Fahri Rashiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fahri Rashit Gjilani
Ministër i Arsimit
Në detyrë
15 prill – 10 qershor 1924
Paraprirë ngaKostaq Kotta
Pasuar ngaStavro Vinjau
Të dhëna vetjake
U lind më1 janar 1881
Gjilan, Perandoria Osmane
Vdiq më1944
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Demokrat-Radikale
Punësimimjek, deputet

Fahri Rashit Gjilani[1] i njohur ndryshe edhe si Fahri Gjilani[2] ose Fahri Rashid Gorani[3] (Gjilan, 1 janar 1881 - 1944) ka qenë mjek kirurg, deputet dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1 janar 1881 në qytetin e Gjilanit, në vilajetin e Kosovës. Më 1905 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, me ndihmën e patriotëve Hasan Prishtina, Isa Boletini e Bajram Curri vijoi studimet në Paris ku u specializua si kirurg.[3] Shërbeu si mjek në kryeqytetin e perandorisë dhe më pas ndër viset e vilajeteve shqiptare me radhë, në Prevezë, Pejë, Prizren dhe Durrës[1] si këshilltar mjekësor i qeverive gjatë sundimit të Princ Vidit.[4] Atë periudhë, më 28 qershor 1914 qe ndër themeluesit e Lidhjes "Për Atdheun e për Thronin" së bashku me Dom Nikollë Kaçorrin, dr. Ibrahim Temon, Abdyl Ypin, Gurakuqin, Eshref Frashërin dhe të tjerë.[5] Më 1916-1922 shërbeu si mjek në Shkodër dhe Korçë.

Më 1923 u zgjodh deputet,[1] Sejfi Vllamasi në kujtimet e veta tek përshkruan fitoren e deputetëve të prefekturës së Kosovës e njëson me grupin e "irredentistëve kosovarë".[2] Më 1924 u caktua ministër i Arsimit i qeverisë Vërlaci, post që vijoi ta mbante edhe në qeverinë dhjetëditore të Iljaz bej Vrionit.[1] Qeveria e dërgoi në Fier së bashku me Sami bej Vrionin që të merrej vesh me kryengritësit e Lëvizjes së qershorit, pa u arritur megjithatë ndonjë marrëveshje.[6] Po këtë vit ka qenë themelues i Partisë Demokrat-Radikale. Më 1925 ishte në grupin e deputetëve që iu hoq mandati. Më 1926-1932 shërbeu si kirurg dhe drejtor i spitalit të Vlorës, dhe nga 1932 deri më 1934 ishte drejtor i Kryqit të Kuq Shqiptar.[7]

Ndërroi jetë më 1944.[1]Ndonëse gati gjatë tërë karrierës së tij si mjek punoi në Shqipëri, kontributi i tij i madh në drejtim të kurimit dhe të shërbimit të madh oë i bëri atdheut, nuk është përmendur, të thash, fare nga sistemi komunist. Kjo mund te kets ndodhur për dy arsye: e para, si intelektual i arsimuar në perëndim dhe, e dyta, si kosovar sepse, siç dihet tashmë, në Shqipëri, nën regjimin totalitar ata (shqiptarët nga Kosova nuk janë parë asnjëherë si njerëz të një gjaku. Dr. Fahri Rashidi është krearia e kombit tone, një patriot kosovar i ndershëm, që bëri gjithçka për Shqipërinë. Ai nuk duhet harruar asnjëherë për ndihmën që ka dhënë, për ecjen para të mjekësisë tonë në ato vite.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 214. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 342. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Tartari, Flamur (2018) [1996]. "Cili ishte dr. Fahri Rashidi (Gorani) (Dr. Fahri Rashidi: krenaria e kombit tonë)". telegraf.al. Rilindja. - Nr. 1001, 7 shtator, 1996. fq. 12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Brunga, Mark (22 korrik 2014). "Celuloid, mjekësia në Durrës në kohën e Princ Vidit". shendeti.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Në vazhdim të numravet kujtimorë të XXV vjetorit të pávarsís komtare". Leka: 238. 1942. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Vllamasi 2012, p. 365.
  7. ^ Hajrizi, Fazli H, Rexhep Mitrovica me bashkëpunëtor , miq... Libri shkollor, Prishtinë 2022, faqe 272.
  8. ^ Hajrizi, Fazli H, Rexhep Mitrovica me bashkëpunëtor , miq... Libri shkollor, Prishtinë 2022, faqe 272.