Lista e mbretërve shqiptarë
Principata e Arbërit (1190 - 1257)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Arhond i Krujës | 1190 - 1198 | Dera e Progonëve | -
2 fëmijë |
Sundimtari i parë shqiptar në histori dhe themelues i Principatës së Arbërit, shtetit të parë shqiptar. Mbante titullin "arhond", të dhuruar nga Perandoria Bizantine. |
Princi i Krujës | 1198 - 1208 | -
2 fëmijë |
Biri i madh i Progonit. Biri i tij, Progoni II, përmendet si sundues (protosevastokrat) në Mirditë. | ||
![]() |
Princi i Arbërisë | 1208 - 1216 | Komnena Nemanjiq
asnjë fëmijë |
Biri i vogël i Progonit. Zgjeroi Principatën e Arbërit territorialisht deri në maksimumin e saj. | |
Princi i Arbërisë | 1216 - 12?? | Kamona | Komnena Nemanjiq
një fëmijë |
Trashëgoi Principatën nëpërmjet të vesë së Dhimitër Progonit, princeshës Komnena Nemanjiqit. | |
Princi i Krujës | 12?? - 1257 | Dera e Arianitëve? | Bija e Grigor Kamonës
? |
Martoi bijën e vetme të Grigor Kamonës, duke marrë në dorë pushtetin arbër. Hulumtohet të ketë qenë pjesë ose të ketë qënë themeluesi i Derës së Arianitëve. |
Principata e Gropajve (1258 - 1449)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Princi i Devollit dhe Dibrës
Pal Gropa |
para 1273 - pas 1275 | Dera e Gropajve | -
1 fëmijë |
Sundoi në viset e Ohrit dhe Dibrës gjatë pjesës së dytë të shekullit XIII. Mbante titull "sevast" dhe ishte vasal i Karl Anzhuit. |
Princi i Ohrit
Andrea Gropa |
1365 - 1380 | Kirana Muzaka
asnjë fëmijë |
Fillimisht sundoi për një kohë të shkurtër si vasal i mbretit serb Vukashin Mërnjavceviq (1365 - 1371), përpara se të shpallte pavarësinë më 1370. Luftoi kundër Princ Markos dhe së bashku me Andrea II Muzakën dhe Balshën II mori Përlepin dhe Kastorian prej tij. | ||
Princi i Pogradecit
Ajdin Gropa |
shekulli XIV | - | Sundoi në fushën e Korçës gjat shekullit XIV. | ||
![]() |
Princi i Pogradecit
Zaharia Gropa |
1444 - 1456 | - | Sundues në Shqipërinë juglindore dhe komandant në ushtrinë e Skënderbeut. Pasi ra në luftë, Principata e Gropajve u shpërbë dhe u pushtua nga osmanët. |
Principata e Blinishtit (shekulli XIII - 1330)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Princi i Blinishtit
Vlado Blinishti |
1273 - 1304 | Dera e Blinishtëve | -
një fëmijë |
Vasal i Karl I Anzhuit, që më vonë u burgos në Brindizi për shkak të shkeljeve ndaj pushtetarëve anzhuin. Më vonë u lirua dhe iu dha titulli Konti i Mbretërisë së Arbërisë. | |
Konti i Mbretërisë së Arbërisë
Kalojan Blinishti |
1304 - 1319 | - | Vëllai i Vlados, sundoi me titullin "kont". | ||
Konti i Mbretërisë së Arbërisë | 1319 - 1330 | - | Biri i Vlados. Iu dhurua titulli "miles" me kuptimin "kalorës". Pas kryengritjeve arbërore kundër Perandorisë Serbe nuk përmenden më Blinishtët, dhe zotërimet e tyre u ndanë midis Topiajve dhe Dukagjinëve. |
Mbretëria e Arbërisë (1272 - 1368 dhe 1376 - 1383)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshort(i/e) | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Mbreti i Arbërisë | 1272 - 1285 | Anzhuinët | Margareta e Burgundisë
një fëmijë |
Në 1272 themeloi Mbretërinë e Arbërisë nëpërmjet aleancave politike me princat arbëror dhe diplomacisë. Në Durrës nënshkroi një traktat me gjithë fisnikërinë, klergjinë dhe qytetarinë e pasur të Arbërisë, duke krijuar një shtet pjesë të Mbretërisë së Sicilisë, ku "populli arbër do të mbrohet dhe do të nderohet". |
![]() |
Mbreti i Arbërisë | 1285 - 1294 | Maria e Hungarisë
14 fëmijë |
Sundoi një ndër perandoritë më të fuqishme të mesjetës, me zotërime në jug të Francës, në Itali, në Greqi dhe sigurisht në Arbëri. Më 1294 i dha të drejtat e sundimit të Arbërisë të birit, Filipit të Tarantos. | |
![]() |
Mbreti i Arbërisë
Filipi i Tarantos |
1294 - 1331 |
|
Forcoi marrëdhëniet me Despotatin e Epirit dhe synoi të ripushtonte shumicën e Mbretërisë së Arbërisë. Arriti të zotëronte Durrësin me ndihmën e Papa Benediktit XI dhe të shqiptarëve katolikë, dhe i dha të drejta dhe privilegje fisnikërisë arbërore. | |
![]() |
Mbreti i Arbërisë
Roberti i Tarantos |
1331 - 1332 | - | Sundoi për më pak se dy vite për shkak se xhaxhai i ti, Xhon Anzhuini, dëshironte të sundonte Arbërinë, e kështu pasi u mposht në betejë u detyrua ta këmbente për Principatën e Akaiës. | |
Duka i Durrësit
Xhoni i Durrësit |
1332 - 1336 | Anjeza e Perigordit
3 fëmijë |
Mori pushtetin me forcë nga nipi i vet, Roberti i Tarantos. Sundimtari i parë anzhuin që la pas titullin Mbreti i Arbërisë dhe filloi të përdorte Duka i Durrësit, për shkak të humbjeve të shumta territoriale që kishin pësuar. | ||
![]() |
Duka i Durrësit
Karli i Durrësit |
1336 - 1348 | Maria e Kalabrisë
5 fëmijë |
Për 12 vitet që sundoi, u përqëndrua në politikat e Napolit kryesisht sesa ato të Arbërisë. | |
![]() |
Dukesha e Durrësit
Xhoana e Durrësit |
1348 - 1368 |
|
Trashëgoi Durrësin pas vdekjes së atit të saj kur ishte vetëm 4 vjeç. Edhe pse fillimisht qëndroi në Napoli, filloi të përfshihej në politikat arbërore më shumë pas martesës së saj të parë. | |
![]() |
Duka i Durrësit
Luigji i Durrësit |
1366 - 1368, 1376 | Evreu | Xhoana e Durrësit
asnjë |
Fitoi titullin Duka i Durrësit pas martesës më 1368 me dukeshën Xhoana, ama veç dy vite pas martesës, Durrësi u pushtua nga Karl Topia. Gjatë periudhës 1972 - 1976 me ndihmë nga Karli II i Navarres dhe Karli V i Francës arriti të rikthente pushtetin anzhuin në Durrës, përpara se të vdiste papritur. |
![]() |
Duka i Durrësit
Roberti IV i Atuas |
1376 - 1383 | Artua | Fitoi titullin nëpërmjet martesës me Xhoanën, e cila vazhdoi luftën e Luigjit për të fituar më shumë zotërime në Arbëri. Sundoi gjatë një periudhe trazirash, e cila përfundoi me pushtimin e dytë të Durrësit nga Karl Topia më 1383 dhe fundin e pushteti anzhuin në Arbëri. |
Principata e Muzakajve (1279 - 1450)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Marshali i Arbërisë, Princi i Beratit dhe Myzeqes | 1279 - 1319 | Dera e Muzakajve | -
2 fëmijë |
Iu dhurua titulli "sevastokrat" nga Perandori i Bizantit dhe sundoi në Devoll, Opar, Skrapar, Berat dhe në Myzeqe si i pavarur. |
![]() |
Princi i Beratit | 1319 - 1331 | Bija e Pal Gropës
2 fëmijë |
Mbretëroi gjatë kohës së konflikteve të pushtimit serb. | |
![]() |
Despoti i Arbërisë | 1331 - 1372 | Efimia Matrënga
5 fëmijë |
Udhëhoqi kryengritjen e princave arbëror ndaj pushtetit serb dhe pushtoi territore të mëparshme të Muzakajve si dhe territore të reja. Arriti të mposhte Vukashin Mërnjavceviqin dhe Marko Kraleviqin në betejë e iu dhurua titulli Despoti i Epirit nga bizantinët dhe titulli Marshal i Arbërisë nga anzhevinët. | |
![]() |
Princi i Beratit | 1372 - 1389 | -
1 fëmijë |
Mori pjesë në Betejën e Kosovës më 1389 ku vdiq. Zotërimet i përfunduan vëllait të tij Gjin I Muzakës. | |
Princi i Devollit | 1389 - 1396 | Kirana Zenebishi
4 fëmijë |
Biri i Gjin I Muzakës dhe Zanfina Arianitit. Mbështeti Venedikun në mbrojtjen e Durrësit. | ||
![]() |
Princi i Beratit dhe Myzeqes | 1396 - 1450 | -
1 fëmijë |
Mposhti Princ Markon dhe Niketa Topinë në betejë, duke zgjeruar territoret e Muzakajve. Udhëhoqi kryengritjen arbërore të 1437-8 kundrejt birit të vet, Jakup bej Muzakës. Ishte një ndër themeluesit e Besëlidhjes së Lezhës më 1444, dhe vazhdoi të luftonte deri sa u vra nga turqit në 1450. | |
Princi i Tomorricës dhe Devollit
Gjin II Muzaka |
1450 - 1465 | Kirana Matrënga
8 fëmijë |
Sundoi Principatën derisa u kap nga forcat e Ballaban pashë Badherit dhe u vra në Kostandinopojë më 1465. Biri i tij, Gjon Muzaka, emigroi në Itali dhe shkruajti Kronikën e Muzakajve. |
Principata e Matrëngas (shekulli XIII - 1367)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Princi i Gorës
Pal Matrënga |
? - 1343 | Dera e Matrëngave | -
2 fëmijë |
Mbajti titullin "sevastokrat". Pjesë e lidhjes arbërore kundër mbretit të Serbisë, Stefan Millutinit, i cili kishte ambicie për të pushtuar Arbërinë. Mbajti lidhje të mira me Papatin dhe me Bizantin. |
Princi i Karavastasë
Vlash Matrënga |
1355 - 1367 | -
1 fëmijë |
Themeloi Principatën e Matrëngas si një shtet i pavarur dhe si një qendër tregtie. U përfshi në rrjetën e konflikteve midis Balshajve, Topiajve dhe Muzakajve mbi sundimin e bregdetit adriatik. | ||
Princi i Karavastasë
Gjon Matrënga |
shekulli XIV | Maria Zardari
3 fëmijë |
Trashëgoi një territor shumë herë më të vogël sesa ai që sundonte babai i tij, por qëndroi i pavarur dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me Raguzën. |
Principata e Gjonimës (1319 - 1430)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Princi i Dokleas dhe Bregdetit
Vlado Gjonima |
? - pas 1319 | Dera e Gjonimajve | - | Përmendet si Princi i Dokleas (Malit të Zi) dhe Bregdetit. Fillimisht sundoi nën pushtetin e sovranit serb Stefan Millutin, përpara se të merrte pjesë në koalicionin e princave arbëror. | |
Princi i Zadrimës dhe Manatisë
Dhimitër Gjonima |
? - 1409 | - | Luftoi kundër osmanëve në Betejën e famshme të Kosovës, përpara se të bëhej vasali i tyre, megjithëse më vonë do të kthehej në vasal të Venedikut. Sundonte rrugët e tregtisë midis Lezhës dhe Prizrenit, si princi i tokave midis Lezhës dhe Rrëshenit. |
Principata e Topiajve (1328 - 1468)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshort(i/e) | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Konti i Matit | 1328 - 1338 | Dera e Topiajve | -
2 fëmijë |
Konti i Matit. Mbajti marrëdhënie miqësore me anzhuinët dhe përmendët si komandant ushtarak në mbrojten e Durrësit nga car Dushani. | |
![]() |
Konti i Matit | 1338 - 1343 | Helena e Anzhuit
2 fëmijë |
Martoi Helenën e Anzhuit, bijën e mbretit të Napolit, Robertit, gjatë vizitës së saj në Durrës, edhe pse i ishte premtuar një sundimtari në More. I tërbuar, Roberti i ftoi në oborrin e tij mbretëror pas disa vitesh, ku i vrau të dy. | |
![]() |
Princi i Arbërisë | 1358 - 1388 | Vojsava Balshaj
3 fëmijë |
Si hakmarrje ndaj vrasjes së prindërve të tij, zotoi ti përzënte Anzhuinët nga Arbëria. Arriti të pushtonte Durrësin dy herë dhe shpalli veten Princi i Arbërisë. Luftoi kundër serbëve dhe familjeve arbërore si Muzakajt dhe Balshajt, dhe vrau Balshën II me ndihmën e osmanëve në betejën e Savrës. | |
![]() |
Princi i Arbërisë, Princi i Durrësit | 1388 - 1392 | Teodora Brankoviq
asnjë |
Trashëgimtari i Karl Topisë. U detyrua ti shiste Durrësin Venedikut, ndërsa pjesën tjetër të zotërimeve ja la dy motrave, Helenës dhe Vojsavës. | |
Princesha e Krujës | 1388 - 1392 | Marko Barbarigo
asnjë |
Bija e madhe e Karl Topisë. Martoi kapitenin venedikas Marko Barbarigo dhe sundoi Krujën së bashku me të. Për shkak të pozitës si një grua në pushtet, u sulmua nga vëllai i saj Niketa dhe u detyrua të strehohet me Balshajt. | ||
Princi i Krujës | 1392 - 1394 | bija e Muriq Bua Skurajt
një fëmijë |
Mori Krujën nga motra e tij dhe sundoi për dy vite, por humbi përkrahjen nga osmanët dhe u rrëzua. | ||
Princesha e Krujës | 1394 - 1403 | Kostandin Balshaj
një fëmijë |
Martoi kushëririn e saj Kostandin Balshaj e nëpërmjet ti sundoi Krujën sërish. Pasi Kostandini ra në betejë më 1402 u sulmua sërish nga Niketa dhe u detyrua të strehohej te motra e saj, Maria, në Raguza. | ||
Princi i Krujës | 1403 - 1415 | - | Rrethoi Krujën dhe arriti ta pushtonte, duke sjellë gjithë zotërimet e Principatës së Topiajve nën sundimin e tij. Pas vdekjes, kalaja e Krujës kaloi në duart e Gjon Kastriotit, vasalit të osmanëve. | ||
Princi i Skurajt | 1432 - 1479 | -
2 fëmijë |
Sundoi tërësinë e tokave midis Durrësit dhe Dajtit nën mbizotërimin osman. Kur Skënderbeu shpalli kryengritjen e tij më 1443, u bë pjesë i Besëlidhjes së Lezhës. | ||
Princi i Petrelës dhe Krrabës
Muzakë Topia |
1445 - 1455 |
|
Sundoi një pjesë të tokave të atit të tij, të përqendruara përreth kalasë së Petrelës. Pas vdekjes së tij në Rrethimin e Beratit, forcën e tij ushtarake të mbetur e komandoi bashkëshortja e tij Mamica Kastrioti, motra e Skënderbeut. |
Principata e Vlorës (1345 - 1417)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshort(i/e) | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Despoti i Vlorës
Joan Komneni Asen |
1345 - 1363 | Strashimirët |
|
Pinjoll i fisnikërisë së lartë bullgare, emigroi në Serbi ku u prit në oborrin mbretëror të kunatit të tij, car Stefan Dushanit, i cili i dha të drejta sundimi mbi Principatën e Vlorës, duke marrë pushtetin nga fisnikëria vendase shqiptare. |
Princi i Vlorës dhe Kaninës
Aleksandër Komenni Asen |
1363 - 1371 | - | Trashëgoi Principatën e Vlorës nga i ati, dhe mbajti marrëdhënie tregtare të fuqishme me Ragusën dhe Venedikun. Besohet të ketë rënë në Betejën e Maritsës më 1371, dhe tokat iu pushtuan nga Andrea II Muzaka. | ||
![]() |
Princi i Vlorës dhe Kaninës, Princi i Zentës | 1372 - 1385 | Dera e Balshajve | Komita Muzaka
një fëmijë |
Tokat e Vlorës dhe Kaninës iu dhanë si pajë nga vjehrri, Andrea II Muzaka, kur martoi të bijën, Komita Muzakën. Formoi aleancë me Matrëngat në veri të Vlorës për të mposhtur armikun e tij, Karl Topinë, por u mposht dhe u vra nga Karli në Betejën e Savrës në 1385. |
![]() |
Princesha e Vlorës dhe Kaninës | 1385 - 1396 | Dera e Muzakajve | Balsha II
një fëmijë |
Erdhi në pushtet pas vdekjes së bashkëshortit, Balshës II, dhe forcoi marrëdhëniet me Venedikun për të siguruar mbrojtjen e principatës nga rreziku osman. Zgjodhi për trashëgimtar dhëndrrin, Markshën e Zentës, që martoi bijën e saj të vetme Rugjina Balshën. |
![]() |
Princi i Vlorës dhe Kaninës
Marksha Zharkoviq |
1396 - 1414 | Zharkoviqët | Rugjina Balshaj
asnjë |
Sundoi Vlorën pas vdekjes së Komitës së bashku me Rugjinën. U përpoq të siguronte mbështetjen e plotë të venedikasve dhe raguzanëve për tu ruajtur nga osmanët. |
![]() |
Princesha e Vlorës dhe Kaninës | 1414 - 1417 | Dera e Balshajve | Marksha Zharkoviq
asnjë |
Arriti të merrte pushtetin e principatës pas vdekjes së burrit dhe nga statusi si bija e Balshës II. Tentoi të shiste zotërimet e saj Venedikut më 1916, por nuk u arrit kurrë një marrëveshje, dhe një vit më pas osmanët pushtuan Vlorën dhe e rrëzuan nga pushteti. |
Principata e Balshajve (1356 - 1468)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Princi i Zentës
Balsha I |
1356 - 1362 | Dera e Balshajve | -
4 fëmijë |
Themeluesi i derës së Balshajve. Fillimisht një sundimtar i vogël, zgjeroi ndikimin e tij në Zentën e poshtme, përpara se tre djemtë e tij të vrisnin Gjurash Iljazin, sundimtarin e Zentës së epërme, duke sjell tërësinë e Malit të Zi dhe pjesërisht Shqipërinë e Veriut nën pushtetin e Balshajve. |
![]() |
Princi i Zentës | 1362 - 1373 |
|
Sundoi së bashku me vëllain e tij, Gjergjin, si princa të Zentës, me vëllain e tretë, Balshën II, si komandant ushtarak. U konvertua nga ortodoks në katolik për të fituar prestigj nga Venediku dhe Raguza, përpara se tërhiqej nga pushteti dhe të bëhej murg. | |
![]() |
Princi i Zentës | 1362 - 1378 |
|
Vazhdoi politikat pro-katolike kundër Mbretërisë Serbe, që e konsideronte si rebel, por arriti të përmirësonte marrëdhëniet nëpërmjet pakteve martesore. Vazhdoi të luftonte kundër Karl Topisë, duke përfshirë dhe incidentit kur u kap nga forcat e tij, por më vonë u lirua. | |
Princi i Zentës, Princi i Vlorës dhe Kaninës | 1378 - 1385 | Komita Muzaka
një fëmijë |
Erdhi në pushtet më 1378 pasi Strazimiri u bë murg, dhe Gjergji I vdiq. Pesë vite më parë, ndihmoi Andrea II Muzakën në luftën kundër Princ Markos, dhe martoi të bijën, Komitën, duke u bërë Princi i Vlorës dhe Kaninës. U vra në betejë nga forcat arbërore dhe osmane të Karl Topisë. | ||
![]() |
Princi i Zentës
Gjergj II Balshaj |
1385 - 1403 | Jelena Lazareviq
një fëmijë |
Biri i vetëm që mbijetoi të atin, Strazimir Balshën. Trashëgoi principatën pas vdekjes së xhaxhait, Balshës II. Përjetoi trazira të shumta dhe humbi shumë territore, por tentoi të formonte aleanca strategjike, kryesisht me Llazarin e Serbisë, bijën e të cilit e martoi. Megjithatë, dështoi dhe u burgos për një farë kohe nga osmanët, që i vodhën disa zotërime. | |
![]() |
Princi i Zentës | 1403 - 1421 |
|
Biri i vetëm i Gjergjit II, erdhi në pushtet kur ishte vetëm 17 vjeç. Filloi një sërë luftërash me Venedikun mbi zotërimin e Ulqinit, Tivarit dhe Buduas, që herë përfunduan në fitore për të dhe herë në humbje. U ndikua shumë nga nëna e tij serbe, Jelena Lazareviq, e cila para vdekjes e bindi t'ja jepte principatën xhaxhait të vet, despotit Stefan Lazareviqit. |
Despotati i Angelokastronit dhe Lepantos (1358 - 1374)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Despoti i Angelokastronit dhe Lepantos | 1358 - 1374 | Dera e Shpatajve | -
2 fëmijë |
Babai i tij ishte sundimtar në territoret e Delvinës së sotshme. Arriti të merrte pushtet në Epir së bashku me vëllain e tij Skurra Bua Shpatën dhe me Pjetër Loshën, dhe themeloi një principatë që përfshinte Aetolinë, Angelokastronin dhe Nafpakton. Pas vdekjes së Pjetër Loshës i trashëgoi zotërimet dhe themeloi Despotatin e Artës. |
Despotati i Artës (1360 - 1416)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Despoti i Artës | 1360 - 1374 | Dera e Loshajve | -
një fëmijë |
Udhëhoqi fisin e vet, Loshajt, së bashku me fiset e Mazrekasve dhe Malakasave për tu kryengritur kundër pushtetit serb në Epir e për të krijuar një principatë arbërore, e cila do të kishte qendër Artën dhe do të përfshinte dhe Prevezën. Pas vdekjes, tokat i trashëgoi aleati i tij Gjin Bua Shpata. | |
![]() |
Despoti i Artës | 1374 - 1399 | Dera e Shpatajve | -
2 fëmijë |
Trashëgoi tokat e Pjetër Loshës pas vdekjes së tij, duke shkrirë Despotatin e Angelokastronit dhe Lepantos në Despotatin e Artës. Luftoi kundër despotit serb të Janinës, Tomas Preljuboviqi, i cili u kërkoi ndihmë osmanëve, por u mposht nga forcat e Shpatajve, e një pjesë e zotërimeve të tij u pushtuan. |
Despoti i Artës
Skurra Bua Shpata |
1399 - 1403 | -
një fëmijë |
Vëllai i Gjin Bua Shpatës. Sundoi për një kohë të shkurtër por vuajti konflikte të vazhdueshme nga pushtetari Vonko (i ashtëquajtur serb-shqiptar-bullgar-vlleh) dhe nga Karlo I Toko, Konti Palatin i Qefalonisë dhe Zakintosit dhe Despoti i Epirit. | ||
Despoti i Artës
Muriq Shpata |
1403 - 1415 | Nerata
4 fëmijë |
Nipi i Gjin Bua Shpatës, mbështeti stër-xhaxhain e tij Skurra Bua Shpatën në konfliktet për të mbrojtur Artën përpara se të vinte në pushtet. Sundimi i tij u karakterizua nga konflikti i vazhdueshëm me Karlo I Tokon, i cili i pushtoi një pjesë të madhe të zotërimeve. | ||
![]() |
Despoti i Artës
Jakub Shpata |
1415 - 1416 | - | Vëllai i Muriq Shpatës, u rrit në oborrin perandorak të osmanëve, ku zgjodhi emrin "Jakub" dhe u konvertua në Islam. Erdhi në pushtet pas vdekjes së të vëllait e u përpoq të mposhte Karlo I Tokon, por ndeshi kundërshtimin e popullsisë vendase, të cilët kishin frikë se do i jepte pushtetin osmanëve. U kap nga Karlo I Toko dhe u ekzekutua, duke sjellë rënien e Despotatit të Artës. |
Principata e Zenebishit (1386 - 1418)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Princi i Gjirokastrës | 1386 - 1418 | Dera e Zenebishëve | Irena Shpata
5 fëmijë |
Zenebishët fillimisht përfituan privilegjet e pushtetit nga Filipi, princi i Tarantos. Gjin Zenebishi u kryengrit kundër osmanëve pas betejës së Savrës e u bë sunduesi i Gjirokastrës dhe Delvinës. Formoi aleanca me Shpatajt e Muzakajt, dhe pushtoi territore të Despotatit të Epirit, por u mund nga turqit e u detyrua të arratisej në Korfuzin venedikas, ku vdiq. |
Princi i Gjirokastrës | 1418 - 1434 | -
një fëmijë |
Erdhi në pushtet pas vdekjes së të atit. Nxiti rebelët e zonës së Gjirokastrës për të marrë pjesë në kryengritjen arbërore të 1432-1436, por u kap rob nga forcat e Turhan beut dhe u ekzekutua. |
Principata e Dukagjinit (1281 - 1479)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Duka i Ndërfandës
Gjin Tanushi |
rr. 1281 - ? | Dera e Progonëve? | -
një fëmijë |
Sundues i Mirditës së sotme, me titullin "Duka", të cilin ia kishin dhënë Bizantinët për aftësitë ushtarake. U burgos në Brindizi pasi kundërshtonte sundimin e Arbërisë nga Karli I Anzhuit. Pasi u lirua, u kthye në Ndërfandë, ku sipas Gjon Muzakës, u vra nga vendasit pasi vrau peshkopin, i cili kishte rënë në dashuri me gruan e tij. Mund të ketë qënë pasardhës i Progonëve të Principatës së Arbërit. |
Princi i Dukagjinit
Dukagjini i parë |
shekulli XIV? | Dera e Dukagjinëve | Bija e Stefan Proganit
? |
Sipas Gjon Muzakës, i vetmi që i shpëtoi masakrës së familjes së tij nga vendasit e Mirditës. E strehoi aleati i të atit, Stefan Progani i Kallmetit, i cili e mbështeti në ardhjen në pushtet me kushtin që të martonte të bijën. Mori përsipër mbiemrin Dukagjin, në nder të babait, Duka Gjin Tanushit. | |
Princi i Dukagjinit
Pal I Dukagjini |
1387 - 1393 | -
5 fëmijë |
Së bashku me të vëllain, Lekën, arriti të shkëputej nga sovraniteti i Balshajve. Përmenden si sundues të Lezhës më 1387, dhe kishin marrëdhënie tregtare të forta me raguzanët, që tregon shtimin e influencës së Dukagjinëve në politikat e Arbërisë veriore. | ||
Princi i Dukagjinit
Lekë I Dukagjini |
1387 - ? | -
3 fëmijë |
Sundoi midis tokat midis Lezhës dhe Prizrenit së bashku me të vëllanë. Formoi aleancë me Zaharitë më në veri, duke martuar bijën e vet, Bosën, me Koja Zaharinë. | ||
Princi i Lezhës
Progon Dukagjini |
rr. 1400 - ? | Vojsava Topia
? |
Sundoi Lezhën pas babait të vet, Lekës I. Martoi Vojsava Topinë, bijën e dytë të Karl Topisë, pasi i vdiq bashkëshorti. | ||
Princi i Dukagjinit
Tanush Dukagjini |
1393 - 1413 | -
4 fëmijë |
I ashtuquajturi "Tanushi i vogël", mendohet të ketë qënë fillimisht vasal i Despotatit Serb, përpara se të shkëputej dhe të luftonte për Venedikun në Luftën e Dytë të Shkodrës, së bashku me princat arbëror si Koja Zaharia dhe Gjon Kastrioti. | ||
Princi i Dukagjinit
Pal II Dukagjini |
1413 - 1454 | Bija e Komnen Arianitit
4 fëmijë |
Fillimisht ishte vasal i Lekë Zaharisë, ai mori pjesë së bashku me kushëririn e tij Nikollë Dukagjinin në themelimin e Besëlidhjes së Lezhës. Mbajti marrëdhënie të ngushta me Senatin Venedikas e më vonë me Mbretërinë e Napolit, por tradhtoi Skënderbeun dhe hyri në aleancë me osmanët. | ||
Princi i Lezhës
Nikollë Dukagjini |
1432 - 1453 | -
2 fëmijë |
Mori pjesë në kryengritjen arbërore të 1432-1436, ku arriti të merrte mbrapsht një pjesë të territoreve nga osmanët. Më pas mori pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, por më vonë do të vriste Lekë Zaharinë, duke shkaktuar Luftën shqiptaro-venedikase. Në vitet e fundit të jetës u kthye në aleat të turqve. | ||
![]() |
Princi i Dukagjinit | 1446 - 1479 | Teodora Muzaka
2 fëmijë |
Luajti një rol kritik në luftën e Lidhjes së Lezhës kundër Perandorisë Osmane, por në kohë paqe pati përleshje të shumta e të vazhdueshme me Skënderbeun. Megjithatë, pas vdekjes u trashëgoi pozitën si prijës i Lidhjes dhe luftoi deri në rënien e Shkodrës. Përkujtohet si shkrimtari i Kanunit të Lekë Dukagjinit, megjithëse kjo ide shfaqet shekuj pas vdekjes së tij. |
Principata e Arianitëve (???? - 1462)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Princi i Shpatit | 1392 - 1407 | Dera e Arianitëve | Bija e Nikollë Zaharisë
5 fëmijë |
Edhe pse konsiderohet is sovrani i parë i Arianitëve, dihet që familja ka ekzistuar që në shekullin XI. Sundoi në Shqipërinë e Mesme, me kryeqendrën e zotërimeve duke qënë në afërsi të Durrësit. | |
![]() |
Princi i Kaninës dhe Shpatit | 1432 - 1462 |
|
Nxitësi i kryengritjes arbërore të 1432-1436, ku arriti të zgjeronte principatën, një ndër themeluesit e Besëlidhjes së Lezhës, aleat i Venedikut dhe Mbretërisë së Napolit dhe një ndër aleatët më të rëndësishëm të Skënderbeut, të cilin vlen të përmendet që e kishte dhëndërr, si bashkëshorti i bijës më të madhe, Donikës. | |
![]() |
Princi i Dibrës | 14?? - 1465 | Zanfina Muzaka
2 fëmijë |
Nipi i Gjergj Arianitit si biri i vetëm i vëllait të vet, Muzakë Arianitit. Udhëhoqi e mori pjesë në shumë beteja të Skënderbeut, deri në rrethimin e Beratit ku u bashkua me osmanët, por me kalimin e kohës do të rikthehej në ndihmë të Lidhjes, përpara se të kapej nga Ballaban pashë Badheri dhe të ekzekutohej. |
Principata e Kastriotit (1389 - 1468)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
![]() |
Princi i Matit dhe Kastratit | ? - 1389 | Dera e Kastriotëve | -
një fëmijë |
Përmendet si sundues në viset e Dibrës dhe Matit. Mbiemri i dytë "Mazreku" tregon lidhje farefisnore me fisin e Mazrekëve, duke vërtetuar Kastriotët si një degë ose vëllazëri e këtij fisi. |
Princi i Matit, Ujmishtit dhe Kastratit | 1389 - 1407 | -
një fëmijë |
Sipas Gjon Muzakës, sundoi vetëm dy fshatra, por kjo është me shumë mundësi jo e vërtetë. | ||
![]() |
Princi i Krujës dhe Matit | 1407 - 1437 | Vojsava Tripalda
9 fëmijë |
Gjatë mbretërimit arriti të formonte aleanca të ndryshme me Venedikun, osmanët dhe serbët, duke zgjeruar influencën e familjes së Kastriotëve, e duke shtruar pushtetin nga kepi i Rodonit e deri në rrethinat e Prizrenit, me Krujën si qendrën e Principatës së Kastriotit. | |
![]() |
Princi i Kastriotit | 1443 - 1468 | Donika Arianiti
një fëmijë |
Fillimisht i dërguar peng në oborrin perandorak të Adrianopojës (Edrenesë), u revoltua dhe pushtoi tokat e të atit, duke rithemeluar Principatën e Kastriotit. Arriti të mblidhte princat arbërore në kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës më 2 mars 1444, duke u shpallur luftë osmanëve e duke filluar një kryengritje që zgjati 24 vite. |
Principata e Zaharisë (1396 - 1447)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Koja Zaharia | |||||
Lekë Zaharia | |||||
Bosa Dukagjini |
Principata e Shpanit (1400 - 1455)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Pjetër Shpani | |||||
Marin Shpani |
Principata e Dushmanit (1402 - 1455)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Pal Dushmani | |||||
Lekë Dushmani |
Lidhja e Lezhës (1444 - 1479)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi | Emri | Sundimi | Dinastia | Bashkëshorte | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|---|
Skënderbeu | |||||
Lekë III Dukagjini |