Jump to content

Shërbimi Newsgroup

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Newsgroup)

Shërbimi Grup lajmesh (ang. Newsgroup me kuptimin Grupe lajmesh ) është shëbim që ju mundëson grupeve të mbledhura përdoruesish një vend takim (tabela e zezë), ku i lënë lajmet rreth temës së cilës i takon tabela e zezë. Në ndërkohë janë dhjetëra mijëra grupe të tilla të regjistruara në internet. Po thuaj se nuk ka dukuri mbi të cilën nuk ekziston një tabele e zezë (News group). Me dhjetëra mijëra lajmërime shënohen për çdo ditë në këto tabela, aty bëhen pyetje dhe përgjigje për temën, kuvendohet e gjera të ngjashme. Është pjesa më e çmendur e internetit, ku fatkeqësisht bëjnë pjesë edhe shumë tabela të zeza me pornografi.

Sistemi i grupeve të lajmeve është i shpërndarë në rrjete të ndryshme. Ndër to më i popullarizuari është grupi "Usenet".

Këto grupe përdorin disa shkurtesa si p.sh.:

  • alt = alternativ, një mozaikë përmbajtjesh të krisura
  • biz= komerciale, pa reklama
  • comp = tema rreth kompjuterit
  • misc = tema të tjera
  • news = grup lajmesh mbi temën "tabela e zezë"
  • rec = kohe te lirë, art
  • sci = tema shkencore
  • soc = tema sociale, kulturore, politike
  • talk = biseda të ndryshme, pallavra

Për të lexuar dhe marrë pjesë në këto grupe nevojitet një program lexues i këtyre shërbimeve që në boten e internetit i thonë "Newsreader". Shfletuesit modern si Netscape (versioni V3.0) dhe Internet Explorer (V4.0) kanë të integruar klientin "News-Client" dhe për pjesëmarrjen në këto grupe nuk kanë nevojë për programe plotësuese. Për aktivizimin e këtyre programeve, përdoruesit i nevojitet të japë të dhënat për shërbimin e grupit "News-Server". Zakonisht qendrat e shërbimeve të internetit "Provider" ofrojnë edhe shërbime për grupet e lajmeve, nga këto qendra mund të shkarkohen të dhënat e nevojshme për shërbyesit e grupeve "News Server".

Preferohet që së pari të shkarkohet një listë e grupeve dhe pastaj të zgjidhet, sipas dëshirës dhe të abonohet.

Temat në këto grupe kanë një hierarki, e cila fillon me hapjen e temës "Subject" së re nga përdoruesi i parë. Përdoruesi i dytë përgjigjet në atë temë, i treti inkuadrohet në temën e të dytit po ashtu përdoruesi i katërt e me radhë. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë e degëzua që këtu thirret "Thread". Ju mund të startoni me një teme të tillë ose të përgjigjeni në ndonjë lajmë.