Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Redaktimi i këtij artikulli nga përdoruesit e paregjistruar apo përdoruesit e rinj është çaktivizuar.
Përdoruesit e tillë mund të diskutojnë. Për ndryshime bëni kërkesë për lirim, hyni ose hapni një llogari.
IRJ e Maqedonisë
Поранешна Југословенска Република Македонија
Flamuri Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë Emblema - Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
(Detaje) (Detaje)
Moto Kombëtare:
Vendndodhja -Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (emri i brendshëm: Republika e Maqedonisë) është një shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike 41°50' V, 22°00' L). Ajo kufizohet në lindje me Bullgarinë (gjatësia e vijës kufitare 148 km), në jug me Greqinë (246 km), në perëndim me Shqipërinë (151 km), dhe në veri me Kosovën dhe me Serbinë.

Tabela e përmbajtjeve

Historia

Për historinë e Maqedonisë antike shiko Iliria, Greqia Antike dhe Maqedonia Antike

Artikulli kryesor Historia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Maqedonisë nga Jugosllavia1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin e Maqedonisë akoma ekzistojnë. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit - që shënoi fundin e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në 2001 - si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për Maqedoninë.

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Njësitë administrative

Artikulli kryesor : Njësitë administrative të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

IRJ e Maqedonisë është e ndarë në 84 Komuna dhe qytetin e Shkupit, si komunë e veçantë e qeverisjes lokale.

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë është 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë.

Vija kufitare e Maqedonisë është 25,333 km ndërsa vij bregdeare nuk ka.

Klima e Maqedonisë është klimë e ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha.

Pjesa më e madhe e relievit të Maqedonisë është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

BVP: $17.26 miliard ( 2007)
BVP - shkalla reale e rritjes: 6.6% (2007)
BVP për banorë: $8,400 (2007)
BVP - i ndarë sipas sektorëve: bujqësia: 21.7%, industria: 32.6%, shërbime: 45.7% (Shtator 2006) Fuqia punëtore: 890,000 (2007)
Niveli i papunësisë: 35% (2007)
Popullsia nën moshën për punë: 30% (2005 )
Niveli i inflacionit (çmimi konsumatorë): 2% (2007)
Investime (rritja fikse): 18% e BVP (2007)
Buxheti:të ardhura : $2.381 miliard, shpenzime: $2.456 miliard,(2007)
Borxhi publik: 26.1% nga BVP
Elektriciteti - prodhim: 5.935 miliard kWh (2006), harxhim: 8.929 miliard kWh (2006), eksport: 0 kWh (2003), import: 2.994 miliard kWh (2006)
Nafta - prodhimi: 0 fuçi/ditë (2005), konsumi: 20,000 fuçi/ditë (2005)
Bilanci i tanishëm kontabël: $ 5 milion (2007). Exporti: $2.844 miliard (2007), Eksporton: ushqim, cigare, hekur, çelik ... , Eksporton në : Serbi dhe Mal të Zi 23.2%, Gjermani 15.6%, Greqi 15.1%, Itali 9.9%, Bullgari 5.4%, Kroaci 5.2% (2006) Importi: $4.079 miliard (2007), Importon: makineri dhe pajisje, automobilë, kemikale, derivate, produkte ushqimore .... , Importon nga: Rusia 15.1%, Gjermania 9.8%, Sërbia dhe Mali i Zi 7.5%, Bullgaria 6.7%, Italia 6% (2006)

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë:

  • Sllavo-Maqedonë 1.297.981 (64,18 %)
  • Shqiptarë 509.083 (25,17 %)
  • Turq 77.959 (3,85 %)
  • Romë 53.879 (2,66 %)
  • Serbë 35.939 (1,78 %)
  • Boshnjakë 17.018 (0,84 %)
  • Arumunë 9.695 (0,48 %)
  • Të tjerë 20.993 (1,04 %).

Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë

Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Mbrojtja
  • Turizmi

Shih edhe këtë

Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:
Wikimedia Commons gjeni më shumë në artikullin:





Evropa Shtetet e Evropës Evropa

Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra

Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.