Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/Sh
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/Sh ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Shiu është forma më e zakonshme e reshjes që krijohet kur pikat e imta të ujit bashkohen në një madhësi 0,5 deri 6-7 mm dhe për shkak të rëndesës bien prej reve në tokë. [1]
- Shkarja ështët çarje në koren e Tokës dhe lëvizja ndërmjet krahëve të saj, që krijohen is rrjedhim i lëvizjeve tektonike vertikale (radiale). Lëvizjet vertikale shkaktojnë çarjen dhe shkëputjen, thyrjen e masave shkëmbore në koren e Tokës. [1]
- Shkretëtira është hapësirë e cila përshkak të mungesës së madhe të lagështisë mbulesa vegjetative është e pazhvilluar. Edhe pse shkretëtirat njihen si hapësira ku ka pak jetë, megjithëatë ato iu ofrojnë shumë gjallëresave strehim. Përafërsisht një të tretën e sipërfaqës kontinentale të Tokës e përbëjnë shkretëtirat. [1]
- Shtrati i lumit është thellimi zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. [1]
- Shtypja e ajrit.- Ajri është materje e cila ka peshën e vet. Thërmijat e ajrit nën ndikimin e forcës së gravitetit, shkaktojnë trysni në të gjitha objektet në sipërfaqen e Tokës dhe quhet trysni ose presion atmosferik. Në kushtet e qetësisë së ajrit trysnia atmosferike mbi sipërfaqe të caktuar i pëgjigjet masës së shtyllës së ajrit të atmosferës mbi sipërfaqen gjegjëse.[1]