Kafka
Appearance
(Përcjellë nga Kafkë)
Kafka është skeleti i kokës. Në fjalorin e gjuhës shqipe Kafka është: Tërsia e kockave të kokës që e rrethojnë trutë, kupa e kokës, kapaku i kokës, rrashti i kresë apo koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat [1].
Ndarja e eshtrave të kokës te njeriu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtrat kraniale(cranium)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtrat kraniale formojnë një hapsirë topthore e mbuluar me eshtrat të cilat i japin formën dhe që e mbron trurin. Skeleti kranial përbëhet prej disa copa eshtrash:
- Ashti ballor (os frontales) përbën pjesën e përparme të kafkës. Kjo pjesë mbulon dy sytë dhe hapsirën e hundës. Në këtë asht ka zbaztira të cilat quhen sinuse ballore të cilat janë të lidhura me hapsirën hundore. Këto sinuse bashkarisht me sinuset e tjera janë shumë afër hundës quhen sinuse paranazale të kafkës.
- Ashti muror (os parietale) Ky asht e nderton pjesen e mesme te kubës se kafkës.Ne vijën e mesme ajo nyjëzohet me ashtin rrashtor në të kundërtën me të ashtuquajturën sutura sagitalis. Ky asht ka trajtën e një pllake katëransore, konvekse nga ana e jashtme. Pjesa më konvekse e saj quhet "tuber parietale".
- Ashti tëmthor (os temporale) prërbën pjesët anësore të eshtrave të kafkës. Këtu bën pjes sinusi mastoid I cili është I specializuar për kanalet e veshit, lodren e veshit si dhe gjith veshin e brendshëm dhe veshin e mesëm.
- Ashti sitor (os ethmoidal) është shumë I leht dhe thyhet leht, gjendet në mes të syve. Ky lloj ashti merr pjesë si mur I mesëm ne dy zbraztirat e syve.Gjithashtu ka disa dhoma ajrore që është pjesë e sinuseve paranazal. përbën edhe pjesën më të madhe të murit.
- Ashti pykor (os sphenoidales) gjendet në bazën e kafkës para dy eshtrave temporale.
- Ashti zverkor (occipitale) paraqet pjesën e pasme të kafkës. Në pjesën bazë të këtij ashti gjendet një vrimë e madhe që quhet (foramen magnum) në të cilën lidhet palca kurrizore me trurin.
Eshtrat e fytyrës (pjesa e skeletit të fytyrës) përbëhet prej 15 eshtra:
- Nofulla e poshtme
- Nofulla e sipërme
- Ashti mollzor
- Ashti i hundës
- Ashti i lotit
- Vomeri
- Guaska e hundës
- Ashti i qjellzës
- Ashti i nengjuhes