Arbëria në Mesjetë
Arbëria në Mesjetë i referohet gjeografikisht viseve ku ditët e sotme është Shqipëria dhe rajonet tjera të banuara me shqiptarë në Ballkan, në kohërat kur i përkiste Perandorisë Bizantine e deri në pragun e pushtimit nga Perandoria Osmane. Pasi Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit më vitin 394, ato vise që përbëjnë sot Shqipërinë qe u bënë pjesë e Perandorisë bizantine.
Nga fundi i shekullit XII, fiset veriore të Shqipërisë së sotme i përkisnin Mbretërisë mesjetare serbe që u pasua nga Perandoria Serbe, që shtiu në dorë tërësinë e territoreve të sotme shqiptare si dhe një pjesë të mirë të Ballkanit në mes të shek. XIV. Me rënien e Perandorisë Serbe në vitet 1350-1371, portet më domethënëse i zuri Republika e Venedikut dhe u formësua kështu Arbëria Venedike. Pjesët e mbetura të territoreve arbërore u shpërndanë mes prijësve vendorë, pjesa më e madhe e të cilëve qenë vasalë të Venedikut ose të Perandorisë Serbe.
Pas betejës së Savrës më 1385 pjesa më e madhe e prijësve vendorë u bënë vasalë osmanë. Më 1415-1417 pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme Jugore dhe Qendrore u përbrendësua në Perandorinë Osmane dhe në të porsaformuarin Sanxhaku Arvanid. Në vitet 1432-1436, prijësit e pakënaqur për humbjen e privilegjeve të tyre paraosmane organizuan një kryengritje në viset jugore të Shqipërisë së sotme. Kryengritja u shtyp deri në një organizim të mëvonët nga Skënderbeu më 1443, pas mposhtjes së osmanëve në betejën e Varnës, gjatë Kryqëzatës së Varnës.
Më 1444 nën patronazhin venedikas, Skënderbeu si i pari i prijësve vendorë arbëror dhe zetas i bashkoi kundër Perandorisë Osmane në një aleancë jetëshkurtër që zgjati deri më 1450-51. Skënderbeu vijoi qëndresën e tij për 25 vjet deri në vdekjen e tij. Pasi territoret e tij u brendësuan në shtetin osman, vijoi ekspansioni i kësaj perandorie drejt territoreve venedikase, Shkodra iu dorëzua më 1479, Durrësi më 1501 dhe Ulqini më 1571.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para-Arbërorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Bizantine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dyndjet sllave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Bullgare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Serbe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Serbët kontrollonin nga fundshekulli XII atë që sot është Shqipëria Lindore dhe Veriore. Më 1204 pasi kryqtarët perëndimorë plaçkitën Kostandinopojën, Venediku fitoi kontroll nominal në Arbëri dhe në Epir, duke futur nën zotërimet e veta edhe Durrësin. Një pinjoll i dinastisë së dëbuar bizantine, Mihal Komneni I lidhi aleanca me prijësit arbëror dhe dëboi venedikasit dhe më 1204 formësoi një principatë të pavarur, Despotatin e Epirit me Nartën dhe Janinën si qendër. Më 1272 mbreti i Napolit, Karli I Anzhu zuri Durrësin dhe themeloi mbretërinë e Arbërisë. Përpjekjet e brendshme për pushtet dobësuan edhe më tej Perandorinë Bizantine në shek XIV duke i mundësuar sundimtarit më të fuqishëm serb, Stefan Dushanit që të themelonte një perandori jetëshkurtër që përfshiu krejt Arbërinë përveç Durrësit.[1][2]
E shumta e dokumenteve të ruajtur rreth parisë arbërore në vitet 1350-1470 janë shkruar në serbisht. Më pas dokumentacionet ecin krah për krah si në gjuhën sllave ashtu dhe atë greke e ato latine.[2]
Principata e Arbërit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Principata e Arbërit ka qenë një principatë autonome që ekzistoi në fund të shek. XII deri në vitet 1250'. Përgjatë ekzistencës së vet pati një varësi autonome ndaj vendeve fqinje, së pari Bizanti dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit; ndërkaq pati marrëdhënie të afërta me Mbretërinë Serbe.[3] Arbëria shtrihej në viset e Shqipërisë së sotme të Mesme, me kryeqendër Krujën,[4] dhe nuk kishte hapje të drejtëpërdrejtë në det.[3] Progoni ishte sundimtari i parë, i cili besohet se ka qeverisur rreth vitit 1190, u pasua nga të bijtë: Gjini (1200-08) dhe Dhimitri (1208-16). Pas dinastisë së tyre, principata ra në kontrollin e sundimtarit Grigor Kamona[3] dhe më pas dhëndrit të tij, Golemit.[5] E veja e Dhimitrit, princesha serbe Komnena Nemanjiç, kishte trashëguar sundimatin dhe u martua sërish me Kamonën.[3] Principata ra pas një kryengritjeje kundër Nikesë në mbështetje të Despotatit të Epirit.
Mbretëria e Arbërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Principatat arbërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhja e Lezhës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përshfaqes së osmanëve në tokat arbërore me ftesën e Karl Topisë për të luftuar Balshajt dhe Kryengritjes së viteve 1432-1436, më 1444 në Lezhë u mbajt një kuvend i fisnikëve arbër dhe zetas. Kuvendi, i quajtur generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm) nga Barleti, vendosi për themelimin e një aleance ushtarake të fisnikëve me komandant të përgjithshëm Skënderbeun, për të kundërshtuar Perandorinë Osmane.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://web.archive.org/web/20160304003815/http://www.timediver.de/Albanien_Goldschatz_von_Vrap.html
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Raymond Zickel and Walter R. Iwaskiw, editors. (1994). "The Barbarian Invasions and the Middle Ages; Albania: A Country Study" (në anglisht).
{{cite web}}
:|author=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ^ a b Thalloczy, Ludwig v. (2004) [1917]. Vëzhgime iliro-shqiptare. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 14–17. ISBN 99927-56-34-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Ducellier 1999, pp. 780–781, 786
- ^ Frashëri 1964, p. 43.
- ^ Nicol, Donald M. (1984). The Despotate of Epiros 1267-1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages. Cambridge University Press. fq. 161. ISBN 9780521261906.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)