shpirtit"
 
* "A ka ndonjë gjë në mua, Zot e Perëndia ime, që mund të të rroki Ty? A të rrokin qielli dhe toka, që Ti i ke krijuar, me të cilat më ke krijuar edhe mua? Apo është e kundërta kështu, ngaqë pa Ty asgjë nuk mund të jetë, që gjithçka që është, të rrok Ty".

Menyja e navigimit