Njësia administrative Martanesh
41°14′N 20°08′E / 41.23°N 20.14°E
Njësia administrative Martanesh |
---|
Komuna Martanesh ose Martaneshi është një komunë në Rrethin e Bulqizës në Shqipëri.
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]{{Komuna | Titulli = Komuna Martanesh | Vendbanimet = Krasta · Gjon · [[Lenē] · Peshk · Val · [[Staveç] · Mēlcu · Ndër-Fushas }}
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahina e Martaneshit njihet për relievin malor. Këtu buron lumi Mat, mbi të cilin ekzistojnë projekte për ngritje hidrocentralesh nga nisma private të banorëve të zonës. Martaneshi, si një njësi fiziko-gjeografike, ndodhet në zonën e mesme të Krahinës Malore-Qëndrore të Shqipërisë, në një pozicion gjeostrategjik, i rrethuar nga male dhe në kryqëzimin e disa krahinave të Shqipërisë së Mesme me ato të Veriut. Sipërfaqja e komunës është 169.2 km2,[1] nga e cila rreth 90 km2 janë pyje, 70 km2 përbëjnë kullotat, livadhet, fushat e pllajat malore, kurse pjesa tjetër është tokë e punueshme.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne fillim te viteve 1990 kemi vene re nje ndryshim demografik te madh te popullsise, qe jan larguar drejt qyteteve me te medha po dhe emigruar jasht vendit. Ku nje numer i madh kane emigruar ne Itali ; Germani ; Angli , dhe Greqi.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besimi fetare me i perhapur eshte Bektashismi ( Nje sekt i myslimanismit), pelegrinazhet qe bejne banoret e kesaj zone dhe jo vetem ( pelikrinazhe nga gjithe Shqipëria) behen ne vendin e shenjte Ballëm Sulltani.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mataneshi njihet dhe per Rakine e tij, dhe "per pirjen e saj" per te cilen ka dhe nje thenie ta pishe rakine si ne martanesh. Qe do te thote te pishe deri ne ate pike qe te kenaqesh po mos te behesh i demshem per te tjeret. Burimi kryesor i ekonomise eshte shfrytezimi i mineralit te kromit.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon është gjetur një çekiç guri, origjinali i të cilit ndodhet në Muzeun Historik të Rrethit të Matit, i cili sipas përcaktimeve të arkeologëve i përket lashtësisë.
Për prejardhjen e emrit Martanesh ka pasur gojëdhëna të ndryshme. Në njërën prej të cilave thuhet: Se në kohën e pushtuesëve turq një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet "Kuvendi i gocave". Gojdhënë tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashke me te afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit, atje është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët "Marta u nda prej nesh" ose "Marta u ndesh" thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit studiues, prift katolik, i cili pasi ka pershkruar gjendjen e disa kishave katolike ne krahina të tjera thotë: "... Nder to ma e përmenduar është famullia e Shën Martini (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) kisha bashke me kumbanoren gjinden ne kambe, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi..." Gjithashtu edhe ne relacionin e Mark Skurës, prift katolik thuhet se: "... Ka Shën Martinin në token e quajtur Shmertin. Motit qe abaci me rente te madhe, asht e plote ne gurë, e cila ka dy kumbonë, disa vreshta e ara për tu mbjellë, që qesin nja 25 reale..." Nga të dhënat arkivale që u cituan rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymë të kohës.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Seiti, Xhafer (2009). "Arsimi duhet të parandalojë krizat" (PDF). Rruga e Arbrit (37): 5. Marrë më 2012-04-17.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- AL-gjeo-cung