Eqrem Çabej: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Sejko (diskuto | kontribute)
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 20: Rreshti 20:
Lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908,<ref>{{cite book|url=https://books.google.gr/books?id=haFlGXIg8uoC&pg=PA67&dq=Eqrem+Cabej+1908+eski%C5%9Fehir&hl=el&sa=X&ved=0CCkQ6AEwAWoVChMIj4C20fTWxwIVxcUUCh2E1gDH#v=onepage&q=Eqrem%20Cabej%201908%20eski%C5%9Fehir&f=false|title=Historical dictionary of Albania|last1=Elsie|first1=Robert|date=2010|publisher=Scarecrow Press|isbn=9780810873803|edition=2nd|location=Lanham|page=67}}</ref> djali i dytë i Hysenit dhe Aishes,<ref>{{Cite journal|last=Imaj|first=Afrim|date=2 shtator 2017|title=Për here te pare, dosja e plotë e Sigurimit të Shtetit për akademikun e shquar, Eqrem Çabej|url=http://argjirolajm.net/per-te-pare-dosja-e-plote-e-sigurimit-te-shtetit-per-akademikun-e-shquar-eqrem-cabej/|journal=|volume=|pages=|via=}}</ref> pas Selaudinit.<ref>Rexha E., ''Zhvarroset në Gjakovë Selaudin Çabej, vëllai i Eqrem Çabejt'', islamgjakova.net, 10 tetor 2011.</ref> I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të [[Stambolli]]t.

Mësimet e para i mori në [[Gjirokastër]] prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër [[Vjena|Vjenës]], për të mësuar [[Gjermanishtja|gjermanishten]].<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.shkenca.org/content/view/15/27/|title=Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës|date=1990|publisher=8 nëntori|last=Demiraj|first=Shaban}}</ref>
Mësimet e para i mori në [[Gjirokastër]] prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër [[Vjena|Vjenës]], për të mësuar [[Gjermanishtja|gjermanishten]].<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.shkenca.org/content/view/15/27/|title=Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës|date=1990|publisher=8 nëntori|last=Demiraj|first=Shaban|accessdate=23 nëntor 2013|archiveurl=https://web.archive.org/web/20131205073947/http://www.shkenca.org/content/view/15/27|archivedate=5 dhjetor 2013|url-status=dead}}</ref>

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e [[Paul Kretschmer]], Karl Patsch, [[Nikolai Trubetzkoy]] dhe [[Norbert Jokl]]. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të [[Gjuha Shqipe|Gjuhës Shqipe]]. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi ''Italoalbanische Studien'' (Studime Italo-Shqiptare).<ref name=":0" />

Versioni i datës 27 janar 2020 11:24

Eqrem Çabej
Fotoporteti
Emri Eqrem
Mbiemri Çabej
Lindur më 7 gusht 1908
Lindur në Eskishehir, Perandoria Osmane
Vdiq më 13 gusht 1980
Vdiq në Romë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni albanolog
Mirënjohje
Urdhrin "Nderi i Kombit", Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Universiteti "Eqrem Çabej"

Eqrem Çabej (Eskishehir, 6 gusht 1908 - Romë, 13 gusht 1980) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar.

Biografia

Lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908,[1] djali i dytë i Hysenit dhe Aishes,[2] pas Selaudinit.[3] I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit.

Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.[4]

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare).[4]

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në shkollën NormaleElbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 vijon si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.[4]

Në vitin shkollor 1939-'40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.[4] Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare,[5] më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.[4]

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.

Tituj të veprave

Referimet

  1. ^ Elsie, Robert (2010). Historical dictionary of Albania (bot. 2nd). Lanham: Scarecrow Press. fq. 67. ISBN 9780810873803. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Imaj, Afrim (2 shtator 2017). "Për here te pare, dosja e plotë e Sigurimit të Shtetit për akademikun e shquar, Eqrem Çabej". {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rexha E., Zhvarroset në Gjakovë Selaudin Çabej, vëllai i Eqrem Çabejt, islamgjakova.net, 10 tetor 2011.
  4. ^ a b c d e Demiraj, Shaban (1990). "Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës". 8 nëntori. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2013. Marrë më 23 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.