Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/4
Roberto Baggio (Italisht:[roˈbɛrto ˈbaddʒo]; lindur më 18 shkurt 1967) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante zakonisht si sulmues i dytë ose mesfushor sulmues, si dhe ishte i aftë të luante në disa pozicione sulmuese. Ai është i drejtori i sektorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ai ka qënë një lojtar me dhunti teknike, si dhe një organizator krijues dhe një specialist i goditjeve të lira, i cili gjithashtu njihej për aftësitë dribluese dhe atyre të shënimit. Baggio gjithashtu është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1999, ai u rendit i katërti në sondazhin e mbartur në internet nga FIFA për lojtarin më të mirë të shekullit, si dhe u zgjodh edhe në në ekipin e ëndërrave të FIFA Kupës së Botës në vitin 2002. Në vitin 1993, ai u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit dhe fitoi edhe Topin e artë. Në vitin 2004, ai u emërua nga Pelé në FIFA 100, një list me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Baggio ka luajtur 56 ndeshje me Italinë, dhe ka shënuar 27 gola, duke qënë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares sëbashku me Alessandro Del Pieron. Ai shkëlqeu në ekipin italian që u rendit i treti në Kupën e Botës 1990, duke shënuar dy herë. Në edicionin tjetër, ai udhëhoqi Italinë në finale, duke shënuar pesë gola; ai mori çmimin Topi i Argjendë dhe u emërua edhe në formacionin e turnamentit. Pavarësisht se ishte ylli i ekipit gjatë turnamentit, ai humbi penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive në finale ndaj Brazilit. Në Kupën e Botës 1998, ai shënoi dy herë me Italinë që u eliminua në çerek-finale nga Franca që në fund u shpall fituese. Baggio është lojtari i vetëm italian që ka shënuar në tre edicione të FIFA Kupës së Botës, dhe me nëntë gola është një nga tre lojtarët, sëbashku me Paolo Rossin dhe Christian Vierin, që kanë shënuar më shumë gola për Italinë në këtë turnament.
Baggio njihet me pseudonimin Il Divin Codino (Bishtkali hyjnor), për modelin e flokëve që ka pasur gjatë shumicës së karrierës së tij, për talentin dhe bindjeve të tija Budiste. Në vitin 2002, ai u emërua ambasador i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara. Një vit më vonë, ai ishte fituesi i parë i çmimit Golden Foot. Si mirënjohje për aktivitetet humanitare të tij, ai mori çmimin Njeriu i Paqes nga Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2010. Ai u fut në Sallonin e Famës të Futbollit Italian në vitin 2011.