Pinçi
Pinç | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 24 |
Pinç, (malazezisht: Pinčići/Пинчићи) është vendbanim në Komunën e Tivarit në Mal të Zi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pinç, është katund malor në jug-perëndim të Liqenit të Shkodrës, në faqen e bjeshkës Rumi, pjesa perëndimore e Krajës, Komuna e Tivarit.
Toponimet të fshatit Pinç[1]
- Ara' G'jatë - në Mushtana, te Ubla Kol's.
- Âshti - mal në lindje, kah Ljarja.
- Baniri - sipër katundit mbi Zbutë ku çohet.
- Bregu’j Pâlonj - prej këti bregu shihet krejt Pinçi.
- Bregu'j Radolit - në mal, matanë Çogut Pinçit.
- Çogu'j Pinçit - mal sipër Pinçit.
- Çogolina - maja e Rumisë së Pinçit.
- Djeri Kol'Niks nën katund, në Gurina, te Patarica.
- Dukiqet - tokë pune në Sinjuer t'Pinçit.
- Fusha Pinçit - tokë pune, nën Pâlonj të Pinçit.
- Gropa' Dredhzave - në mal, nën Çogolinë.
- Gropa' Hithit - në Rumi, nën Çogolinë.
- Gropa' Madhe - në Mushtana, këtu dhe Ubla Kol's.
- Gropa' Murrizit - në Rumi t'Pinçit, prej këtu shihet Tivari dhe Deti Adriatik.
- Gropa' Plepit - në Mushtana, para se mbërrihet te Ubla Kol's.
- Gropa' Qershiz's - afër Rrug's Ljares për Tivar.
- Gropa' Smajl Lik's - në rrugë prej Pinçit për Tivar.
- Gropa' Shkall's - te Meja Shkall's.
- Gropa' Than's - mbi Rrugë t'Ljares, aty kalohen për Rumi.
- Gropat e Simonit - në Rumi, para Grop's Than's.
- Guri Birë - një gur me birë, mbi Çog, afër Radolit.
- Gurina - tokë gurishtë (me përzhinë, guraleca) nën katund, malli Kol' Nik's.
- Gurra Shtog - gurrë në shkëmb në rrugë të Pinçit për Tivar.
- Illcat - tokë pune nën Pâlonj të Pinçit.
- Kodra Rrinxë - në rrugë për Ublën e Kol's.
- Kron'i Bushtërs - nën Krue t'Shkall's.
- Kryqmashë - rrugë kryq te Prroni Lugut.
- Ksollat e Marinve - në Markodol (4 ublat, 1 lerë, qershitë dhe mrizet).
- Ksollat e Muratit Braconj - në mal te Pusi Bardhë, në rrugë për Mushtana.
- Kshtenjat e Gjonit Gjek's - pronë e Milloshëve, te Zagnat e Lugut.
- Kshtenja' Marinve - afër Kshtenjave t'Gjonit Gjek's.
- Lâma' Agos - lamë në katund.
- Lâma' Barit - në Rumi, afër Grop's Hithit.
- Lâminjt e Llakoçve - nën Breg t'Pâlonjve.
- Lera Pâlonjve - te Ublat e Pinçit.
- Lerthe - mbi Gropë t'Than's, një vend gropa- gropa (lerth urth, hurth).
- Lisi Krezman - në malin Pushogoricë.
- Livrashniku - mal afër katundit.
- Lizalli - burim në Mikuliq të Vogël.
- Lugu'j Pinçit - nën katund.
- Man'i Macit - mbi Lamë t'Agos (Maci - i ati i Pjetër Vuçetës).
- Markodoli - rrethinë në mal (aty edhe 4 ubla dhe lera).
- Meja' Bizdenjve - në Rumi t'Pinçit, prej aty shihet Deti.
- Meja' Çogut - mbi katund.
- Meja' Frashnit - në rrugë për Mushtana (për te Ubla Kol's).
- Meja Gurit - nën Dukiqet.
- Meja' Pushogoric's - maje e malit Pushogoricë.
- Meja' Shkall's - aty te Ubla Mé Shkall's bashkohen rrugët për Tivar prej Shestanit, Pinçit dhe Ljares.
- Meja Vjesirit - sipër katundit Rjepc.
- Meja Vizhënj's - në rrugë për Kishë t'Pinçit, aty ka vishnja të egra.
- Milera - vend ku ka qenë një lerë.
- Mriz'i Kols - ishte i Kol' Nik's Pjetër Gjonit, te Rruga Ljares.
- Mriz'i Mushtana - mriz në Mushtana, te Ubla Kol's.
- Mriz'i Vogël - te Rruga Ljares.
- Pâlonj - (Palaj) pjesa lindore e Pinçit.
- Prroni Lugut - te Zagnat e Lugut, në Sinjuer, ku ka tokë të punueshme.
- Prronjtë mas Çogut - përrenjtë mbas Çogut Pinçit.
- Pus'i Bardhë - gropë në shkëmb që mban ujin e shiut, afër Ubëls Kol's.
- Pushim'i Rjepcit - vend pushimi ku bashkohen tri rrugë.
- Pushimi te Dardha Canos - vend pushimi mbas Çogut.
- Pushogorica - mal mbi ubla të Markodolit.
- Qafa' Çogut - grykë mali.
- Qafa' Ljares - grykë, qafë mali ndërmjet Livrashnikut e Âshtit.
- Qafa' Qershiz's - qafë mali te Mushtana.
- Qafë Mushtan's - qafë mali para se mbërrihet në Mushtana, te Rrethina Stjep's Nik's.
- Qafë Konjoshk's - qafë mali para se mbërrihet te Mushtana prej Pinçit.
- Qafë Shtogut - këtu kishte kasollet Vuç Pinçi, te rruga për Tivar afër Mesë Shkall's.
- Qarratahi - te Meja Shkall's.
- Qershizat - në faqe të Rumisë, aty do të jenë rritur qershiza.
- Radoli - rrafshinë, rrethinë me kasolle për bagëti.
- Rumia Pinçit - pjesë e bjeshkës Rumi që njihet që i takon Pinçit.
- Rrasa'e Kryp's - në mal, afër Radolit, aty shtrihej krypa bagëtive.
- Rrasa me Kryq - një rrasë në fund të Prronjve mas Çogut.
- Rrinxa - te Ksollat e Marinve në Markodol.
- Rruga Kish's - rruga që çon në kishë.
- Rruga'e Ljares - rruga që çon në Ljare.
- Sinjuer - tok pune nën Pâlonj të Pinçit.
- Shkalla'e Detit - në mal, në kufi ndërmjet Pinçit e Ljares, aty afër Mushtana.
- Shpishniku - mal nën Kishë.
- Shtegu'j Than's - ndërmjet Grop's Simonit dhe Grop's Than's.
- Te Kregza - afër Grop's Qershiz's.
- Te Patarica - në katund.
- Ubla Kol's - në mal në Mushtana, e çeli Kola'j Nik's Pjetër Gjonit prej Dobrecit.
- Ubla Kol'Tucit - në katund.
- Ubla Lens Pinçanjore - në katund.
- Ubla Marin've - te shtëpia Marin've.
- Ubla Nryme e Malonjve - në katund.
- Ubla Pren's Malos - në katund.
- Urdaborda - breg në mal.
- Vjesir - mal mbi Rjepc.
- Vorret e grave - aty varret e grave që kishin gabua shumë.
- Zâna - mal ndërmjet Rjepcit dhe Shestanit.
- Zagnat e Lugut - tokë pune te Prroni Lugut.
- Zbutë - (zbutë lloj lisi) sipër Pinçit ku banorët mblidheshin në kuvend.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga 160 banor sa ka pasur në vitin 1948 ka rënë numri në 24 banorë. Ky vendbanim është i banuar nga Shqiptarët shumicë dhe Malazezët.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti: Tivari dhe fshatrat: Arbëneshi | Bartulla | Belisha | Besa | Bërca | Boboshti | Boljeviqi | Boshnjaci | Bujgëri | Bukoviku | Braqeni | Bregu | Burtaishi | Bërçela e Poshtme | Bërçela e Sipërme | Brisku i Poshtëm | Brisku i Sipërm | Çeluga | Dabeziqi | Dedaj | Dupilo | Fusha | Gërdoviqi | Gështenja | Gluhi Do | Godenja | Gorana e Madhe | Gorana e Vogël | Gurrëza | Gjengjinoviqi | Gjuraçi | Gjurmani | Katundi i Madh | Kërrica | Kunja | Krushevica | Komarno | Ljarja | Limjani | Lukaj | Maçuga | Martiqi | Mikuliqi i Madh | Mikuliqi i Vogël | Milevci | Muriqi i Poshtëm | Muriqi i Sipërm | Mishiqi | Nënmali | Orahova | Ostrosi i Madh | Ostrosi i Vogël | Ovtoqiqi | Papani | Pecaj | Peçurica | Pelika | Pinçi | Poda | Popratnica | Selca | Skjea | Sotoniqi | Sozina | Spiçi | Sustashi | Shushani | Tërnova | Tivari i Vjetër | Togjemili | Tomba | Tomiqi | Turçini | Thtjani | Ujëmira | Utërga | Vëllimbushi | Viri | Zagragja | Zalefi | Zankoviqi | Zgrade | Zupca
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Treguan: 1) Halili Muratit Mehmet Alisë Haxhisë-Braconj, pinçanjor, tash në Braticë, Ulqin, më 15.11.2008. 2) Mara (77 vjeçe), bija e Zefit Nik's Gjonit prej Pinçit, e shoqja Gjonit Gjergjit Gjon Markoçit, prej Pinçit, tash në Braticë, Ulqin, më 24.1.2009. Simë Gjon Dobreci: Pinçi-Disa Toponime, BUZUKU 29, 2009:14
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |