Sylejman Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sylejman Pasha (turqisht: Süleyman Paşa)[a] ka qenë sanxhakbej i Shkodrës, i Elbasanit dhe Vezir i Perandorisë Osmane nga familja e Bushatlinjve dhe sipas një kronike ishte nip i oxhakut të Hoxhollit.

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sapo u emërua sanxhakbej i Shkodrës, i kushtoi vëmendje të Vilajetit të Malit të Zi.[1] Ai ishte në dijeni të marrëdhënieve në mes malazezëve dhe Republikës së Venedikut.[1] Pasi dëgjoi se kishte patur biseda mes Mitropolitit Rufim Boljević dhe provveditore Zeno, ai u përpoq me të gjitha mjetet për ta thyer atë aleancës dhe për të ndarë Malazezët dhe Brđani nga Venedikasit.[2] Më 1683 venedikasit bënë përpjekje për ta helmuar.[3] Vitin tjetër, më 1684 venedikasit zbarkojnë në Kotorr, shpartallojnë garnizonin e vogël osman të Kastelnuovos dhe Budvës dhe nisen drejt Shkodrës. Sylejman Pasha u doli para me një fuqi sa gjysma e asaj veneciane e theu në zonën mes Tivarit dhe Kotorrit. Pasi çoi krerët e oficerëve, 12 flamuj dhe 4 komandantë regjimentesh në Stamboll, u shpërblye me titullin pashà me dy tuje dhe një qyrk gëzofi foke. Më pas u ngarkua të shtronte fiset e pabindura malësore të sanxhakut të tij.[4]

Gjatë Luftës së Madhe Turke në vitin 1685, ai udhëhoqi një kontigjent që iu afrua Cetinjes,[5] dhe rrugës luftoi me hajdukë në shërbim të Venedikut nën komandën e Bajo Pivljanin në kodrën e Vrtijeljka (në Betejën e Vrtijeljka), ku i mposhti kaçakët.[6] Thuhet se Sylejmani arriti të depërtonte në Cetinje vetëm me ndihmën e Brđani, të cilët ishin në gjak me fiset e Malit të Zi.[7] Më pas, osmanët fitimtarë parakaluan me 500 koka të prera përmes Cetinjes,[8] dhe gjithashtu sulmuan manastirin e Cetinjes dhe pallatin e Ivan Crnojević.[9] Syleymani ia dërgoi kokën e Bajos sulltanit si trofe.[10] Në 1686 sulmoi Budvën.

Në mars dhe maj 1688, ai sulmoi fisin e Kuçit,[11] i cili, me vojvodën Ivan Drekaloviç, me ndihmën e Kelmendit dhe Piperit, shkatërroi ushtrinë e Syleymanit dy herë, mori Medunin dhe shtiu në dorë sasi të mëdha armësh e pajisjesh.[12] Pasi i joshi dhe i bindi fiset malësore, instauroi institucionin e bajrakut dhe zhduku krejt ndikimin venedikas që nga zotërimet e sanxhakut të tij e deri në Dalmaci, me fiset bashkëluftëtare.[4] Më 1698 vezir e sanxhakbej i Shkodrës, ishte kryekomandant i forcave ushtarake të sanxhaqeve shqiptare për mbrojtjen e bregdetit nga sulmet e flotës veneciane.[13]

Sylejmani hyri në Cetinje përsëri në 1692, përsëri me ndihmën e Brđani, dhe nxorri nga vendi venedikasit, duke ripohuar sundimin e tij mbi Malin e Zi, i cili kishte qenë nën mbrojtjen Veneciane.[7] Arriti një marrëveshje me Venedikasit me 11 kushte nën të cilat ato janë të tërhiqen nga Cetinje.[14]

Në ditarin e vet, Mollà Daut Boriçi ka shënuar se më 1106 h (1694) Sylejman Pasha u caktua bejlerbej i Rumelisë.[13] Eqrem bej Vlora kumton se pasi qe sanxhakbej i Shkodrës (1683-1693) u bë i Elbasanit (1693-1695).[15]

Hydaverdi pashë Begolli



?
Sanxhakbeu i Shkodrës



fl. 1685-92
Ali Pasha nga Shkupi



1693-?

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Stanojević, Gligor; Vasić, Milan (1975). Istorija Crne Gore (3): od početka XVI do kraja XVIII vijeka. Titograd: Redakcija za istoriju Crne Gore. f. 174. OCLC 799489791. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Velibor V. Džomić (2006). Pravoslavlje u Crnoj Gori. Svetigora. Када је скадарски паша Сулејман Бушатлија дознао за преговоре владике Рувима и провидура Зена, свим средствима је покушао да разбије тај савез и да Црногорце и Брђане одвоји од Млечана. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Injac Zamputi, Selami Pulaha, red. (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë (1675-1699). Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Historisë. f. 527. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Vlora 2010, p. 233-236.
  5. ^ Zbornik za narodni život i običaje južnih slavena. 1930. f. 109. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Enciklopedija Jugoslavije: Bje-Crn. Jugoslavenski Leksikografski Zavod. 1980. f. 49. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Karadžić. 2–4. Štamparija Mate Jovanovnića Beograd. 1900. f. 74. Дрногорци су пристали уз Турке против Клемената и њихових савезника Врћана20), а седамдесет и две године касније, 1685. год., СулеЈман паша Бушатлија успео је да продре на Цетиње само уз припо- моћ Брђана, који су били у завади с Црногорцима.*7! То исто догодило се 1692. год., кад је Сулејман-пагаа поново изишао на Цетиње, те одатле одагнао Млечиће и умирио Црну Гору, коЈ"а је била пристала под заштиту млетачке републике.*8) 0 вери Бр- ђани су мало водили рачуна, да не нападају на своје саплеме- нике, јер им је плен био главна сврха. Од клементашких пак напада нарочито највише су патили Плаво, Гусиње и православнн живаљ у тим крајевима. Горе сам напоменуо да су се ови спуштали и у пећки крај,и тамо су били толико силни, да су им поједина села и ... Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ The South Slav Journal. Dositey Obradovich Circle. 1983. f. 93. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Peter II (Prince-Bishop of Montenegro) (1905). Gorski vijenac, vladike crnogorskoga. Hrvatska knjižarnica. f. 61. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Istorijski zapisi: organ Istoriskog instituta i Društva istoričara SR Crne Gore. Istorijski institut u Titogradu. 2007. Бајо је погинуо у кланцу на Вртијељци око седмог маја 1685. бра- нећи узалуд Турцима продор према Цетињу. Његову главу, као велики трофеј Сулејман-паша Бушатлија ће послати у Цариград Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Zapisi. 13. Cetinjsko istorijsko društvo. 1940. f. 15. Марта мјесеца 1688 напао је Сулејман-паша на Куче Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Mitološki zbornik. Centar za mitološki studije Srbije. 2004. ff. 24, 41–45. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b Bushati 2003, pp. 47-49.
  14. ^ Malbaša, Predrag. "Cetinjski Manastir na Ćipuru". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). I. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". ff. 282–283. ISBN 978-99943-56-83-6. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bushati, Hamdi (2003). Bushatllinjtë. Shkodër: Idromeno. ISBN 99927-841-2-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)