Jump to content

Xhemal bej Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemal Bushati

Xhemal beg Bushati (Shkodër, 18801 gusht, 1941) ka qenë deputet i Shkodrës dhe ministër pa portofol në kabinetin e Nolit.

Leu në Shkodër, i biri i Shaqir beut të degës së Vishobejlerëve të oxhakut të Bushatllinjëve, dhe nip i familjes Gjyrezi.[1] Mbaroi arsimin fillor dhe "Iladijen" në vendlindje.[2] Mori pjesë me armë në kohën e rrethimit e Shkodrës gjatë Luftës Ballkanike.[1]

Më 1920-'21 është anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.[2] Është pjesë e parisë shkodrane që nënshkruajnë një deklaratë përmes së cilës bien në ujdi me vendimet e marra nga Kongresi i Lushnjes. Më 1920 përgjatë Luftës së Koplikut, komandonte një formacion vullnetarësh kundër provokacioneve serbe.

U zgjodh anëtar i Parlamentit shqiptar në zgjedhjet e vitit 1921 si përfaqësues i prefekturës së Shkodrës. Sipas Vllamasit, në një mbledhje në shtëpinë e Bajram Currit, deputetët Thaçi, Saraçi, Rroji që lidheshin me Zogun, simpatizonin Populloren; Gurakuqi, Fishta dhe Kruja me Partinë Përparimtare dhe Mitrovica e Maliq Bushati në Partinë Popullore, Xhemali qëndroi i pavarur.[3] Nga trembëdhjetë përfaqësues të Shkodrës, dymbëdhjetë i takonin opozitës. Në vitin 1923 u zgjodh deputet dhe përsëri përfaqësues. Në mars të vitit 1923 protestoi brenda parlamentit kundër shtypjes dhe persekutimeve që çoi në një revoltë në Korçë.[4]

Në tensionet që pasuan vrasjen e deputetit Avni Rustemi, Bushati qe ndër deputetët që u tërhoqën në Vlorë dhe qe pjesë e Komitetit revolucionarLëvizjes së qershorit,[5] në krye të 300 postrribakëve, me dy batalione nën komandën e kapiten Hysni Pejës dhe të kapiten Mark Rakës, dhe me 180 shaljanë nën komandën e Ndok Gjeloshit, sulmojnë kalanë e Lezhës që mbrohej prej rreth 800 civilëve në komandën e Bazit të Canës dhe të major Gilardit. Pasi zaptuan kalanë, iu hap rruga për në Tiranë krahut verior të Lëvizjes.[6] Bëri pjesë në qeverinë e Fan Nolit si ministër pa portofol,[2] "për t'u bërë kompliment myslimanëve të Shkodrës".[7] duke përfaqësuar degën e moderuar konservatore me S. DelvinënR. Shalën e K. Qafëzezin.[8] Me Gurakuqin ishin kundër laicizimit shkollor dhe reformave demokratike rrënjësore.[7]

Pas Triumfit të Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, mërgoi dhe fillimisht u vendos në Bari. Në Bari u formua një komitet, i cili u ftua në Vienë nga Noli dhe Boshnjaku për formimin e Konare-së me ndihmën e Bashkimit Sovjetik: bejlerët Bushati dhe Prishtina nuk pranuan.[9] I ngarkuar nga Gurakuqi, Bushati i dorëzoi Shefqet Dibrës, inspektor i financave i dërguar nga qeveria e Zogut, të paprekur arkën e shtetit, që e kishin marrë me vete vetëm për ta ruajtur nga plaçkitja e mundshme.[10]

Pas vrasjes së Luigj Gurakuqit, Bushati u largua në Paris dhe pas disa muajsh në Vjenë.[4] Nga 1925 deri më 1933[11] qe pjesë e komitetit qendror të grupit antizogist "Bashkimi Kombëtar".[12][13] për t'u vendosur më vonë në Sarajevë,[4] ku jetonte dhe bënte tregti.[9]

Pas kthimit në atdhe më 1940[2] vdes në vendlindje më 1 gusht 1941.[14]

Më 1993 u dekorua pas vdekjes me dekoratën "Pishtar i demokracisë" nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha.

  1. ^ a b Bushati, Hamdi (2003). Bushatllinjtë. Shkodër: Idromeno. fq. 381–382. ISBN 9789992784129. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 94. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Vllamasi 2012, p. 245.
  4. ^ a b c Bushati, Kabil (24 shkurt 2013). "Xhemal Bushati, ish-ministri patriot dhe demokrat". idituri.com. Republika - p. 42. fq. 16. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 23 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Këlcyra 2012, p. 111.
  6. ^ Vllamasi 2012, p. 365.
  7. ^ a b Vllamasi 2012, pp. 369-370.
  8. ^ Pollo S., Historia e Shqipërisë: 1912-1944, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1984. fq. 288.
  9. ^ a b Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 65, 241. ISBN 99943-34-47-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. fq. 550. OCLC 645720493. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 42. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Vllamasi 2012, p. 427.
  13. ^ Këlcyra 2012, p. 301.
  14. ^ Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi (1997). Në kujtim të brezave. Shkodër: Shtëpia botuese "Rozafat". fq. 273. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)