Jump to content

Përdoruesja diskutim:Athens382

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesen Athens382. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Athens382! Mirëseedhe në Wikipedian e gjuhës shqipe!
Wikipedia është një enciklopedi e lirë. Kjo do të thotë se gjithkush mund të jap një kontribut personal duke ndihmuar me dijet e tij. Kontribo edhe ti vullnetarisht në projekt!
Fillimisht, për t'u njohur me hapat e para që duhet të bëjnë përdoruesit e rinj në Wikipedia, të rekomandojmë të klikosh këtu. Për ndihmë më të avancuar mund të shfletonsh edhe faqet ndihmëse në shqip, ose ato në anglisht. Për pyetje më të hollësishme duhet të kontaktosh Kuvendin, se aty zakonisht do të marrësh përgjigjet më të shpejta e më me vlerë. Ki parasysh se dërgimi apo shkarkimi i materialeve që cënojnë sado pak të drejtat e autorit është i pa pranueshëm. Në qoftë se do të dërgosh apo të shkarkosh një material të cilin ti e ke publikuar edhe në vende të tjera, rekomandohet të konsultohesh më parë me stafin drejtues.
Athens382, ti duhet të shkruash në gjuhën shqipe dhe të përdorësh gërmat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Artikujt duhen shkruar duke u bazuar nga parimi i pikëpamjes neutrale. Për çdo informacion apo paqartësi mund të pyesësh te Kuvendi një administrator ose një përdorues aktiv. Për këtë shiko "listën e ndryshimeve të fundit" (?). Për të hapur një diskutim të ri shtyp butonin (+) dhe fillo të shkruash tekstin. Mos harro që në fund të çdo mesazhi të lënë në faqet e diskutimit të firmosësh me ~~~~ ose edhe duke klikuar butonin përkatës tek shiriti i komandave. in line
Deutsch  -  English  -  Hrvatski  -  Nederlands
Mirëseerdhe Athens382! Wikipedianët të urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme.
Informacione
1. Udhëzues
Udhëzues për fillestarët
2. Skedari
Rregullat e përdorimit të figurave
3. Sigurimi i cilësisë
Ndihmo dhe ti!
4. Ndihmë
Ndihmë në wikipedia
5. Faqja kryesore
Këtu diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme
6. Ndihmë të shpejtë
Për punë në wikipedinë
7. Politikat e Wikipedias
Konflikt interesi ?Politikat e bllokimit !


-- Mr. Pseudo diskuto 3 prill 2015 15:24 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje Mr. Pseudo dhe faleminderi për mirëseardhjen. Faktikisht jam një përdoruese e vjetër me një llogari të re. Shpresoj që do t'ia kalojmë mirë :) Athens382 (diskutimet) 3 prill 2015 22:39 (CEST)[përgjigjuni]

Sigurisht që po! :) -- Mr. Pseudo diskuto 4 prill 2015 19:25 (CEST)[përgjigjuni]

F. elektromotore

[Redakto nëpërmjet kodit]

Të lutem integroje këtë artikull me temë Forca elektrolëvizore tek tituli ekzistues Forca elektromotore. :) -- Mr. Pseudo diskuto 4 prill 2015 19:24 (CEST)[përgjigjuni]

Ah s'më shkoi në mendje ta kërkoja me këtë titull! Më ndihmon pak si ta bëj këtë integrim? Athens382 (diskutimet) 4 prill 2015 19:57 (CEST)[përgjigjuni]
Të gjithë materialin tek artikulli që ke krijuar ex novo mund ta spostosh tek Forca elektromotore ku ka fare pak material. Ndërsa për faqen me titullin që ke krijuar ti do të kujdeset në administrator që ta grisi.-- Mr. Pseudo diskuto 4 prill 2015 21:02 (CEST)[përgjigjuni]
E vura re praninë e artikullit të mëparshëm ngaqë wikidata (electromotive force) nuk pranoi lidhjen e artikullit të ri të hapur prej teje, duke më thënë se artikulli në gjuhet e tjera ishte lidhur tashmë me artikullin Forca elektromotore.-- Mr. Pseudo diskuto 4 prill 2015 21:15 (CEST)[përgjigjuni]
Besoj që tani është në rregull. Faleminderit! Athens382 (diskutimet) 4 prill 2015 21:44 (CEST)[përgjigjuni]

Thjerrëza -> Thjerra

[Redakto nëpërmjet kodit]

Bëra një tjetër ndryshim. Nga Thjerrëza torike e riemërtova Thjerra torike. Me arsyetimin që edhe pse termat ngatërrohen shpesh kanë përdorime dhe specializime të ndryshme...


THJERRË f. sh.
1. bot. Thjerrëz.
2. fiz. Trup i tejdukshëm, me dy faqe të përkulura (nga jashtë ose nga brenda), që ka vetinë të përthyejë në mënyrë të rregullt rrezet e dritës; xham i trashë në këtë trajtë që ka vetinë të zmadhojë objektet që vështrojmë; thjerrëz. Thjerrë e trash ë(e hollë, e lugët). Thjerrë zmadhuese. Thjerrat e dylbive. Vatra e thjerrës.
THJERRËZ f. sh.
1. bot. Bimë bishtajore njëvjeçare, me lule të vogla e të bardheme dhe me bishtajë të shkurtër; kokrrat e kësaj bime, të vogla, e të htypura me dy faqe të mysëta dhe me buzë të holla, që përdoren për ushqim. Thjerrëza të mëdha (të vogla, të kuqe). Thjerrëza të thata. Një pjatë thjerrëza. Supë me thjerrëza.
2. fiz. shih THJERR/Ë,~A 2.

--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 9 prill 2015 17:07 (CEST)[përgjigjuni]

Përmirësim me vend! Faleminderit :) Athens382 (diskutimet) 9 prill 2015 19:09 (CEST)[përgjigjuni]
DEKORATË
Për punën e çmuar me përkthimin dhe ndreqjen e disa prej artikujve nga Fizika. Puna jote është e mirëpritur dhe nuk shkon e pavlerësuar!
-Mr.Pseudo Ç'kemi!? 17 prill 2015 23:46 (CEST)[përgjigjuni]


Faleminderit shumë! E vlerësoj tejmase :) Athens382 (diskutimet) 18 prill 2015 16:32 (CEST)[përgjigjuni]

Si thua ta zhvendosim Chekhovin tek Çehovi (kështu njihet shqip, meqë është përkthyer gjerësisht)? -- Mr.Pseudo 11 Maj 2015 16:10 (CEST)

Sigurisht, pa problem --Athens382 (diskutimet) 11 Maj 2015 16:17 (CEST)


CEE Spring në Maqedoni

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Doja të ju lajmeroja zyrtarisht që konkursi CEE Spring ka përfunduar.https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedia_CEE_Spring_2015 Si pjesë e koordinimit të eventit në Shqiperi doja të falenderoja për kontributin :). Faza e rradhës është shpallja e fituesve dhe për Shqipërinë me kontribute me shumë(në artikuj) jeni ju :)). Vendi i dytë jam unë dhe vendi i tretë është përdoruesi Ariana. Më shumë gjeni këtu: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:CEE_Spring_2015 Fituesit janë shpallur në bazë të numërit të artikujve të redaktuar dhe në bazë të byteve të shtuara në përmbajtje. Aktiviteti i rradhës bëhet në Maqedoni: https://meta.wikimedia.org/wiki/CEE_WikiCamp_2015. Pjesëmarrës do të jenë 3 fituesit nga secili shtet. Në rastet kur fituesit nuk mund të marin pjesë, personat e tjerë do zgjidhen nga ai/ajo qe ka më shumë kontribute, pra ti. Ju lutem mund të më kontaktoni me email(nga Wikipedia) që të kemi komunikim më të shpejtë për hapat e rradhes? Faleminderit dhe urime --Margott (diskutimet) 24 qershor 2015 09:41 (CEST)[përgjigjuni]

Kandidim per administrues

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Athens382! Nese keni kohe, ju lutem hidhini nje sy kandidimit tim per administrues. Faleminderit. --Olsi (diskutimet) 17 gusht 2015 00:24 (CEST)[përgjigjuni]

Pjesmmarrje në votim dhe diskutim

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Athens382,

Për shkak se shpesh hapen votime, diskutime, ide, dhe nuk përmbyllen, unë ju ftoj që të merrni pjesë nëse dëshironi të thoni mendimin dhe të jepni votën tuaj. Ju lutem shprehni lirshëm mendimin tuaj PRO, KUNDËR apo NEUTRAL, un nuk jam SPONZOR, thjesht dua që këto procese të mbarojnë, për të lënë hapësirë për artikuj të tjerë të votohen dhe diskutohen. Në këtë listë janë disa artikuj të propozua për artikull të Mirë dhe të Përkryer.

Ndërsa aktualisht është i hapur një diskutim në Kuvend për një Wikiprojekt, Faqe për Wikipedian në Facebook. Aktualisht akoma është i hapur votimi për krijimin e projektit, ndërsa mund të jepni ide të reja, të kundërshtoni ato aktuale dhe të votoni ashtu si mendoni se është më mirë. --Liridon (diskutimet) 8 shtator 2015 20:45 (CEST)[përgjigjuni]

Thirrje për pjesëmarrje aktive në Wikipedia Weekend 2015

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Athens382,

Shpresoj që projektet po ju shkojnë mirë. Po ju shkruaj për Wikipedia Weekend, edicioni i dytë këtë vit që mbahet në 5-6 Dhjetor 2015 në Tiranë. Wikipedia Weekend është takimi vjetor i wikipedianëve nga vënde si Kosova, Shqipëria, rajoni dhe Evropa me qëllim ndarjen e eksperiencave midis nesh si dhe ekspozimin e projekteve të Wikimedia në Wikipedianë potencialë. Vizioni i organizatorëve është që ky aktivitet të bëhet cdo vit dhe të ndikojë sadopak në rritjen e komunitetit tonë dhe të përmirësimit të Wikipedia në shqip, të Commons dhe jo vetëm. Mendojmë se do ishte interesante dhe shumë e dobishme për komunitetin shqipfolës të Wikipedia të ishit pjesë e këtij eventi, si një kontribues aktiv i komunitetit, me vecorinë e pjesëmarrësit ose/dhe ligjëruesit.

Për më shumë informacion dhe aplikime për pjesëmarrje ju lutem shikoni këtu: https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2015. Për cdo pyetje mos hezitoni të na kontaktoni duke lënë shënimin tuaj në faqen Meta si më lart. Shpresoj të shihemi në Wikipedia Weekend 2015. --Redon Skikuli (diskutimet) 6 nëntor 2015 10:25 (CET)[përgjigjuni]

Përshendetje Redon,
Faleminderit për ftesën. Tashmë veç kam sigurar një biletë për këtë edicion. Mirupafshim :) --Athens382 (diskutimet) 7 nëntor 2015 20:13 (CET)[përgjigjuni]
Do jetë kënaqësi që jo vetëm t'ju kemi nga afër si pjesëmarrës, por dhe të ndani eksperiencën tuaj si anëtar i komunitetit me Wikipedianë të rinj dhe të tjerë me eksperiencë.--Redon Skikuli (diskutimet) 7 nëntor 2015 22:52 (CET)[përgjigjuni]

Artikuj të mirë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Athens382,

Tre nga artikujt tuaj (Testi i Turingut, Anton Çehov, Degët e fizikës) kam kandiduar për artikuj të mirë. Ju lumtë, një punë e shkëlqyer deri tani.--Liridon (diskutimet) 20 dhjetor 2015 21:28 (CET)[përgjigjuni]


Përshëndetje,
Faleminderit shumë Liridon, e vlerësoj :). --Athens382 (diskutimet) 21 dhjetor 2015 17:41 (CET)[përgjigjuni]

CEE Spring 2016 Kosova

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Athens382, sic keni mujt me pa, jeni njeri prej fituesve te gares Wikimedia CEE Spring 2016 Kosova. Urime!

Kemi pergatitur nje dhurate te vogel per ju.

Me mesazh privat na tregoni ju lutem emrin e plote, nje adrese emaili, numer telefoni dhe na tregoni nese mund ta terheqni dhuraten fizikisht ne Prishtine apo preferoni t'ua dergojme me poste. Na ate rast na tregoni adresen.

Ky proces mund te marr kohe deri javen tjeter.

Me nderime,

--Arianit (diskutimet) 8 qershor 2016 18:05 (CEST), ne emer te ekipit organizues[përgjigjuni]

WALUG (votimi për rregulloren)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Athens382,

Wikimedians of Albanian Language User Group është një grup i wikimedianëve shqiptarë tashmë i njohur nga Fondacioni i Wikimedias, që aktualisht po përpilon rregulloren/strategjinë e funksionimit. Propozimet, votimi dhe diskutimi për Vizionin e User Grupit është deri më 23:59 CEST 3 korrik 2016. Jeni i ftuar të jepni propozime/ide ose të votoni për propozimet e dhëna.--Liridon (diskutimet) 29 qershor 2016 00:17 (CEST)[përgjigjuni]

Anketa e CEE Spring 2016

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, pjesëmarrës i CEE Spring 2016! Organizatorët ndërkombëtar të garës kërkojnë nga ju të kompletoni anketën rreth garës. Është shumë e shkurtër. Kjo na jep neve disa statistika dhe na ndihmon që të bëjmë garën e ardhshme më të mirë. Ju lutem kompletoni anketën këtu: https://wikimedia.qualtrics.com/jfe/form/SV_eLP1PKZWjSpIi45 Best regards,
-- Ата via MassMessage 10 shtator 2016 15:28 (CEST)[përgjigjuni]

Faqet me ndryshime në pritje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 11:48 (CEST)[përgjigjuni]