Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/T
Appearance
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/T ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
- Tajga është tip i pyjeve e cila shtrihet në pjesën veriore të hemisferës veriore, në kushtet e klimë së ftohët. Në veri të tajgave shtrihen tundrat, ndërsa në jug pyjet e përziera dhe stepat.[1]
- Tajfuni erë e fortë në vist tropike të Azisë Lindore e Juglindore.[1]
- Teoria e trnzicionit demografik shqyrton procesin e zhvillimit të popullsisë nëpër etapa të caktuara të zhvillimit shoqëror-ekonomik, duke u bazuar në përgjithësimin e fakteve empirike të ndryshimit të komponentëve të lëvizjes natyrore të popullsisë të vendeve të zhvilluara perëndimore të Evropës. Tranzicioni demografik, sipas teorisë së tranzicionit demografik, nënkupton së pari rënien e mortalitetit nën 30 ‰ dhe, më vonë, edhe rënien e natalitetit, gjithashtu nën 30 ‰ .[1]
- Tefik Basha - gjeografë. [1]
- Toponimia
- Toponimia është studimi shkencor për emrat e vendeve (toponyms), origjina e tyre, kuptimet, përdorimin dhe tipologji. Pjesa e parë e fjalës vjen nga greqisht tópos (τόπος), vendin; pasuar nga ónoma (ὄνομα), që do të thotë emër. Kjo në vetvete është një degë e onomastikë, studimi i emrave të të gjitha llojeve. Për të kuptuar vlerën e toponyms, kujtoj çdo toponym (ose emrin gjeografike) si titulli i një tregim i zbuluar disa aspekt i një rajon e trashëgimisë kulturore apo natyrore. [1]
- Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). [1]
- Treva është vend ( hapësirë ) i vogël, më i vogël se krahina (regjioni), i përbërë prej dy a më shumë trojesh fqinje, të cilat ndërmjet tyre dallohen nga pjesët përbërëse natyrore dhe antropogjene, por që gjithëashtu përbënë një tërësi të caktuar hapsinore. [1]
- Trëndafil i erërave është drejtimi caktuar i erërave që fryjnë mbi një vend, i cili përcaktohet me diagramin polar.[1]
- Trualli është vend i vogël si tërësi e vaçantë gjeografike , që dallohet nga trojet fqinje nga veçoritë e pjesëve përbërëse natyrore ( relievi, ndërtimi gjeologjik, klima, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, tokat dhe bimësia), si dhe nga veçoritë antropogjene (vendbanimet dhe të gjihta objektet e tjera dhe dukuritë e krijuara nga veprimtaria njerzore) (ps.sh. gropësirë, fushë e vogël, fushë karstike, ranishtë rrafsh lumor i madh etj). [1]
- Trualli është njësia bazë e ndarjes fiziko-gjeografike. [1]
- Tundrat janë zona të rrafshëta ose të valëzuara e të zhveshura, me bimëi kryessht nga myshqet dhe likenet, që shtrihen kryesisht në zonën nënarktike të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës Veriore. [1]