Jump to content

Françesko Laurana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Francesco Laurana)
Françesko Laurana
Medalje me portretin e Luigjit XI, nga Francesco Laurana
Lindi
Vrana
Vdiq
Avinjon
ShtetësiaDalmato-Veneciane

Francesco Laurana, i njohur edhe si Francesco de la Vrana (në gjuhën kroate: Frane Vranjanin) (rreth 1430 – para 12 marsit 1502) ishte nje skulptor dhe medalist dalmatino-italian.[1] Ai konsiderohet njëkohësisht si një artist kroat [2][3] dhe italian[4][5][6][7][8][9] sculptor. Pati një rol të planit të parë në përhapjen e estetikes rilindaseNapoli, Siçili dhe në Francë. Nuk ekzistojnë prova nëse ka të bëj me Luciano Laurana-n.

Biografia dhe veprat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bust princeshe, Museo del Louvre

Laurana lindi në Vrana, pranë Zadarit (ose Zara-s), në Dalmaci.[10] Vrana (Aurana ose Laurana Arauzona, sot në komunën e Poschiane-s)[11] nën qeverisjen veneciane quhej La Vrana, nga gjuha romanse e Vrana-s, mbiemri i përdorur nga Francesco Laurana.[Shpjegime 1] Megjithatë në disa dokumente përmendet edhe si Francesco "da Zara" ose "Atzara", ngaqë Vrana është shumë pranë Zara-s. Në atë kohë pjesë e Dalmacisë që ishte nën dominimin e RepublikësVenedikut, por që ishte edhe një zonë me një kulturë të sajën të pasur autonome, pjesërisht trashëguese e lashtësisë romake. Në fakt zona e Vrana-s, qendër e formuar përreth manastirit të dhuruar nga mbreti kroat Zvonimir papa Gregorit të VII, konservonte disa rrënoja romake.

Mbi formimin artistik të Francesco Laurana-s të dhënat janë të pakta dhe nuk është kuptuar akoma se çfarë kontributi pati konteksti i origjinës në formimin e tij artistik.

Pas një formimi fillestar në Dalmaci me gjasa filloi të punonte në Itali si skulptor udhëtues. Duket i mundshëm një qëndrim i tiji në kantierin e Tempullit Malatestian me Agostino di Duccio-n.

Hyrja triumfale e Alfonsos në Napoli, harku i Castel Nuovo-s

Pas formimit artistik te një skulptor, ai filloi karrierën e tij individuale në Napoli, ku ishte një nga skulptorët e skuadrës që realizoi harkun triumfues të Castel Nuovo-s për Alfonso-n V di Aragona-s.[Shpjegime 2] Prania e tij në Napoli në 1453 është dokumentuar me siguri në kantierin e Harkut triumfues të Castel Nuovo-s, bashkë me artistë të njohur të epokës: Pere Johan, Paolo Romano dhe Pietro di Martino da Milano, që qe, me shumë gjasa, mësuesi i tij. Pra në atë kohë Francesco-ja ishte një artist i formuar tashmë si dhe i vlerësuar. I kësaj periudhe është Koka e Shenjtit (San Lorenzo?) në terrakotë i konservuar në Museo civico Amedeo Lia në La Spezia.

Busti i Eleonora d'Aragona, Palermo

Thirrja në Napoli, themelore për karrierën e tij, mund të jetë paraprirë nga një shquarje e tij në mjedisin Anzhuin: në fakt Dalmacia ishte dalja në det edhe e Mbretërisë së Hungarisë, atëherë e dominuar nga Anzhuinët të afërm me ata të Napolit, që shpesh u drejtoheshin artistëve të zonës. Në Napoli Francesco Laurana nga viti 1453 deri 1458 bashkëpunoi në realizimin e skulpturave për Harkun triumfues të Castel Nuovo-s të ngritur nga Alfonso V d'Aragona, në hyrje të Castel Nuovo-s; i Laurana-s është relievi i Hyrjes triumfuese të Alfonsos në Napoli, që zë frizën në atikun e parë.

Madona e Grazieve në Palazzolo Acreide, skalitur ne vitet 1471-'72 me porosinë e baronit të vendit

Pas vdekjes së Alfonsos (1458), midis viteve 1461 dhe 1466 ai u thirr në FrancëAix-en-Provence në oborrin e mbretit René I d'Anjou, që i porositi atij një seri me portrete medaljesh në bronx të personazheve të oborrit.[Shpjegime 3]

Rreth vitit 1467 Laurana shkoi në Siçili dhe qëndroi deri në vitin 1471. Sipas disa dëshmive fillimisht qe në Sciacca, me ftesën e kontit Carlo de Luna d'Aragona, ku hapi një punishte me skulptorin lombard Pietro de Bonitate[13]. Laurana dhe de Bonitate qenë të detyruar të largoheshin nga aty për shkak të fyerjeve dhe keqtrajtimeve të pësuara në një mjedis të vështirë dhe armiqësor[14]. Megjithatë dokumentet dhe hamendësimet rreth pranisë së tij në Sciacca, ku ndoshta qëndroi dy herë, janë kontraditore rreth hamendësimit të një qëndrimi të dytë në Francë. Në Sciacca megjithatë mbetën gjurmë mjaft të kufizuara të veprave të tij.

Cappella Mastrantonio, kisha e San Francesco-s s'Assisi-t

Rreth vitit 1468 u vendos në Palermo, ku rezulton akoma në shoqërinë e Pietro de Bonitate-s, me të cilin qe ngarkuar per te realizuar kishëzën Mastrantonio në kishën e San Francesco-s s'Assisi-t që, me harkun e saj të hyrjes, përfaqësoi një moment thelbësor të futjes së stilit rilindas në Siçili, jo vetëm për skulpturën, por edhe për arkitekturën. Në këtë periudhë punishtja e tij prodhoi vepra të shumta, shpesh nëpërmjet asistentëve, midis të cilave varri i Pietro Speciale-s në kishën e S. Francesco-s në Palermo, Madona me Fëmijën të ndryshme në katedralen e Palermos (1471)[Shpjegime 4], në kishën e Santa Maria della Neve po në Palermo, në kishën e Crocifisso-s në Noto, në Museo regionale të Messina-s dhe në chiesa dell'Immacolata-s në Palazzolo Acreide.

Monumenti funebër i Charles du Maine, Le Mans

Por fama e Laurana-s është mbi të gjitha e lidhur me bukurinë e rrallë të busteve të tij fermërorë, me forma skajshmërisht të lëmuara, që të kujtojnë veprat e Piero della Francesca-s dhe Antonello da Messina-s. Mes më të njohurve, Portreti i Eleonora d'Aragona-s (1468), në Palazzo Abatellis në Palermo, Portreti i Battista Sforza-s (rreth vitit 1474) në Museo del Bargello të Firences, Busti i princeshësLuvër, Bust gruaje ( rreth viteve1470-1480) dhe Portreti i Beatrice d'Aragona-s (rreth vitit 1475) në Frick Collection të New York-ut, Portreti i princeshës napoletaneStaatliche MuseenBerlinit dhe Busti polikrom i Isabella d'Aragona-s (rreth vitit 1487) në Kunsthistorisches MuseumVjenës.

Retablo e ngjitjes së Kalvarit, Avinjon

Vepra të ngjashme janë Koka e Zonjës, më e vonë përkundrejt bustit të Eleonorës, dhe Busti djaloshar po në Palazzo Abatellis.

1471 ai u kthye në Napoli ku realizoi skulpturën Virgjëresha në kishëzën e Santa Barbara-s. Në 1474-1477 Laurana shpenzoi tre vjet në Urbino, ku punonte Luciano Laurana, me gjasa i afërm i tiji. Më pas shkoi në Marsejë, ku ndërtoi një kishëzës të vogël në Katedralen e vjetër të Marsejës S. Marie majeure (14751481), struktura e parë në Francë që u projektua tërësisht në stilin rilindas.[15] Punishtja e tij në Marsejë krijoi altarin prej mermeri të kishëzës së Shën Lazarit ashtu si dhe Retablo-n e ngjitjes së Kalvarit në Saint-Didier d'Avignon si dhe varret e Giovanni Cossa në Sainte-Marthe de Tarascon dhe Charles du Maine, në Le Mans. Francesco Laurana vdiq në Marsejë ose në Avinjon, në vitin 1502.

Ai ishte një nga skulptorët më domethënës dhe kompleks të shekullit të XV — kompleks për shkak të aktivitetit të tij në rrethe të ndryshme kulturore si dhe përvetësimit të ndikimeve të ndryshme. Veprat e tij më të mira dolën nga tradita e punishtes në bashkëpunimin me artistët e tjerë. Bustet e tija portre tregojnë një individualitet krijues që, veçanërisht në shekullin e XIX, konsideroheshin të jashtëzakonshëm. Megjithëse është e vështirë të dokumentosh zhvillimin e tij stilistik, veprat e tija të vona të bëra në Francë tregojnë përvetësimin e realizmit verior, i cili nuk është i pranishëm në veprat e krijuara në Itali. Në vitin 2002, për 500º vjetorin e vdekjes së Francesco Laurana-s, Kroacia i kushtoi një pullë postare në të cilën shfaqet busti i Eleonora d'Aragona-s. Në pullën postare artisti është emërtuar me emrin Frane Vranjanin Laurana.[16]

  • Benedetto Patera, Francesco Laurana a Sciacca, in Storia dell'Arte, 1980, fq. 167–184.
  • Michele Benfari, Il Complesso di Santa Margherita a Sciacca e le influenze artistiche di Francesco Laurana në «I Beni culturali, tutela e valorizzazione», Dymujore, Viti VIII mars-prill 2000. Viterbo, Edizione Betagamma.
  • Francesco Negri Arnoldi, La Scultura del Quattrocento, Palermo, 1994, fq. 207–210.
  • Hanno Walter Kruft, Francesco Laurana. Ein bildhauer der fruhrenaissance, Mynih, Beck, 1995.
  • Benedetto Patera, Francesco Laurana in Sicilia, Palermo, Edizioni Novecento, 1992.
  • Vivi Tinaglia (nën kujdesin e), La basilica di San Francesco d'Assisi. Storia delle trasformazioni e dei restauri, Palermo, Edizioni Salvare Palermo, 2005.
  • Chrysa Damianaki, "I busti femminili di Francesco Laurana tra realtà e finzione", Sommacampagna, 2008, fq. 317, Cierre Gruppo Editoriale.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Galleria e veprave të Francesco Laurana-s". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Veprat në Palazzo Abatellis, Palermo.
  • Veprat që gjenden në Muzeun e Luvrit
  • Francesco Laurana
  • Busti në gjysëm lartësi i Saint Cyricus-it foshnje (Getty Museum); biographic notes
  1. ^ LA VRANA -> LAVRANA e cila lexohet LAURANA sepse gërma U shkruahet si gërma V në mbishkrimet në latinisht.
  2. ^ Laurana dokumentohet për herë të parë në vitin 1453, si Francesco Adzara (Francesco da Zara).
  3. ^ Disa mbajnë datën 1461, 1463 dhe 1466.[12]
  4. ^ Firmosur dhe datuar.
  1. ^ Laurana Francesco te: L. Forrer: Biographical Dictionary od Medallists, Volume III, London 1907, S. 339 ff.
  2. ^ Stourton, James (2003). Great Smaller Museums of Europe. Scala - Michigan University. fq. 58. ISBN 9780852298329. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Britannica, Encyclopædia (2002). Britannica Concise Encyclopedia. Encyclopaedia Britannica. fq. 1056. ISBN 9780852298329. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Francesco Laurana". Grove Art, Oxford University Press.[lidhje e vdekur] Web. 16 maj. 2011. "Skulptor dhe medalist italian. Ai ishte një nga skulptorët më domethënës dhe kompleks të shekullit të XV."
  5. ^ "Francesco Laurana." Encyclopædia Britannica. Encyclopædia Britannica Online. Encyclopædia Britannica, 2011. Web. 16 maj 2011.
  6. ^ "LAURANA, Francesco." Treccani, il portale del sapere. Web. 16 maj. 2011.
  7. ^ Chilvers, Ian. The Oxford Dictionary of Art. Oxford University Press, 10/giu/2004. p. 395. Web. 5 nëntor 2013.
  8. ^ Osborne, Harold. The Oxford companion to art. Clarendon P., 1970. p. 57. Web. 5 nëntor 2013. "Skulptori italian Francesco Laurana ..."
  9. ^ Jackson, Thomas Graham. The Renaissance of Roman Architecture. CUP Archive, 1921. p. 12. Web. 5 nëntor 2013.
  10. ^ Norwich, John Julius (2009). Croatia: Aspects of Art, Architecture and Cultural Heritage. Frances Lincoln Ltd. fq. 137. ISBN 9780711229211. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Francesco Laurana Skeda e Enciklopedisë Britannica, url e konsultuar më 5 mars 2011. Nuk duhet ngatërruar me Laurana (Lovran) pranë Abacisë OpatijaIstria.
  12. ^ Spink & Sons Numismatic Circular, London. January 1906:col. 8843f
  13. ^ Vincenzo Abbate. Opere d'arte restaurate nelle province di Siracusa e Ragusa: 1987-1988 fq. 22, konsultuar në Google Libra më 5 mars 2011.
  14. ^ Francesco Abbate, Storia dell'arte nell'Italia meridionale,1998, fq.234, ISBN 88-6036-413-2
  15. ^ Nikolaus Pevsner. An Outline of European Architecture, 7th ed. 1963:289.
  16. ^ 500th Anniversary of the death of Franjo Vranjanin Pullë postare kroate. URL e konsultuar më 5 mars 2011.