Kërceni tek përmbajtja

Elvis Sina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elvis Sina
Elvis Sina në aksion.
Informacioni personal
Emri i plotë Elvis Sina
Data e lindjes 14 nëntor 1978 (46 vjeç)
Vëndi i lindjes Tirana, Shqipëria
Gjatësia 1.67 m (5 ft 6 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1999–2006 KF Tirana 288 (8)
2006–2007 KF Elbasani 25 (1)
2007–2008 KF Tirana 24 (0)
2008–2009 Dinamo Tirana 30 (0)
2009–2014 KF Tirana 107 (0)
Karriera ndërkombëtare
2002–2005 Shqipëria[1] 5 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 25 dhjetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 25 dhjetor 2014

Elvis Sina (lindur më 14 nëntor 1978) është një ish futbollstë shqiptar i cili e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur për klubin kryeqytetas KF TiranaKategorinë Superiore. Gjithashtu, Sina ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare nga viti 2002 e deri në vitin 2005. Sina e ka shpenzuar shumicën e karrerës te KF Tirana, ku ka luajtur gjatë periudhave 1999–2006, 2007–2008 dhe nga viti 2009 e deri tani.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sina e filloi karrerën e tij në vitin 1999 te KF Tirana, dhe që në moshën 19 vjeçare u bë lojtar i skuadrë së parë, që nga ajo kohë, Sina ka ndihmuar skuadrën e tij të fitoje 6 herë Superligën Shqiptare, 4 herë Kupën e Shqipërisë dhe 5 herë Superkupën e Shqipërisë përpara se të largohej nga skuadra në vitin 2006 për tu transferuar te KF Elbasani. Ai luajti vetëm 1 sezon me Elbasanin përpara se të rikthehej sërisht te Tirana në sezonin 2007–08. Ai sërisht luajti 1 sezon me Tiranën për tu transferuar tek rivalët e KS Dinamo Tirana në verën e vitin 2008, ai luajti vetëm në sezonin 2008–09 dhe arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë përpara se të rikthehej edhe njëherë tek KF Tirana në vitin 2009. Që nga ajo kohë, ai ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë, të dyja në vitin 2011. Më 8 prill 2014, Sina lajmëroi se në fund të sezonit 2013–14 do të tërhiqet nga futbolli.[2]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sina bëri debutimin e tij me kombëtaren në barazimin 1–1 kundër Zvicrës më 12 tetor 2002, ai hyri në fushë si zëvëndësim në minutën e 89 në vend të Ervin Fakajt.[3] Paraqitja e tij e dytë kombëtare erdhi katër ditë më vonë në ndeshjen kundër RusisëVolgograd, Sina edhe këtë herë hyri si zëvëndësim por në minutën e 60, ai zëvëndësoi Fatmir Vatën ku ndeshja ishte me rezultatin 4–1 për Rusinë. Prania e Sinës në fushë e ndihmoi Shqipërinë që të mos pësonte edhe golin e pestë.[4] Mbrojtësi luajti ndeshjen e tij të tretë me kombëtaren më 29 maj 2005 në një ndeshje miqësore kundër Polonisë. Ishte ndeshja e tij e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Hans-Peter Briegel. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 78 për të zëvëndësuar mesfushorin Klodian Duro[5] Ndeshja tjetër kombëtare e Sinës do të vinte në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 kundër Danimarkës më 8 qershor 2005. Si të gjithë ndeshjet e tjera, Sina hyri si zëvëndësim në minutën e 92 në vend të mesfushorit Redi Jupi.[6] Ndeshja e fundit kombëtare e Sinës do të vinte më 17 gusht 2005 në një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Azerbajxhanit. Ndryshe nga herët e tjera, kjo ishte ndeshja e parë e tij si titullar , ai gjithashtu fitoi për herë të parë një ndeshje me kombëtaren. Ai e filloi ndeshjen në mesfushë dhe u zëvëndësua në minutën e 90 me kosovarin Armend Dallku pas një ndeshje fantastike.[7]

KF Tirana
Dinamo Tirana
  1. ^ "International caps (Ndeshjet ndërkombëtare". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2012. Marrë më 1 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Blindohet" Gilberto, do rinovojë për 10 mijë dollarë. Sina do të tërhiqet në fund të sezonit". Panorama Sport. 9 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014.
  3. ^ Albania 1-1 Switzerland
  4. ^ Rusia 4-1 Shqipëria
  5. ^ Polonia mund me rezultatin 1–0 Shqipërinë
  6. ^ Denmark 3-1 Albania
  7. ^ Albania 2-1 Azerbaijan

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]