KF Vushtrria
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. |
| Klubi Futbollistik Vushtrria | ||||
| Të dhëna bazë | ||||
| Emri i plotë | Klubi Futbollistik Vushtrria | |||
| Pseudonimi(et) | Gladiatorët | |||
| Themelimi | 9 maj 1922 | |||
| Stadiumi | Stadiumi Ferki Aliu | |||
| Kapaciteti | 6,000 | |||
| Kryetari | Agim Maloku | |||
| Trajneri | Armend Dallku | |||
| Liga | Liga e parë e Kosovës | |||
| 2024/25 | Vendi i 2-të | |||
| Veshjet | ||||
| ||||
Klubi Futbollistik Vushtrria është një klub futbollistik nga qyteti i Vushtrrisë, në Kosovë, i themeluar në vitin 1922 duke e bërë atë një nga klubet më të vjetra të futbollit në vend për të mos thënë klubi më i vjetër në vend.
KF Vushtrria aktualisht garon në Ligen e parë të Kosovës. Në të kaluarën, ka qenë pjesëmarrës në Superligën e Kosovës, madje është shpallur kampion për herë të parë në sezonin 2013/14, 92 vjet pas krijimit të klubit. Pas këtij suksesi, klubi fitoi edhe Superkupën e Kosovës, duke mposhtur KF Ferronikelin me rezultat 2:0.
KF Vushtrria njihet për zhvillimin e shumë futbollistëve të talentuar që kanë luajtur brenda dhe jashtë Kosovës. Klubi ka pasur një bazë të fortë tifozësh, të njohur si "Ultras Forca". Ky grup ka përkrahur ekipin në çdo qytet të vendit si asnjë tifozëri tjetër, si dhe në disa ndeshje në Shqipëri.
Ndeshjet e KF Vushtrrisë zhvillohen në stadiumin "Ferki Aliu", dhe klubi ka një shikueshmëri të lartë në krahasim me shumë ekipe të tjera vendore, me një mesatare që shpesh arrin deri në 4000-5000 spektatorë për ndeshje.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KF Vushtrria më herët i njohur si Llamkos Kosova është klubi me i vjetër në historinë e futbollit të shtetit të Kosovës, me rrënjë që datojnë që nga viti 1922. Me një traditë mbi njëqindvjeçare, klubi ka qenë një ndër pikat kryesore të identitetit sportiv të qytetit të Vushtrrisë. Gjatë viteve të zhvillimit të futbollit në Kosovë, Vushtrria ka qenë një ndër skuadrat më aktive, duke u dalluar për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për pjesëmarrjen e vazhdueshme në garat vendore.
Në dekada të ndryshme, klubi ka kaluar nëpër faza të vështira dhe ngritje të papritura, por gjithmonë ka ruajtur shpirtin luftarak dhe lidhjen me tifozët. Rritja më e madhe erdhi në sezonin 2013/14, kur skuadra arriti suksesin më të madh historik – titullin e kampionit të Kosovës. Ky triumf shënoi një epokë të re për klubin dhe e vendosi Vushtrrinë në mesin e skuadrave më të respektuara të vendit.
Përveç trofeve, KF Vushtrria është e njohur për mbështetjen e fuqishme nga tifozët e saj, ULTRAS FORCA, të cilët njihen për përkushtimin e tyre dhe përkrahjen në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë qytetit. Vushtrria nuk është thjesht një klub futbolli – është një simbol i qytetit dhe krenarisë që vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj.
Klubi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KF Vushtrria është një klub historik me bazë në qytetin e Vushtrrisë, i njohur për traditën e gjatë dhe kontributin e tij në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Stadiumi "Ferki Aliu" (Vushtrri), me kapacitet prej rreth 6,000 ulësesh, është shtëpia e klubit dhe një pikë e rëndësishme sportive për qytetin. Ngjyrat zyrtare të klubit janë kaltër dhe bardhë.
Tifozët e klubit, të organizuar në grupin “Ultras Forca”, janë ndër më besnikët në Kosovë, të pranishëm në çdo ndeshje dhe të njohur për atmosferën që krijojnë në tribunat e stadiumit.
KF Vushtrria njihet gjerësisht për rolin që ka luajtur në zhvillimin e talenteve të futbollit. Akademia e klubit ka prodhuar disa nga futbollistët më të njohur në historinë e futbollit shqiptar dhe kosovar, të cilët kanë lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
Kjo është një listë e futbollistëve që kanë luajtur për ekipin e qytetit të Vushtrrisë, si dhe e atyre që kanë prejardhje nga ky qytet.
- Milot Rashica – anësor i Kombëtares së Kosovës, me karrierë të suksesshme në Bundesliga (Werder Bremen), Premier League (Norwich City), dhe Süper Lig (Galatasaray).
- Samir Ujkani – Portier i njohur i kombëtares së Kosovës dhe klubeve të ndryshme evropiane. Ujkani ka pasur një karrierë të suksesshme në ligat e ndryshme të Evropës, përfshirë kampionate si ai italian dhe turk.
- Armend Dallku – ish-mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë dhe me pas edhe, me karrierë të gjatë e të suksesshme në Ukrainë me Vorskla Poltava. Aktualisht trajner i ekipit të Vushtrrisë.
- Ardin Dallku - mbrojtës i shquar i cili ka luajtur për KF Prishtina, Vorskla Poltava, aktualisht pjesë e ekipit të Gladiatorëve. Ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës. Këtë sezon ai mban shiritin e kapitenit duke e udhëhequr Vushtrrinë në inkuadrimin e saj ne Superligë, atu ku Gladiatorët e kan vendin.
Ekipi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi është i përbërë nga individë të cilët kanë luajtur në këtë ekip për një kohë të gjatë. Përveç lojtarëve të rregullt, pas hyrjes në Superligë, ekipi ka transferuar lojtarë të rinj.
Ekipi drejtues i klubit është emëruar dhe janë duke e udhëhequr ekipin. Detyrat e ekipit drejtues janë mirëqenia e ekipit dhe ata raportojnë tek bordi drejtues i Core Group.
|
|
Projektet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me hyrje në Superligë, K.F. Kosova Vushtrri do ta ketë një të ardhme më të mire. Me zhvillimet e fundit drejt njohjes së Kosovës nga UEFA, ekziston shpresa për një të ardhme më të mire. Mundësia për të luajtur në garat europiane nuk është utopi dhe së shpejti do të bëhet realitet.
Deri në të ardhmën e afërt kur ekipet e futbollit të Kosovës fillojnë të luajnë në garat europiane, K.F Kosova Vushtrri do ti përmbush kriteret dhe standardet e UEFA-s.

