Jump to content

Ngulimi portugez në Çitagong: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
artikull mbi ngulimin kolonial portugez ne Citangong, Bangladesh
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 18 korrik 2024 17:27

Porto Grande de Bengala
পোর্তো গ্রাঞ্জি জি বেঙ্গালা
1528–1666
Flag of Ngulimi portugez në Çitagong
Flamuri
stema e Ngulimi portugez në Çitagong
stema
Distrikti i Çitagongut në Bangladeshin e tanishwm
Distrikti i Çitagongut në Bangladeshin e tanishwm
GjendjaNgulim tregtar
KryeqytetiLimani Firingi
Gjuhët e zakonshmeportugalisht, bengalisht
Qeveria
Mbreti i Portugalisë 
• 1528-1557
Zhoao III (i pari)
• 1656-1666
Afonsi VI (i fundit)
Epoka historikeKoloniale
• Lejuar nga Sulltanati i Bengalit
1528
• Aneksimi Mogul i Çitagongut
1666
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Sulltanati i Bengalit
Mbretëria Mrauk U
[[Perandoria Mogule]]

Çitagongu, qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Bengalit, ishte streha e një ngulimi të lulëzuar tregtar të Perandorisë Portugeze në lindje në shekujt e XVI dhe XVII.[1] Portugezët mbërritën për herë të parë në Çitagong rreth vitit 1528[2] dhe e lanë në vitin 1666[3] pas pushtimit mogul.[4] Qe enklava e parë evropiane në rajonin historik të Bengalit.[5]

Etimologjia

Çitagongu ishte porti më i madh detar në Sulltanatin e Bengalit, që quhej "Shahi Bangalah" (Bengali perandorak) në persisht dhe bengalisht. Portugezët i referoheshin qytetit-port si Porto Grande de Bengala, që do të thotë "Porti i Madh i Bengalit". Termi shpesh thjeshtëzohej si Porto Grande.[6]

Mbërritja e Portugezëve

Hartë e hershme hollandeze e Bengalit

Më 9 maj 1512, një flotë prej katër anijesh të komanduara nga João da Silveira nga "Estado da India" mbërriti në Çitagong nga Goa.[7] Ata u ndoqën nga mjaft të dërguar nga Mbretëria e Portugalisë në Sulltanatin e Bengalit, atëherë i konsideruar si rajoni më i pasur në nënkontinentin Indian. Ata krijuan qendrën e parë tregtare portugeze në Bengal Çitagong në 1517.[8] Rajonin e frekuentonin gjithashtu tregtarë nga Malaka, Bombei dhe Cejloni portugez.[7]

Disa burime tregojnë se Joao Coelho kishte mbërritur në Çitagong përpara João da Silveiras. Shumë portugezë malamanë kishin ardhur në Bengal përpara Silveiras me anije si tregtarë.[9] Për më tepër, disa nga portugezët u vendosën në Pipli (Orissa e tanishme në Indi) në 1514, që vizituan Bengalin Perëndimor.

Krijimi i bazës tregtare

Gjykata e parë e Çitagongut, e njohur si Darul Adalat e vendosur në Kolegjin Qeveritar Hazi Mohammad Mohshin, dëshmi e ngulimit portugez

1528, Sulltani i Bengalit i lejoi portugezët të krijonin qendra tregtare dhe dogana në Portin e Çitagongut.[7] Në Firingi Bandar u vendosën një fortesë dhe baza navale. Ngulimi u rrit në portin më të shquar euroaziatik në Gjirin e Bengalit gjatë Periudhës së Zbulimeve.[10] U fut sistemi cartaz, që kërkonte që të gjitha anijet në zonë të blinin licensa nga portugezët.[11][12]1590, portugezët pushtuan ishujt e afërt të Sandvipit nën udhëheqjen e António de Sousa Godinhos.[13]1602, ishulli i Sandvipit të Çitagongut u pushtua nga portugezët nga Kedar Rai i Sripurit.[14]

Piratët portugezë, të quajtur Gonçalves dhe Carvalho, e sunduan ishullin e Sandvipit për mjaft vite. Çdo vit rreth 300 anije të ngarkuara me kripë niseshin për në Liverpool nga Sandvipi. Sandvipi në atë kohë ishte shumë i famshëm për ndërtimin e anijeve dhe prodhimin e kripës. Në 1616, pas mbërritjes së Delvar Khanit, një zyrtar i lartë i marinës mogule, piratët portugezë u dëbuan nga Sandvipi dhe Delvar Khani e sundoi ishullin në mënyrë të pavarur për rreth 50 vjet.[15]

Limani i Çitagongut u bë porti më i rëndësishëm për portugezët, për shkak të vendosjes së tij, shërbimet lundruese dhe ankorimi i sigurt. Porti ndodhet shumë afër me grykë-derdhjen e Meghnas, që ishte rruga kryesore për në kryeqytetin mbretëror të Goudas.[16]

Portugezët e konsideronin Çitagongun si një vend shumë të përshtatshëm për të jetuar. Nga fundi i shekullit XVI, porti i Çitagongut ishte kthyer në një port të lulëzuar, që tërhoqi si tregtarë dhe ngulime portugeze. Sipas një shënimi të 1567-ës së Caesar Federeci-t, çdo vit tridhjetë ose tridhjetë e pesë anije, të mëdha dhe të vogla, ankoroheshin në portin e Çitagongut.[17]1598 në Çitagong dhe Arakan jetonin rreth 2 500 portugezë dhe euroaziatikë.[18][10]

Prania e rritur tregtare përfshinte zyrtarë, tregtarë, misionarë, ushtarë, aventurierë, lundërtarë dhe piratë. Enklava kishte një administratë tepër "laissez-faire" të drejtuar nga tregtarët. Tregëtia e skllevërve dhe pitateria lulëzuan.[7] Prodhimet më të tregtuara përfshinin mëndafsh, tekstile pambuku dhe musline, metale të çmuara, erëza, oriz, dru, kripë dhe barut.

Kisha katolike u vendos në Bengal gjatë sundimit portugez në Çitagong. Qyteti port ishte selia e parë e Vikarit Apostolik të Bengalit.[19] Portugezët nxitën gjithashtu martesat e përziera me popullsinë vendore.[20]

Pikturë e luftës mes arakanezëve dhe mogulëve në lumin Karnaphuli në 1666, ku mogulët u ndihmuan nga portugezët

1615, Marina portugeze mundi një flotë Arakaneze-Hollandeze pranë qytetit port.[10]

Pirateria

Prania portugeze në Çitagong përfundimisht mbeti jetëshkurtër. Rënia e Sulltanatit të Bengalit dhe ngritja e Mbretërisë Arakaneze të Mrauk U e ndryshoi panoramën gjeopolitike. Çitagongu bë një mollë e rëndësishme sherri midis Perandorisë Mogule, Mbretërisë së Mrauk U, Perandorisë Burmeze dhe Mbretërisë së Tripuras.[7] Mbreti Mrauk U masakroi 600 anëtarë të bashkësisë portugeze në Dianga në 1607.[10] Si pasojë, portugezët u lidhën me Arakanët. Pirateria portugezo-arakaneze kundër Bengalit Mogul u rrit në shekullin e XVII.[21] Si përgjigje, portugezët shkatërruan bregun Arakan dhe e shpunë plaçkën e marrë te mbreti i Barisalit.[22]

Skllavëria

Portugezët morën pjesën lindore të rrjetit arab të tregëtisë së skllevërve dhe i shitën skllevërit e tyre në Tamluk dhe Balasore, dhe në portet e Dekanit. Skllevërit shiteshin në Dianga dhe Pipli, duke u transportuar me anije. Portugezët ndërtuan një fortesë në Pipli në 1599 për të burgosurit e siell nga Arakanezët.[23]1629 portugezët nën komandën e Diego Da Sa sulmuan Dhakën duke marë shumë robër, përfshirë gruan e një oficeri të ushtrisë mogule, që e shpunë me pranga në Dianga. Robërit u konvertuan në të krishterë.[24]

Fundi i ngulimit

Anije hollandeze në portin e Çitagongut, 1702

1632, ushtria mogule i përzuri portugezët nga Satgaoni (Hughli), për shkak të lidhjes së portugezëve me tregtinë e skllevërve, rrëmbimi dhe refuzimi për të mbështetur Shah Xhahanin.[25][26]1666, mëkëmbësi mogul Shaista Khan rimori kontrollin e Çitagongut pas mundjes së arakanezëve një një luftë detare.[27] Pushtimi Mogul i Çitagongut solli fundin e e mbizotërimit portugez prej më shumë se 130 vjet në qytetin port.[28] Pushtimi i portit të Çitagongut synonte që në mënyrë të ngjashme kryesisht të largonte nga Bengali sulmet skllavëruese arakaneze.[26]

Mogulët i sulmuan arakanezët nga xhungla me një ushtri prej 6500 vetash të mbështetur nga 288 anije lufte të grumbulluara për kapjen e limanit të Çitagongut. Pas tre ditësh beteje, arakanezët u dorëzuan. Çitagongu u bë menjëherë kryeqyteti i qeverisë së re të Bengalit.[3]

Kjo betejë përfshiu si lëvizje përgjatë tokës ashtu dhe përgjatë ujit. Për të luftuar aftësinë e piratëve mbi ujë, Mogulët thirrën në ndihmë anijet hollandeze nga Batavia. Përpara se anijet hollandeze të mbërrinin në bregun e Çitagongut, beteja tashmë kishte përfunduar. Për të bartur ushtarë, Shaista Khani ndërtoi mjaft anije të mëdha dhe një numër të madh galerash.[29] Pasi Mogulët morën Çitagongun, portugezët u zhvendosën në Pazarin Ferengi në Dhaka. Pasardhësit e portugezëve banojnë akoma në këto vende.[18]

Xhami në Çitagong, 1822, pikturë e Kolonel Lejtnant James George

Ngulime të tjera

Nga Çitagongu, portugezët vijuan të krijonin ngulime në porte dhe qytete të tjera të Bengalit, veçanërisht në Satgaon, Bandel dhe Dhaka. Satgaoni u bë i njohur si Porto Pequeno (Porti i Vogël). Portogola në Dhakën e Vjetër bujti bashkësinë portugeze.[10]

Përhapja e Krishtërimit

Krishtërimi u përhap përgjatë Bengalit nga tregtarët portugezë bashkë me misionarët e krishterë. Megjithëse krishtërimi e kishte mbërritur tashmë Indinë me Apostullin Thoma në vitin 52 të e.s., portugezët krijuan kishat e para të krishtera në Çitagong.[30]1498, eksploruesi i krishter Vasco da Gama udhëtoi në Bengal.[31]

Trashëgimia

Pasardhësit e tregtarëve portugezëve në Çitagong janë të njohur si firingi. Ata jetojnë në zonat e Patharghatas dhe Pazarit Firingi në Çitagongun e Vjetër.[32] Ka shumë huazime portugeze në bengalisht, duke përfshirë shumë terma të zakonshëm shtëpiakë, veçanërisht në dialektin çitagongias.[33] Portugezët sollën shumë fruta ekzotike, lule dhe bimë, veçanërisht nga kolonitë e tyre Latino-Amerikane. Ata futën në Bengal piperkat, delonix regia-n, guavan, ananasin, papajën, mangot alfonso.[7]

Një misionar portugez në Kalkutën britanike publikoi librin e parë mbi gramatikën e bengalishtes.[33] Kishat më të vjetra në Bangladesh dhe Bengalin Perëndimor i gjejnë fillesat e tyre nga misionet portugeze, që mbërritën në Çitagong në shekullin e XVI. Shumica e të krishterëve bengalezë kanë mbiemra portugezë.[33]

Pas pavarësisë së Bangladeshit, Portugalia e njohu atë më 20 dhjetor 1974 duke pasuar Revolucionin e Karafilave, kur ajo vendosi marrëdhënie me shumë kombe të çkolonizuara.[34] Portugezët patën një ndikim të madh mbi tregtinë, kulturën, karakterin dhe gjuhën e banorëve të Çitagongut.[30]

Mbetje tërheqëse portugeze

Në Çitagong dhe Bengal tashmë gjenden shumë pak gjurmë të pranisë portugeze. Darul Adalat, ndërtesa e parë e gjykatës gjendet në kampusin e Kolegjit Qeveritar Hazi Mohammad Mohshin, është një strukturë e ndërtuar nga portugezët. Struktura është e njohur nga banorët si Fortesa Portugeze. Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit ka ndërrmarrë nismën për ta ruajtur këtë gjurmë.[35]

Ka pak kisha dhe rrënoja. Disa emra gjeografikë mbeten, si Ishujt Dom Manik, Point Palmiras në bregun e Orissas, Pazari Firingi në Dhaka dhe Çitagong.[36]

Shiko edhe

Referime

  1. ^ Syedur Rahman (2010). "Arakan". Historical dictionary of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 4-rt). Scarecrow Press. fq. 24. ISBN 978-081087453-4. Marrë më 22 qershor 2015.
  2. ^ Saugata Bhaduri (2013). "Indo-Canadian Diaspora: The Iberian Connection". përmbledhur nga Antonia Navarro-Tejero; Taniya Gupta (red.). India in Canada, Canada in India (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 22. ISBN 978-1-4438-4826-8.
  3. ^ a b Trudy Ring; Robert M. Salkin, red. (1994). International Dictionary of Historic Places (në anglisht). Vëll. 5. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 188. ISBN 1-884964-04-4. Marrë më 21 qershor 2015.
  4. ^ Richard M. Eaton (1996). The Rise of Islam and the Bengal frontier, 1204 – 1760 (në anglisht). University of California Press. fq. 235. ISBN 052020507-3. Marrë më 21 qershor 2015.
  5. ^ Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 258. ISBN 184331029-5.
  6. ^ Sidh Losa Mendiratta; Walter Rossa (2015). "Porto Grande de Bengala: Historical Background and Urbanism" (në anglisht). Heritage of Portuguese Influence. Marrë më 29 qershor 2015.
  7. ^ a b c d e f Aniruddha Ray (2012). Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). "The Portuguese". Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
  8. ^ Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 259. ISBN 184331029-5.
  9. ^ Harry Johnston Wallcousins (1993). Pioneers in India With Eight Coloured Illustrations (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 169. ISBN 812060843-7. Marrë më 11 korrik 2015.
  10. ^ a b c d e Marco Ramerini. "The Portuguese on the Bay of Bengal". Colonial Voyage (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2015.
  11. ^ Ooi Keat Gin, red. (2004). Southeast Asia: A Historical Encyclopedia, from Angkor Wat to East Timor (në anglisht). Vëll. 1. ABC Clio. fq. 870. ISBN 1576077705. Marrë më 28 qershor 2015.
  12. ^ M. N. Pearson (2006). The Portuguese in India (në anglisht) (bot. i 1-rë digital). Cambridge University Press. fq. 78. ISBN 052102850-7. Marrë më 21 qershor 2015.
  13. ^ Saugata Bhaduri (2013). "Indo-Canadian Diaspora: The Iberian Connection". përmbledhur nga Antonia Navarro-Tejero; Taniya Gupta (red.). India in Canada, Canada in India (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 23. ISBN 978-1-4438-4826-8.
  14. ^ Asim Kumar Mandal (2003). The Sundarbans of India: A Development Analysis (në anglisht). Indus Publ. Co. fq. 44. ISBN 8173871434. Marrë më 28 qershor 2015.
  15. ^ "Sandwipees should respond to the call of Master Shahjahan for development of Sandwip". The Guardian (Editorial) (në anglisht). 2013. Marrë më 12 korrik 2015.
  16. ^ Lahore University, Department of Geography (2007). "Pakistan Geographical Review". Journal of University of the Punjab (në anglisht). 62 (2). ISSN 0030-9788. OCLC 655502543. Marrë më 12 korrik 2015.
  17. ^ Jayanta Kumar Roy (2007). Aspects of India's International Relations, 1700 to 2000: South Asia and the World (në anglisht). Pearson Longman. fq. 12. ISBN 978-813170834-7.
  18. ^ a b Samiul Hasan, red. (2012). The Muslim World in the 21st Century: Space, Power, and Human Development (në anglisht). Springer. fq. 125. ISBN 978-9400726321. Marrë më 13 korrik 2015.
  19. ^ "The Early Years of the Church in Chittagong Diocese" (në anglisht). Catholic Diocese. Marrë më 21 qershor 2015.
  20. ^ V. K. Agnihotri (2010). Indian History (në anglisht) (bot. Twenty Sixth). Allied Publishers. fq. 276. ISBN 978-818424568-4. Marrë më 21 qershor 2015.
  21. ^ Angus Konstam (2008). "The Pirate Round". Piracy: The Complete History (në anglisht). Osprey. fq. 250. ISBN 978-184603240-0. Marrë më 22 qershor 2015.
  22. ^ S. N. H. Rizvi (1965). "East Pakistan District Gazetteers" (PDF). Government of East Pakistan Services and General Administration Department (në anglisht) (1): 74–6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 dhjetor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016.
  23. ^ Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 267. ISBN 1843310295.
  24. ^ S. N. H. Rizvi (1965). "East Pakistan District Gazetteers" (PDF). Government of East Pakistan Services and General Administration Department (në anglisht) (1): 84. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 dhjetor 2016. Marrë më 22 nëntor 2016.
  25. ^ Jayanta Kumar Roy (2007). Aspects of India's International Relations, 1700 to 2000: South Asia and the World (në anglisht). Pearson Longman. fq. 13. ISBN 978-8131708347.
  26. ^ a b Chatterjee Indrani; Richard M. Eaton, red. (2006). Slavery and South Asian History (në anglisht). Indiana University Press. fq. 13. ISBN 025311671-6. Marrë më 12 korrik 2015.
  27. ^ Jean Baptiste Tavernier (2012). Travels in India (në anglisht). Përkthyer nga V. Ball. Cambridge University Press. fq. 129. ISBN 978-110804602-2. Marrë më 22 qershor 2015.
  28. ^ Douglas M. Johnston (2008). "7". The Historical Foundations of World Order: the Tower and the Arena (në anglisht). Martinus Nijhoff Publishers. fq. 442. ISBN 978-900416167-2. Marrë më 22 qershor 2015.
  29. ^ Biplab Dasgupta (2005). European Trade and Colonial Conquest (në anglisht). Anthem Press. fq. 264. ISBN 184331029-5.
  30. ^ a b Belinda Meggitt; Mikey Leung (2012). Bangladesh: the Bradt Travel Guide (në anglisht) (bot. i 2-të). Bradt Travel Guides. fq. 223. ISBN 978-184162409-9. Marrë më 11 korrik 2015.
  31. ^ Reema Islam (18 dhjetor 2014). "The Christian Community". The Dhaka Tribune (në anglisht). Marrë më 11 korrik 2015.
  32. ^ Bangladesh Channel Services. "Explore the Wonders of Chittagong in Bangladesh" (në anglisht). Marrë më 11 korrik 2015.
  33. ^ a b c A. K. Rahim (25 janar 2014). "Você fala Bangla?". Dhaka Tribune (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2015.
  34. ^ "Bangladesh Portugal Bilateral Relations" (në anglisht). Honorary Consulate of Portugal. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2015. Marrë më 11 korrik 2015.
  35. ^ Minhaj Uddin (23 maj 2014). "Centuries-old Darul Adalat's existence hangs in balance". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2016.
  36. ^ Richard Hosking, red. (2010). Food and Language: Proceedings of the Oxford Symposium on Food and Cookery 2009 (në anglisht). Prospect Books. fq. 290. ISBN 978-1903018798. Marrë më 12 korrik 2015.

Bibliografia