Ali pashë Gucia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Udha (diskuto | kontribute) No edit summary |
po me sa koqe mend koka eshte ndryshe prej trupit te artikullit o tyryfyl, po c'ke mo c'ke Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
||
Rreshti 22: | Rreshti 22: | ||
| relations = |
| relations = |
||
}} |
}} |
||
'''Ali pashë Shabanagaj''', i njohur më së shumti si '''Ali pashë Gucia''' ([[1828]] - [[05 mars]] [[1888]]) ka qenë çifligar, funksionar [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe kryetar ushtarak i [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]], ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të [[Plava|Plavës]] dhe [[Gucia|Gucisë]]. |
|||
'''Ali pashë Gucia''' ([[1828]] - [[05 mars]] [[1888]]) ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]]. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të [[Lidhja Shqiptare e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]] dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.<ref>http://www.gazetadita.al/kush-ka-qene-ali-pashe-gucia/</ref> |
|||
Për bëmat e tij P. [[Gjergj Fishta]] e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij ''[[Lahuta e Malcís]]''.<ref name="els2">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=j7tLgANw8hAC|title=The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic|last=Fishta|first=Gjergj|author2=Robert Elsie|author3=Janice Mathie-Heck|publisher=I.B.Tauris|others=Centre for Albanian Studies (London, England)|year=2005|isbn=1-84511-118-4|pages=65–73}}</ref><ref name="Gawrych62">{{harvnb|Gawrych|2006|p=62.}}</ref> |
Për bëmat e tij P. [[Gjergj Fishta]] e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij ''[[Lahuta e Malcís]]''.<ref name="els2">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=j7tLgANw8hAC|title=The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic|last=Fishta|first=Gjergj|author2=Robert Elsie|author3=Janice Mathie-Heck|publisher=I.B.Tauris|others=Centre for Albanian Studies (London, England)|year=2005|isbn=1-84511-118-4|pages=65–73}}</ref><ref name="Gawrych62">{{harvnb|Gawrych|2006|p=62.}}</ref> |
Versioni i datës 22 korrik 2018 01:45
Ali pashë Gucia | |
---|---|
Emri i lindjes | Ali bej Shabanagaj |
Në aleancë me | Lidhja e Prizrenit |
Shërbimi/ | Lidhja e Prizrenit |
Vite shërbimi | 1845-1888 |
Grada | pashë, bejlerbej |
Betejat/luftrat | Beteja e Nokshiqit |
Ali pashë Shabanagaj, i njohur më së shumti si Ali pashë Gucia (1828 - 05 mars 1888) ka qenë çifligar, funksionar Perandorisë Osmane dhe kryetar ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë.
Për bëmat e tij P. Gjergj Fishta e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij Lahuta e Malcís.[1][2]
Biografia
Lindi më 1828 në Guci. Ishte i biri i Hysejn[3] Shabanagaj. Familja e tij ka qenë brez pas brezi kryetare e bajraktarëve të krahinës, kishin prona dhe privilegje.[4][5] Ndoqi dhe kreu medresenë në Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Më 1845 u caktua kajmekam i Gucisë, duke pasuar të atin në atë zyrë. Në vitet gjashtëdhjetë mbështeti lëvizjen e fiseve muslimane shqiptare kundër reformimeve që do të aplikoheshin në sajë të Tanzimatit, që do t'i mpakte privilegjet e vjetra.
Shërbeu në Luftë Ruso-Turke, ku pati si komandant të fuqive shqiptare Mehmet pashë Maxharrin.[6][7] Qe ndër nismëtarët për vetëdijësimin e shqiptarëve të trevave të Gucisë, Plavës dhe Rugovës që merreshin vesh për rrezikun që u kanosej nga Traktati i Shën Stefanit.[8] Sipas caktimeve nga Lidhja e Prizrenit, në krahinat ku Ali Pasha qeveriste, u dha urdhëri të organizoheshin 2000 shpirtra në Guci dhe 2000 në Rugovë.[9] Pasi Porta caktoi Mehmet pashë Maxharrin si komisar të lartë për të mbikëqyrur dorëzimin e territoreve (Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi), ky i kërkoi Ali Pashës kur ky kishte rënë në Gjakovë që të kërkonte ndihma të tjera, që të shpërndante fuqitë që kishte organizuar në Guci e në Plavë; ky iu përgjigj që "nuk do ta bënte kurrë një tradhëti të tillë".[10]
Pasi edhe Kongresi i Berlinit ripohoi qëndrimet e traktatit për viset e Plavës dhe Gucisë, Ali Pashë Gucia nxiti krerët e krahinës, mes të cilëve Jakup Ferrin i cili u mundësoi gatishmërinë e fiseve të Gashit dhe Krasniqes. Mali i Zi pasi mori garancinë që mund t'i zinte ushtarakisht viset, u prit me armë nga forcat e Lidhjes në Velikë, Pepiç dhe Nokshiq. Qëndresa shqiptare pati një jehonë të bujshme edhe në shtypin evropian, i cili nisi të merrej me çështjen shqiptare.[11] Ali Pashë Gucia nuk u bind as pas dhuratave që Porta dërgoi që t'u prishte mendjen për qëndresë parisë. Gjatë Luftës së Ulqinit, sipas dokumenteve britanike, Ali beu nxiste sulme të kombinuara kundër malazezëve[12] më 19 gusht 1880.[13]
Pasi u nënshtrua kryengritja e Lidhjes kundër Portës më 1881, Ali Pashë Gucia u arrestua.[14] Me aministinë e Sulltan Abdyl Hamidit, u thirr në audiencë duke u graduar pashë[11] dhe bejlerbej[15], iu dhurua çifligu i Agabashit afër Shkupit dhe pas dëshirës së tij u emërua mytesarif të Pejës si shpërblim për qëndrimin e tij centralist përgjatë veprimtarisë së Lidhjes.[11] Më pas Ali Pasha çoi të rinj shqiptar që të shërbenin në gardën e sulltanit.[16]
Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.[17]
Bashkëkohësit pohojnë se ai qeshte kur të tjerët rrihnin gjoks për vrasjen e Mehmet Aliut.[18]
Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij Haxhi Zeka, prit të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.[19]
Referenca
- ^ Fishta, Gjergj; Robert Elsie; Janice Mathie-Heck (2005). The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic. Centre for Albanian Studies (London, England). I.B.Tauris. fq. 65–73. ISBN 1-84511-118-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych 2006, p. 62.
- ^ Zeitschrift für Balkanologie. R. Trofenik. 1983. fq. 140.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu 1939, p. 81.
- ^ K.J. Trübner (1971). Der Islam: Zeitschrift für Geschichte und Kultur des islamischen Orients, Volume 47. fq. 96.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 46.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit I. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 276. ISBN 9789951873536.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Belegu 1939, p. 16.
- ^ Belegu 1939, p. 38.
- ^ Belegu 1939, p. 50.
- ^ a b c Belegu 1939, pp. 71, 79-80.
- ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 331, 370. ISBN 9789989584657.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu 1939, p. 115.
- ^ American Annual Cyclopaedia and Register of Important Events. D. Appleton. 1885. fq. 764–. Marrë më 29 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Mikić, Đorđe (1988). Društvene i ekonomske prilike kosovskih srba u XIX i početkom XX veka. Srpska akademija nauka i umetnosti. fq. 25.
Тако је вођ скадароког крила Лигиних снага Али-паша Гусињски, боравећи V Царнгр^лу 1881. годнне, добио чин беглербега
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 81. ISBN 9781845112875.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 38. ISBN 9789994380114.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 42. ISBN 9789994380114.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Gabime CS1: Vlerë e palejuar parametri
- Infobox military person image param needs updating
- Pages using infobox military person with unknown parameters
- Biografi shqiptarësh
- Lindje 1828
- Vdekje 1885
- Pashallarë shqiptarë
- Ushtarakë shqiptarë
- Shqiptarë myslimanë
- Lidhja e Prizrenit