Jump to content

Shqiptarofobia në Serbi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Albanofobia në Serbi)
Përshëndetje nga bregdeti serb – kujtim nga porti i parë serb (Durrës), poster propagadues serb i vitit 1914.

Albanofobia, ose ndjenja anti-shqiptare, është shumë e përhapur në Serbi. Urrejtja ndaj shqiptarëve është më së shpeshti e lidhur me konfliktin serbo-shqiptarë. Edhe sot në të gjitha portalet, gazetat dhe televizionet serbe flitet keq për shqiptarët. Ata përdorin fjalën "Šiptar". Është fjalë racist-terroriste që do të thotë se shqiptarët janë racë e keqe për serbët.

Albanofobia reflektohet në stereotipet dhe paragjykimet negative, si në diskriminimin ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptarë. Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët i përkasin një race inferiore.[1][2] Sipas disave, ndjenja anti-shqiptare reflektohet edhe në përdorimin e termit Šiptar (sq. Shqiptarë), forma e sllavizuar e etnonimit shqiptarë, që përveç konotacionit negativ në gjuhën serbe, konsiderohen edhe fjalë ofenduese.[3][4]

Gjatë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ndër ta: Jovan Cvijiq, Vaso Čubrilović, Ivo Andriq dhe të tjerë.[5] Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Đorđević thotë: "Janë bërë qindra memorandume, plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur kërkoni nëpër këtë zgjidhje, qoftë ajo komuniste, shtetërore apo kishtare, do të vini re se të gjitha këto plane ishin për të zgjidhur çështjen e Kosovës në mënyrë që atje të mos ketë asnjë shqiptarë."[6]

Principata e Serbisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vladan Gjorgjeviq, burrë shteti serb, i konsideronte shqiptarët racë inferiore.[7][8][9]

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë në fund të shekullit XIX dhe lidhen me pretendimet territoriale të shtetit serb ndaj trevave të banuara me shqiptarëPerandorisë Osmane.[7] Pas luftës serbo-osmane dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, vjen deri tek  dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga trevat e sapo pushtuara (kryesisht nga Qarku i Toplicës, dikur i populluar me shqiptarë) dhe djegja e fshatrave dhe lagjeve shqiptare.[10] Edhe pse shumë serb të shquar të kohës kundërshtuan dëbimin e popullsisë shqiptare,[11] kryetari i qeverisë serbe Milan Piroćanac ka thënë: “nëse i lëmë këtu, do të na bëjnë probleme".[12]

Mbretëria e Serbisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jovan Cvijiq, akademik serb, mbrojti daljen në det të Mbretërisë së Serbisë nëpërmjet territoreve të Perandorisë Osmane të banuara nga shqiptarët, nëpërmjet Shqipërisë së sotme.

Mbretëria e Jugosllavisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vaso Čubrilović, akademik serb, shtjelloi elaboratin për dëbimin e shqiptarëve.

Pas rezolutës së informbyrosë në vitin 1948, shqiptarët në Jugosllavi u trajtuan si element armiqësor dhe spiunë të Shqipërisë së Enver Hoxhës.[13] Trajtim veçanërisht të ashpër ndaj shqiptarëve kishte Aleksandar Rankoviqi, shefi i sigurimit shtetëror jugosllav.[13][14]

Periudha bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga vitet 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët u bënë "armiku" më i madh i serbëve.[3][8] Kontribut në përhapjen e albanofobisë ka dhënë edhe Kisha ortodokse serbe.[15] Duke shkruar për shqiptarët, autorët kishtarë kryesisht theksojnë krimet e tyre, duke i përshkruar si përdhunues dhe abuzues.[16][17][18][19]

Hulumtimi i opinionit publik i kryer në vitin 1998 në Serbi ka treguar se një e treta e të anketuarve është për një zgjidhje të dhunshme të "problemit të shqiptarëve", 16% e të anketuarve ishin në favor të "pastrimit" të shqiptarëve, "izolimit" në një kamp të madh koncetrimi apo "shkatërrimit me bombë atomike", pjesa e mbetur prej 17% propozoi dëbimin e dhunshëm.[20] Gjatë viteve 1998 dhe 1999, qeveria serbe kanë kryer një fushatë spastrimi etnik të shqiptarëve nga Kosova, të njohur si Operacioni "Patkoi".

Profesoresha e historisë në Fakultetin filozofik të Beogradit, Olivera Milosavljević thotë se intelektualët e sotëm serb kryesisht shkruajnë për shqiptarët sipas steriotipit se shqiptarët e kanë "të lindur" urrejtjen ndaj serbëve, që sipas tyre është prodhim i "veçorive" dominante të shqiptarëve, "primitivizmi" dhe "banditizmi".[8]

Dobrica Ćosić, akademik serb dhe ish-kryetar i RSJ, sipas disa interpretimeve, i ka quajtur shqiptarët "llumi moral i Ballkanit".

Përçues të urrejtjes ndaj shqiptarëve në serbi janë edhe shoqatat e ndryshme ekstremiste dhe grupet e tifozëve. Urrejtja ekstreme ndaj shqiptarëve shfaqet hapur nëpër tribunat e stadiumeve të futbollit dhe në tubimet e organizatave pro-fashiste, siç është Lëvizja atdhetare Fytyra, me anë të slloganeve: „Ubij, zakolji da Šiptar ne postoji" (sq. Vrit e masakro, të mos të ketë shqiptarë), „Srbija Srbima, Šiptarima sekira" (sq. Serbia serbëve, sëpata shqiptarëve) dhe të ngjajshme.[21][22] Si dhe „Ubij Šiptara“ (Vrite shqiptarin) e „Ubij Hrvata da Šiptar nema brata“ (Vrite kroatin, që shqiptari të mos ketë vëlla)[23].

Edhe sot serbët mund t’i hasni në këngët, videot dhe rrjetet sociale shqiptare.

Vetëm komente të urrejtjes me gënjeshtra historike, me propagandë të rreme terroristo-raciste. Në Itali kishte faqe që flisnin për urrejtjen serbe ndaj shqiptarëve.[24][25]

Por disa nga ultra-nacionalistët serbë shkojnë aq larg sa i shpallin shqiptarët - ose të paktën pjesën veriore të tyre - "serbë të shpëlarë trurin", pavarësisht se serbët erdhën në Ballkan me mijëvjeçarë pasi shqiptarët jetonin atje.[26]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për albanofobinë në Serbi
Projekte anti-shqiptare
  1. ^ "Albanci u regionu". Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Širi se akcija protiv govora mržnje i diskriminacije". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Vladimir Arsenijević, Naše crnje[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Jovan Ćirilov, Albanac ili Šiptar". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2010. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova V (Institut za istoriju Kosova, Priština)". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Zašto se u crkvi šapuće, II epizoda". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2005. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Ivo Banac, The national question in Yugoslavia - origins, history, politics
  8. ^ a b c Olivera Milosavljević: Stereotipi srpskih intelektualaca 20. veka o „nama“ i „drugima“[lidhje e vdekur]
  9. ^ Akademik Ćosić među repatim Albancima[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Vaso Čubrilović: Manjinski problem u novoj Jugoslaviji". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2017. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova I (Istorijski institut u Prištini)". Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2008. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Jovan Hadživasiljević, Arbanaska liga, Beograd, 1909, str. 13.
  13. ^ a b "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova III (Institut za istoriju Kosova, Priština)". Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Bora Ćosić, Albanci i ja[lidhje e vdekur]
  15. ^ Upotreba termina Šiptari na sajtu SPC
  16. ^ Decenijsko šiptarko nasilje i zulum[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  17. ^ Četvrt veka golgote kosovskih Srba[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  18. ^ Napadi na srpske svetinje i pravoslavne vernike na Kosovu[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  19. ^ Civil resistance in Kosovo, by Howard Clark (str. 17)
  20. ^ „SCAN agency survey“ objavljeno u: Minority Rights Group: Draft Report on Minority Rights in Yugoslavia, London 1999.
  21. ^ Govor mržnje: Quo vadis, Srbijo?[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  22. ^ Ubi, zakolji, da Šiptar ne postoji
  23. ^ Ubij Šiptara
  24. ^ https://www.eastjournal.net/archives/93172=. {{cite news}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  25. ^ "Odio serbo contro gli albanesi". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ БИВШИ СРБИ ШИПТАРИ – Слободан Јарчевић