Nuhi Ismajli
Nuhi Ismajli | |
---|---|
U lind më | 5 mars 1953 Terziaj, Gjilan |
Vdiq më | 30 112015 Gjilan |
Kombësia | shqiptar |
Nënshtetësia | kosovar(e) |
Edukimi | Pedagog |
Gjinitë letrare | Poezi Tregim, Ese |
Punët e shquara | "Vepra e Gjon BUZUKUT"(studim), Shqetesime sociokulturore",publicistike, Ëndrra{,tregime) |
Çmime | Fitues i Çmimit Flaka e Jarnit, Gjilan |
Vite aktiv | 1983- i pranishëm |
Faqja zyrtare | |
Official website |
Nuhi Ismajli (Terziaj, 5 mars 1953 - Gjilani, 30 nëntor 2015) ka qenë shkrimtar, kritik letrar, social dhe polemist shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuhi Sh. Ismajli shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse të mesmen (normalen dhe gjimnazin) në Gjilan. Studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë, ku krey Fakultetin Filologjik, dega letërsi dhe gjuhën shqipe mE 1978. Punoi profesor në gjimnazin e Gjilanit. Autor i mbi shtatë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, poezi, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë botuar.
Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim.
Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj.
Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.
Nuhi Ismajli ishte pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet.
Nuhi Ismajli ishte i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. Ishte pedagog, profesor i Gjuhës dhe letërsisë në Gjimnazin" Z. Hajdini", të Gjilanit. Jetoi, punoi e vepron në Gjilan. La pas vete në dorëshkrim edhe shkrime të tjera të pabotuara. Punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.La pas vete dy fëmijë dhe gruan. Vdiq papritur më 30 nëntor 2015.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nga vlerat e traditës, kritikë letrare, bot. “Rilindja”, Prishtinë, 2000;
- Kureshtje letrare, kritikë letrare, bot. “Ura”, Prishtinë, 2001;[1]
- Aktualizime letrare
- Përsiatje letrare, bot. “Era”, Prishtinë, 2012;
- Shqetësime sociokulturore, publicistikë, bot. "Rrjedha, 2014;
- E panjohura, tregime, financuar nga MKRS, bot. "Rrjedha", 2016;
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [1] Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
- Ramadani|Nuhi Ismajli sjell një studim shkencor Vepra e Gjon Buzukut Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kurreshtje letrare". Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2016. Marrë më 4 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)