Përdoruesi:RinaBerisha1/sandbox
Epidemia e Variola Verës në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Variola Vera ishte një sëmundje ngjitëse akute e cila shkaktohet nga virusi Variola, anëtar i familjes orthopoxvirus.[1]Në popull njihet me emrin lija e keqe. Kjo sëmundje ka shkallë fataliteti 30% dhe ka pllakosur njerëzimin për mileniume të tëra.[2]Janë përshkruar dy forma klinike të kësaj sëmundje: Variola minor dhe Variola major. Të dyja shkaktohen nga forma të ndryshme të virusit.[3] Personat që kishin këtë sëmundje kishin ethe dhe një skuqje karakteristike në lëkurë. Emri Variola është përdorur për herë të parë në shekullin e 6-të dhe rrjedh nga fjala latine varius - me pika, ose varus - puçërr.[3]
Shumica e njerëzve me këtë sëmundje u shëruan, por afërsisht 3 nga çdo 10 persona të infektuar me Variola Vera vdiqën. Të mbijetuarit nga kjo sëmundje kanë plagë të përhershme mbi zona të mëdha të trupit të tyre, veçanërisht në fytyrat e tyre, kurse disa kanë mbetur të verbër.[4]Përmes vaksinimit, sëmundja u zhduk në vitin 1980. Sidoqoftë, studimi për vaksina efektive, ilaçe dhe diagnostikime për Variolën ende vazhdon në rast se përdoret si armë biologjike.[5]
Simptomat e para të sëmundjes përfshijnë ethe, dhimbje të kokës dhe trupit si dhe të vjellura. Kjo pasohet nga formimi njollave të vogla në gojë dhe një skuqje në lëkurë. Pas zakonisht 4 ditësh, skuqja e lëkurës shndërrohet në disa gunga karakteristike të mbushura me lëng, të cilat thahen dhe largohen duke lënë shenja.[4] Është vlerësuar se rreth 400,000 persona në vit vdiqën nga kjo sëmundje në Evropën e shekullit 18-të, dhe një e treta e rasteve përfunduan të verbër.[6] Në shekullin e 20-të, vlerësohet se Variola shkaktoi vdekjen e rreth 300 milion njerëzve dhe rreth 500 milion të tjerë në 100 vitet e fundit të ekzistencës së saj.[6]
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e Variola Vera është e panjohur. Mendohet se daton që nga Perandoria Egjiptiane rreth shekullit të 3-të para erës sonë, bazuar në një skuqje të ngjashme me atë të Variolës të gjetur në disa mumje.[7]Gjatë mijëvjeçarëve që pasuan, kjo sëmundje do të përhapej pa mëshirë nga personi në person, vendi në vend dhe në çdo stinë të vitit.[8] Por, më 1796 ndodhi një zbulim që do të ndryshonte rrjedhën e kësaj sëmundje. Mjeku anglez Edward Jenner zbuloi vaksinën për mbrojtje ndaj Variolës që ishte edhe vaksina e parë në historinë e njerëzimit.[8]
Klasifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekzistojnë dy forma klinike të Variolës (Variola minor dhe Variola major). Variola major ka 4 tipe:
-e zakonshme (lloji më i shpeshtë, që përbën 90% ose më shumë raste);
- e modifikuar (ndodh tek personat e vaksinuar më parë);
- e sheshtë; dhe
- hemorragjike (dy të fundit janë të rralla, shumë të rënda dhe zakonisht përfundojnë me vdekje).[9]
Shenjat dhe simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse dikush ishte infektuar me virusin Variola, këta persona nuk kishin simptoma midis 7 dhe 17 ditësh. Sidoqoftë, pasi të mbaronte periudha e inkubacionit (faza e zhvillimit të virusit), shfaqen simptomat e mëposhtme që janë të ngjashme me gripin: [10]
- ethe
- të dridhura
- të vjella
- dhimbje të forta në shpinë
- dhimbje koke
- dhimbje barku
Këto simptoma do të largoheshin brenda dy-tre ditëve. Atëherë pacientët do të ndiheshin më mirë. Sidoqoftë, do të shfaqej një skuqje, së pari në mukozën e gojës, fytyrë dhe parakrahë, pastaj përhapet nëpër trup dhe këmbë.[10]
Personat me këto shenja do të ishin bartës të sëmundjes derisa skuqja të zhdukej. Pasi që virusi hyn në organizëm, vendoset në gojë dhe në fyt, mukozën përreth dhe në nyjet limfatike ku shumëzohet. Pas ditës së 12-të, virusi mund të gjendej në gjithë qarkullimin e gjakut - gjendje e quajtur viremi.[11]
Transmetimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Variola Vera përhapet nga një person në tjetrin nga spërklat ose nga kontakti direkt dhe lëngjet e trupit. Veshjet e kontaminuara gjithashtu mund të transmetojnë virusin. Kafshët dhe insektet nuk dihet se mbartin ose përhapin virusin te njerëzit. Periudha e inkubacionit për Variolën është 7 deri në 17 ditë.[12]
Diagnostikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Variola Vera mund të diagnostikohet duke u bazuar në shenjat dhe simptomat klinike të pacientit. Sëmundja mund të diagnostikohet përfundimisht me izolimin e virusit nga gjaku ose nga identifikimi i antitrupave në gjakun e të infektuarit. Kjo bëhet në laboratorë të specializuar me masa të përshtatshme testimi për të mbrojtur punonjësit e laboratorit[13]
Parandalimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekziston vaksina që i mbron njerëzit nga Variola. Edhe pse disa ilaçe antivirale janë treguar të suksesshme në trajtimin ose parandalimin e sëmundjes, asnjë trajtim nuk ka rezultuar efektiv në shërimin e pacientëve të sëmurë.[14]Pra, vaksina shërben për parandalim e jo për shërim!
Nëse merni vaksinën para kontaktit me virus, vaksina mund t’ju mbrojë nga sëmundja. Nëse merni vaksinën pas 3-7 ditësh nga ekspozimi ndaj virusit, mund të sëmureni shumë më pak sesa një person i pa vaksinuar. Pasi të jenë shfaqur skuqjet në lëkurë, vaksina nuk do t’ju ofrojë mbrojtje.[14]
Epidemia në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Marsit dhe Prillit të vitit 1972, Kosova (atëherë pjesë e Jugosllavisë) u përfshi nga shpërthimi më i madh i Variolës në historinë e Europës që nga lufta e dytë botërore.[15] Hetimet epidemiologjike dhe serologjike konfirmuan se Variola në Kosovë, ishte importuar nga një haxhi (pelegrin) i cili kishte vizituar vendet e shenjta në afërsi të Basrës dhe Bagdadit në Lindjen e Mesme.[16] Ibrahim Hoti, një 35 vjeçar nga fshati Dejnë (Danjane) i komunës së Rahovecit u kthye në Kosovë me autobus bashkë me disa haxhi tjerë me datën 15 Shkurt. Ai posedonte një çertifikatë të vlefshme ndërkombëtare të vaksinimit, e cila pohon se ai ishte rivaksinuar në 19 dhjetor 1971. Gjatë periudhës 3-7 Shkurt, Hoti kishte vizituar Bagdadin ku kishe pasur raste me Variolë. Ai mohoi të kishte pasur kontakt me personat e sëmurë.[15]Disa ditë më vonë pasi Hoti u kthye në fshatin e tij, ai u vizitua nga shumë persona duke përhapur infeksionin te 11 prej tyre (2 nga këta ishin shtetas të Serbisë) duke krijuar kështu gjeneratën e parë të të infektuarve.[15]
Pas një jave kërkime aktive, në Kosovë u zbuluan edhe raste të reja. Nga periudha 15-31 Mars, 100 persona të tjerë u infektuan.[16]Këta ishin anëtarë të familjeve të të prekurve si dhe pacientët spitalorë në Prizren dhe Gjakovë, të cilët kishin pasur kontakte me personat tjerë përpara se të diagnostikoheshin. Këta përbëjnë gjeneratën e dytë të të infektuarve.[16] Në periudhën 1 deri në 14 Prill, 14 persona të tjerë u sëmurën që përbëjnë gjeneratën e tretë të rasteve dhe përfundimin e epidemisë në Kosovë.
Kështu, epidemia në Kosovë përbëhej nga tre gjenerata:
- 9 raste në gjeneratën e parë,
- 100 raste në të dytën dhe
- 14 në të tretën
Dhe rastin e indeksit (1), duke sjellë në total 124 pacientë, prej të cilëve 26 vdiqën[16]
Rrjedha e epidemisë në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekzistimi i kësaj epidemie u dyshua për herë të parë në baza klinikë me datën 14 Mars. Diagnostikimi u konfirmua nga ekspertët klinikë më 15 Mars.[17]Vaksinimi i popullatës në Kosovë filloi më 16 Mars menjëherë pasi u diagnostikua sëmundja. Vaksina zakonisht ordinohej në parakrah. Ndërkohë, është kryer rregullisht vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve (vaksinimi primar në moshën 3 muaj deri në 3 vjet, dhe rivaksinimi në moshën 7 dhe 14 vjeç). Një pjesë e caktuar e popullatës (kryesisht meshkuj) gjithashtu është vaksinuar gjatë shërbimit ushtarak.[17]
Deri në fund të Marsit, pothuajse e gjithë popullata ishte vaksinuar. Në disa raste ishte e nevojshme të përsëritej vaksinimi pasi kishe rezultuar i pa sukssesshem. Kjo vazhdoi deri sa u arrit një sukses rreth 95%.[17]Studimet e ndryshme tregojnë se vaksina është efektive për 3 deri në 5 vjet.[18]
Vaksina e Variolës kishe edhe disa kundër-indikacione. Kjo vaksinë nuk jipej te :
- Pacientët nën moshën 1 vjecare
- Pacientët mbi 60 vjeç
- Pacientët me grip
- Pacientët që ishin në terapi me kortikosteroide
- Pacientët me neoplazma(kancer)
- Pacientët me ndonjë lloj sëmundje të lëkurës.
- Pacientët me sëmundje kronikë të zemrës ose veshkave.
- Pacientët me tuberkuloz
- Pacientët me sëmundje të sistemit nervor qendror
- Pacientët që kishin sëmundje infektive [19]
Mbikqyrja shëndetësore në Kosovë përbëhej nga vizita të përditshme të profesionistëve shëndetësorë tek të gjithë banorët e një vendbanimi, gjatë të cilave u matën temperaturat e tyre si dhe inspektohej mukoza dhe lëkura. Rastet e kontaktit vendoseshin në ambiente speciale karantine në spitalin e Gjakovës. Po ashtu edhe fshatra të tërë u futën në karantinë siç ishin Danja dhe Ratkoci.
Masat tjera që u ndërmorën ishin ndalimi i qarkullimit të njerëzve në zonat e infektuara, ndalja e tubimeve publike, kontrollimi i vaksinimit nëpër pikat kufitare dhe hyrjet-daljet e vendbanimeve.[17]
Statistikat për numrin vjetor të të vaksinuarve ne Kosovë nuk janë në dispozicion.
Dezinfektimi terminal dhe sterilizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Planet për dezinfektim ishin që të gjitha sipërfaqet të laheshin me ujë dhe sapun si dhe përdorimi i një dezinfektuesi fenokil ose formalinë. Rrobat e stafit mjekësor dhe pacientëve ishin zier dhe larë, kurse letrat dhe disa rroba ishin djegur[20] Falë vaksinimit dhe punës së mjekëve dhe shkencëtarëve, kjo sëmundje është zhdukur.
Rasti i fundit i Variolës endemike ka ndodhur në Somali në 1977, dhe çrrënjosja e sëmundjes është shpallur në vitin 1980 nga OBSH. Pa rezervuar natyral, virusi variola i cili shkakton sëmundjen, ka ekzistuar vetëm në laboratorë. Rasti i fundit i Variolës ishte për shkak të infeksionit të fituar në një laborator në Mbretërinë e Bashkuar në 1978[21]
Në vitin 1984 u ra dakord që virusi të ruhet në vetëm dy laboratorë të aprovuar nga OBSH, në Rusi dhe Amerikë. Sot, këto rezerva ekzistojnë akoma në Qendrën Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë (Vektori) në Koltsovo, Rusi dhe në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Atlanta, në Shtetet e Bashkuara. Vaksina ende përdoret për të mbrojtur njerëz të caktuar, si ata që punojnë me virusin.[22]
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "who.int". Smallpox. Marrë më 18-04-2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - ^ "sciencedirect.com". Variola Virus. Marrë më 18-4-2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - ^ a b "web.archive.org" (PDF). Smallpox chapter. Marrë më 18-04-2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - ^ a b "cdc.gov". Signs and symptoms.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "niaid.nih.gov". Smallpox. Marrë më 18-04-2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - ^ a b "en.wikipedia.org". Smallpox.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "cdc.gov". Smallpox history.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b DA, Henderson (dhjetor 2011). "The eradication of smallpox--an overview of the past, present, and future".
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "web.archive.org". Smallpox Disease Overview.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "fda.gov". Smallpox.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "en.wikipedia.org". Smallpox mechanism.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "centerforhealthsecurity.org". Variola Virus (smallpox).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "health.ny.gov". Smallpox.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "cdc.gov". Preventon and treatment.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "nlm.nih.gov" (PDF). Smallpox Yugoslavia.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "who.int". Epidemiologic aspects of smallpox in Yugoslavia in 1972.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "who.int". Epidemic measures.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "familydoctor.org". Smallpox vaccine.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "nlm.nih.gov" (PDF). Vaccination contraindications.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "nlm.nih.gov" (PDF). Terminal desinfection and sterilization.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Breman, Henderson, Joel G., D.A. (2002). Diagnosis and Management of Smallpox.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "bbc.co.uk". Smallpox: Eradicating the Scourge.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)