Shko te përmbajtja

Vedat Muriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vedat Muriqi
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Vedat Muriqi
Data e lindjes 24 prill 1994 (32 vjeç)
Vendi i lindjes Prizren, Kosovë
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)
Pozicioni Sulmues
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Mallorca
Numri 7
Karriera me të rinjtë
2005–2010 KF Liria
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2013 Liria 10 (3)
2013–2014 Teuta 18 (1)
2014 → Besa (huazim) 13 (3)
2014–2016 Giresunspor 57 (21)
2016–2018 Gençlerbirliği 46 (5)
2018–2019 Çaykur Rizespor 50 (25)
2019–2020 Fenerbahçe 32 (17)
2020–2022 Lazio 38 (1)
2022 → Mallorca (huazim) 16 (5)
2022– Mallorca 87 (29)
Karriera ndërkombëtare‡
2013 Kosova nën-21 1 (1)
2013–2014 Shqipëria nën-21 4 (1)
2016– Kosova 61 (30)
* Club domestic league appearances and goals as of 15 mars 2025
‡ Kombëtarja caps and goals as of 23 mars 2025

Vedat Muriqi (lindur më 24 prill 1994) është futbollist profesionist kosovar i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Mallorca dhe përfaqësuesen kosovare.

Muriqi ka lindur në Prizren, Kosovë nga prindër shqiptarë. Ai posedon pasaportë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Turqisë.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 janar 2013, pasi la mbresa në një ndeshje miqësore, Muriqit ju ofrua një kontratë 18 mujore nga klubi shqiptar i [[Kategoria Superiore|Kategorisë Superiore Teuta, të cilën lojtari e pranoi.[2] Muriqi bëri debutimin e tij zyrtar me Teutën më 23 shkurt në barazimin 1–1 kundër Tiranës në ndeshjen e javës së 16të të kampionatit; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë.[3]

Më 4 janar 2014, Muriqi u huazua për pesë muaj te klubi tjetër i Kategorisë Supreiore, Besa. Ai debutoi më 1 shkurt duke luajtur 45 minuta në ndeshjen kundër Laçit; ai i dhuroi ekipit të tij një barazim 2–2 duke shënuar në minutën e fundit.[4]

Më 18 gusht 2014, Muriqi firmosi në Turqi me Giresunspor.[5] Më 14 shtator 2014, ai bëri debutimin e tij në humbjen 0–1 në shtëpi kundër Adana Demirspor, duke u aktivizuar në minutën e 78të në vend të David Solomon Abwo.

Më 31 maj 2016, Muriqi u transferua te klubi i elitës turke Gençlerbirliği.[6] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin e tij të ri më 21 gusht në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Gaziantepspor.

Më 11 janar 2018, Muriqi u rikthye në Ligën e Parë të Turqisë duke ju bashkuar Çaykur Rizespor.[7][8] Ai shënoi dy gola në debutimin e tij më 21 janar në fitoren komode 3–0 në transfertë kundër Manisaspor.[9]

Më 7 korrik 2019, Muriqi firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin turk Fenerbahçe.[10] Transferimi u zyrtarizua ditën e ardhshme.[11]

Më 31 janar 2022, Muriqi u huazua te klubi spanjoll Mallorca deri në përfundim të sezonit 2021–22.[12] Shuma e transferimit ishte 1 milion €.[13] Ai debutoi me klubin tre ditë më pas duke luajtur si titullar në ndeshjen çerek-finale të Kupës së Mbretit kundër Rayo Vallecanos. Debutimi i tij në La Liga erdhi më 5 shkurt në fitoren 2–1 kundër Cádizit, ku ai shënoi me penallti në minutën e 66të.[14] Më 9 prill, Muriqi shënoi golin e vetëm të suksesit në shtëpi kundër Atlético Madridit. Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Muriqi ishte protagonist me një gol kundër Vallecanos dhe asist kundër Osasunës, duke ndihmuar ekipin t'i fitonte të dy ndeshjet. Këto dy fitore ishin vendimtare për mbijetesën e Mallorës në La Liga pasi ata e mbyllën kampionatin në vendin e 16të me 39 pikë, një pikë më shumë Granada e vendit të 18të.

Më 22 korrik 2022, transferimi i Muriqit te Mallorca u bë përfundimtar dhe ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin.[15] Më 2 gusht, ai shënoi golin e parë të sezonit në humbjen 2–1 kundër Athletic Bilbaos, si dhe shënoi në fitoren 2–0 kundër Rayo Vallecanos në javën e tretë për t'i dhënë ekipit fitoren e parë të sezonit. Më 11 shtator, Muriqi shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 4–1 kundër Real Madridit në Santiago Bernabéu, duke u bërë shqiptari i dytë etnik pas Fatos Beqirajt që i shënon Los Blancos. Një muaj më vonë, në ndeshjen kundër Elches, Muriqi fillimisht humbi një penallti në minutën e 12të, por shënoi një tjetër penallti në minutën e 71të për të barazuar ndeshjen. Në minutën e 85të, ai u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme pasi goditi me brryl një lojtar kundërshtar gjatë një dyluftimi për top.[16] Ai u pezullua me dy ndeshje për këtë veprim.

Muriqi u rikthye në aksion pas pezullimit dhe shënoi gol në katër ndeshjet e rradhës të ekipit, respektivisht kundër Valencias, Espanyolit, Villarrealit dhe Atléticos, duke i dhuruar ekipit 10 pikë. Më 9 prill 2023, ai shënoi dopietën e parë në La Liga në barazimin 3–3 kundër Real Valladolidit. Muriqi e mbylli sezonin e tij të parë të plotë në Spanjë me 15 gola dhe 3 asiste në 35 ndeshje në La Liga.[17] Falë kontributit të tij, Mallorca e mbylli sezonin në vendin e 9të.

Muriqi e nisi sezonin 2023–24 duke shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të kampionatit, përfshirë një gol në barazimin 2–2 kundër Barcelonës.[18] Në nëntor 2023, gjatë kohës që po luante me Kosovën, Muriqi pësoi një dëmtim një pulpën e këmbës dhe mungoi për rreth dy muaj. Ai regjistroi vetëm 7 gola në 29 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar Mallorcën të siguronte mbijetesën.

Në sezonin 2024–25, Muriqi shënoi në barazimin 1–1 kundër Real Madridit në ndeshjen hapëse të kampionatit. Më 24 shkurt 2025, ai luajti ndeshjen e tij të 100të në La Liga në barazimin 1–1 kundër Sevilla.[19] Ashtu si në sezonin e kaluar, ai shënoi 7 gola në 29 ndeshje në La Liga.

Muriqi e nisi sezonin e pestë me klubin duke marrë një karton të kuq në minutën e 39të të ndeshjes së javës së parë të kampionatit kundër Barcelonës; Mallorca u mposht me rezultatin 3–0.[20][21] Ai mungoi në ndeshjen e rradhës kundër Celta Vigos, e cila do të ishte ndeshja e vetme që ai do të humbiste për këtë sezon. Muriqi u rikthye në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit kundër Real Madridit, ku ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij. Më 17 janar 2016, Muriqi shënoi tregolëshin e parë në La Liga në fitoren 3–2 kundër Athletic Bilbaos.[22] Një muaj më vonë, ai shënoi golin e 50të në La Liga në humbjen 2–1 kundër Real Betis, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në këtë kompeticion mbrapa Samuel Eto'os (54 gola).[23][24] Ai e theu rekordin më 12 prill duke shënuar dy gola në fitoren 3–0 kundër Rayo Vallecanos.[25] Ky ekip u bë gjithashtu i preferuari i Muriqit për t'i shënuar, pasi ai arriti në 9 gola në 10 ndeshje kundër tyre. Muriqi e mbylli sezonin me 23 gola në La Liga, dy më pak se Kylian Mbappé, i cili fitoi Trofeun Pichichi. Pavarësisht kontributit të tij madhor, Mallorca nuk e shmangu dot rënjen në Segunda División.[26]

Rikthimi te Fenerbahçe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 qershor 2026, Muriqi u rikthye te Fenerbahçe duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.[27] Ai e nisi sezonin duke luajtur në fitoren 1–0 kundër Sturm Graz në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve.[28] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 22 gusht në fitoren 4–2 kundër Konyasporit në kampionat. Katër ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve në fitoren 2–1 kundër Lyonit në fazën play-off. Ky sukses i lejoi Fenerbahçes të kualifikohej në fazën e ligës.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 tetor 2013, Muriqi bëri debutimin e tij me Shqipërinë U21 në një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s 2015 kundër Bosnjë e Hercegovinës U21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shala.

  1. ↑ "Vedat Muriqi artık Türk vatandaşı" (në turqisht). NTV Spor. 2 korrik 2015.
  2. ↑ "Muriqi premton: Do ju bind të gjithëve te Teuta". Panorama Sport. 15 janar 2013. Marrë më 20 korrik 2020.
  3. ↑ "Tirana e Dedes e nis me "X" kundër Teutës. Bardheblutë zbresin të pestët në renditje…". Panorama Sport. 24 shkurt 2013. Marrë më 24 korrik 2020.
  4. ↑ "Besa Kavajë vs. Laçi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 1 shkurt 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  5. ↑ "Giresunspor, Vedat Muriqi ile anlaştı" (në turqisht). Milliyet. 18 gusht 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  6. ↑ "Vedat Muriqi resmen Gençlerbirliği'nde" (në turqisht). Goal.com. 31 maj 2016. Marrë më 24 korrik 2020.
  7. ↑ "Vedat Muriç Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Çaykur Rizespor. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  8. ↑ "Vedat Muriqi Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Milliyet. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  9. ↑ "Debutim ëndrrash për Muriqin, shënon dy gola të bukur për katër minuta te Rizespori (Video)". Telegrafi. 22 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  10. ↑ "Vedat Muriqi Türkiye'nin En Büyük Ailesine Katıldı" (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 7 korrik 2019. Marrë më 25 korrik 2020.
  11. ↑ "Welcome Vedat Muriqi" [Mirëseerdhe Vedat Muriqi] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. Marrë më 25 korrik 2020.
  12. ↑ "Vedat Muriqi joins the club on loan" (në anglisht). RCD Mallorca. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022.
  13. ↑ "Vedat Muriqi ka fluturuar drejt Spanjës për të kompletuar transferimin te Mallorca". Telegrafi. 29 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022.
  14. ↑ "Vedat Muriqi ia nis me gol në La Liga, shënon ndaj Cadiz". Telegrafi. 5 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2022. Marrë më 5 shkurt 2022.
  15. ↑ "Vedat Muriqi vuelve al RCD Mallorca" (në spanjisht). RCD Mallorca. 22 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2022. Marrë më 22 korrik 2022.
  16. ↑ "Një penallti e humbur, një e shënuar dhe një karton i kuq, paraqitje për t'u harruar e Vedat Muriqit". Nacionale. 10 tetor 2022.
  17. ↑ Dan Hepburn (5 qershor 2023). "Final 2022/23 La Liga Pichichi Trophy standings" (në anglisht). 90min.com. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2023. Marrë më 19 shkurt 2026.
  18. ↑ "Vedat Muriqi shënon kundër Barcelonës". Klan Kosova. 3 dhjetor 2024.
  19. ↑ "Vedat Muriqi today plays his 100th game in La Liga with Mallorca" (në anglisht). Periskopi. 24 shkurt 2025.
  20. ↑ "Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq me Barcelonën". Telegrafi. 21 gusht 2025.
  21. ↑ "Barcelona shumë e fortë, Vedat Muriqi skuqet". Botasot.info. 16 gusht 2025.
  22. ↑ "Makineri golash në Spanjë: Muriqi shkëlqen me tripletë në La Liga". Vox News Albania. 17 janar 2026.
  23. ↑ "Match Report: RCD Mallorca 1-2 Real Betis" (në anglisht). RCD Mallorca. 15 shkurt 2026.
  24. ↑ "Muriqi alcanza los 50 goles en LaLiga, llega una nueva publicación desde Mallorca" (në spanjisht). Reporteri.net. 15 shkurt 2026.
  25. ↑ "Dopietë historike, Muriqi thyen rekordin e Samuel Eto'o". Vox News Albania. 12 prill 2026.
  26. ↑ Fernando Gabarró (24 maj 2026). "Historic Muriqi emerges as a real option" (në anglisht). Mundo Deportivo.
  27. ↑ "Ailemize yeniden hoş geldin Vedat Muriqi" (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 19 qershor 2026. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2026. Marrë më 19 qershor 2026.
  28. ↑ "UEFA Şampiyonlar Ligi'nde Play-off'tayız" (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 11 gusht 2026. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2026. Marrë më 11 gusht 2026.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]