Jump to content

Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/B

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
Fresko pamjen ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Gjeografi apo Vitrina Projekti Fjalori/B ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije
A · B · C · Ç · D · Dh · E · Ë · F · G · Gj · H · I · J · K · L · Ll · M · N · Nj · O · P · Q · R · RR · S · Sh ·  T · TH · U · V · X · Xh · Y · Z · Zh / W
B-ja në lëmi tjera

Gjuhë dhe Letërsi
Arkeologjia
Arsimi
Baleti
Biznes
Ekonomia
Film
Fizika
Informatika
Interneti
Inxhenieria
Judikatura
Kimia
Komunikacioni
Kopshtaria
Kuzhina
Matematika
Mitologjia
Mjekësia
Muzika
Piktura
Gjeografia
Politika
Biologjia

  1. Baltak,-u, vend me baltë e me ujë dimer e verë.[1]
  1. Ball/ë,~i,~ët -. Në seizmologji: njësi për të matur shkallën ose fuqinë e tërmetit.[1]
  1. Gjat 24 orëve në oqeane dhe dete vërehen dy ngritje dhe ulje të nivelit të detit. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë.[1]
  1. Bar,~i m.sh.~ë, ~ët. Njësi për të matur shtypjen atmosferike, e barabartë me nji milion din në një centimetër katrorë. bari i përgjigjet shtypjes së shtyllës së merkurit prej 750,08 mm, që do të thotë se shtypja prej 1 mm e shtyllës së merkurit u përgjigjet 1 333 milibarëve, ose 1 mb u përgjigjet 0,75 mm të shtyllës së merkurit.[1]
  2. Barisfer/ë.~a. Quhet bërthama e Tokës me rreze rreth 3.500 km ( shih bërthama e Tokës).[1]
  3. Barograf,~i,~ë,~ët. lloj bametri, që shënon vet ndryshimet e shtypjes atmosferike. Vepron mbi parimin e aneroidit.[1]
  1. Abrazioni (gërryerja, bartja nëpërmjet fërkimit) është procesi dhe dukuria e veprimit të valëve të ujit të detit dhe të liqeneve në bregun e tyre.[1]
  1. Barhane janë dynet e izoluara, me formë të rregullt, kryesiaht gjysmë harku ose drapri, me anë konkave të kthyera nga frynë era.
  1. Batull,~a, at. Cekëtinë në lumë a në det.[1]
  1. Batimetri,-a është shkencë e cila merret me percaktimin dhe hartografimin e thellësive të oqeaneve me anen e ekosonderëve.[1]
  1. Bazalti është shkëmb magmatik sipërfaqësor ( vullkanik) i rrasët, i ngjeshur dhe i rëndë. Ka ngjyrë të mbyllt rëndom të zezë, të kaltër të mbyllët dhe ngjyrë të hirtë.[1]
  1. Beduinët(arab. banor të shkretirës) fise nomade dhe gjysemnomade arabe në Gadishullin Aabik dhe në Afrikën veriore. [1]
  1. Bërthama e Tokës shtrihet në qendër të të planetit Tokë. Fillon nga thellësia rreth 2 900 km dhe diametric i saj ëhit rreth 7 000 km. Kryesisht pëbëhet nga hekuri dhe nikeli ( NiFe). [1]
  1. Bifurkacioni (Bigëzimi) është fenomen natyrorë kur nji lum ndahet në dy degë dhe derdhet në ujëmbledhësa të dryshëm detarë. [1]
  1. Bifurkacioni (Bigëzimi) është fenomen natyrorë kur nji lum ndahet në dy degë dhe derdhet në ujëmbledhësa të dryshëm detarë.[1]
  1. Biotopet ( greq. bios - jetë dhe topos - vend) janë mjedise në të cilat jetojnë organizmat. Biotopet themelore janë: tokësore, ujore dhe ajrore (në atmosferë). Me ndarje tjetër biotopi tokësor ndahet në sipërfaqësorë, nëntokësor në Tokë) dhe i shpellave, kurse biotopi ujor ndahet në ujëra të ëmbla dhe detare. [1]
  1. Biogjeografi,~a është shkenca që studion kushtet e zhvillimit dhe përhapjen gjeografike të bimëve e të kafshëve në sipërfaqen e Tokës. Ndahet në zoogjeografi ( gjeografi e shtazëve) dhe fitogjeografi (gjeografie bimëve).[1]
  1. Biogjeokimi,~a është degë e gjeokimisë, që studion aktivitetin gjeologjik të organizmave të gjallë.[1]
  1. Biosfer/ë~a është mbështjellës i veçant i Tokës, të cilin e përbëjnganizmat që jetojnë sipërfaqen e tokës, në tokë (deri në thellësi 2-3 km), në hidrosferë dhe në pjesën e poshtme të atmosferës ( troposferë).[1]
  1. Shih: Dëbora; Dëbora (ose bora) është reshje atmosferike në formë kristalesh uji të ngrirë që bien në tokë në trajtë flokësh të bardha dëbore.[1]
  1. Bryma është lloj i reshjes së ulët me strukturë prej kristaleve të akullit shum të imëta, e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë në sipëfaqen e tokës, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.[1]
  1. Gjithmon kalon një kohë prej momentit kur shihet vetëtima dhe kur dëgjohet krisma e rrufesë. Por krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjat një kohë, dhekjo quhet bubullimë.
  1. Budistanëtar i fesë i cili i beson mësimit të Budës. Bud konsiderohet si " mendimtar i shenjtë".[1]
  1. Bujanë - Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur. U fut në bujanë.
  1. Bulçim - Vapë e madhe e mbytëse; ufëm, zagushi, zabullimë.
  1. Buna - është lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri, buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik.


  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u Planeti