Wikipedia:Rregullat e thjeshtëzuara
![]() | This is an information page. It is not one of Wikipedia's policies or guidelines, but rather intends to describe some aspect(s) of Wikipedia's norms, customs, technicalities, or practices. It may reflect varying levels of consensus and vetting. |
Wikipedia është enciklopedi e lirë e krijuar mbi baza vullnetare, që konsiston në artikuj të shkruar sipas një stili të caktuar. Wikipedia është një proces i vazhdueshëm pa fund të përcaktuar. Nëse shkruan diçka cilësore, ajo mund do të qëndorjë aty me shekuj dhe do të lexohet në gjithë botën. Gjiithashtu mund të përmirësohet dhe përfshihet në versione të reja nga përdorues të tjerë. Pjesë e argëtimit dhe sfidës këtu është të shohësh se çfarë ndodh me kontributetet e tua me kalimin e kohës.
Komuniteti i Wikipedias vazhdon të zhvillohet. Gjatë kësaj kohe, politikat dhe rregullat janë zhvilluar çka reflekton përvojën dhe eksperiencën e qindra redaktorëve të cilët vazhdimisht mësojnë dhe rafinojnë mënyrën se si krijohen artikuj neutralë, informativë e me referenca si dhe si të punojnë me redaktorë të tjerë e të zgjidhin konfliktet kur është nevoja. Megjithëse ekzistojnë rregulla dhe udhëzime që mbulojnë pothuajse çdo situatë, disa prej tyre janë me të vërtetë shumë të rëndësishme. Nëse ti mëson mbi politikat dhe praktikat tona, të jesh i sigur se do të trajtohesh më mirësjellje dhe respekt.
Ideale për tia filluar është qëndrimi i Wikipedias nga burimeve. Wikipedia nuk ka këndvështirimin e saj e as nuk përcakton se çfarë është e "saktë". Në vend të kësaj, redaktorët përpiqen të përmbledhin se çfatë thonë burimet e besuara për një çështje të caktuar. Pikëpamje të ndryshme paraqiten në mënyrë objektive, pa paragjykim, ashtu siç raportohen nga burimet që kanë reputacion për qëndrime të sakta. Burimet e mira janë themeli i enciklopedisë dhe gjithkush duhet të ketë mundësinë të kontrollojë nëse kontributet mbështeten në to apo jo. Përgjithësisht kjo arrihet përmes citimit se ku u gjet informacioni. Duke patur në qendër të asaj që ne bëjme burime të besuara, idetë personale të readaktorëve këtu nuk kanë vend.
Mos u shqetësoni në qoftë se nuk i kuptoni të gjitha menjëherë. Dhe mos hezitoni të bëni pyetje. Me kalimin e kohës do të mësoni se si të bëheni një kontribues i shkëlqyer në Wikipedia!
Perimet themelore[Redakto nëpërmjet kodit]
Megjithëse teorikisht mund të ndryshohet gjithça, komuniteti deri më tani ka ndërtuar disa parime. Për to është dashur shumë punë dhe energji dhe ka pak gjasa që të ndryshohen në të ardhmen e afërt. Deri tani ato kanë funksionuar shume mirë, kështu që mendohuni dy herë para se ti ndryshoni në mënyrë radikale.
- Pesë shtyllat: Themelet e komunitetit të Wikipedias janë përmbledhur në pesë ide të thjeshta: Wikipedia është një enciklopedi online; ka pikëpamje neutrale; ka përmbajtje të lirë që gjithkush mund ta redaktojë dhe ripërdorë; të gjithë Wikipedianët duhet të veprojnë sipas rregullave të mirësjelljes dhe e fundit Wikipedia nuk ka rregulla "të ngurta".
- Parimet themelore: Fondacioni Wikimedia, organizatë globale që mbikqyr Wikipedian dhe projektet e ngjashme, bazohet në po të njëjtat ide të rëndësishme: Neutraliteti është i detyrueshëm; gjithkush mund të redaktojë artikujt (shumicën e artikujve) pa u regjistruar; marrim vendime gjatë "Wiki procesit" të diskutimit; dëshirojmë të punojmë në mënyrë mikpritëse dhe në një mjedis bashkëpunues; përmbajtja tonë është me licensë të lirë dhe lëmë hapësirë për probleme të veçanta të vëshira të zgjidhen nga persona kompetentë. P.sh. në Wikipedian angleze Komiteti i Arbitrazhit (Arbitration Committee) ka fuqinë të marrë vendime përfundimtare.
- Të drejtat e autorit: Wikipedia përdor licensë të lirë për përmbajtjen, Licensën Creative Commons Attribution-Sharealike dhe GNU Free Documentation. Përmbajtja e Wikipedias mund të përdoret dhe ripërdoret lirisht, për aq kohë sa përcaktohet atributi; po ashtu mund të redaktohet dhe përdoret për përfitim, për aq kohë sa edhe përdorueit e ardhshëm do të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithçka që redaktorët kontribuojnë duhet të plotësojë kushtet e licesimit në Wikipedia dhe nuk duhet të dhunojë të drejtat e autorëve të tjerë, përveçse në raste shumë specifike.
- Neglizho çdo rregull: Rregullat në Wikipedia nuk janë të skalitura në gur. Fryma e rregullit është mbi rregullat. Qëllimi i përbashkët i ndërtimit të enciklopedisë është mbi të gjitha. Kjo do të thotë se mund të thyhet çdo rregull, për një arsye të fortë, nëse kjo me të vërtetë ndihmon përmirësimin e encikolpesië. Por, kjo s'do të thotë se mund të justifikuohet gjithshka për hir të "neglizho çdo rregull".
Shkimi i artikujve cilësorë[Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Wikipedia:Artikulli perfekt.
- Pikëpamje neutrale: Shkruani me pikëpamje asnjëanëse. Bëni prezantimine drejtë të diçkaje ashtu siç e përshkruajnë burimet e besuara. Të gjithë artikujt duhet të jenë të balancuar në mënyrë që të përcjellin pikëpamje të ndryshme mbi një temë. Disa pikëpamje mund të marrin më tepër vëmëndje se të tjerat, kjo në varësi të vëmbëndjes që ato marrin në burimet e besuara. Wikipedia nuk mban "opinion" të sajën; thjesht përmbledh burimet e besuara.
- Verifikueshmëria: Artikujt duhet të përmbajnë vetëm material të botuar nga burime të besuara. ka burime me reputacion për saktësi dhe kontrollin e fakteve, si gazetat, periodikët akademikë dhe librat. Edhe ne qoftë se diça është e vërtetë standartet tona kërkojnë që ajo të jetë botuar nga një burim i besuar para se të përfshihet në Wikipedia. Redaktorët duhet të citojnë burime të besuara për çdo material të diskutueshëm, përndryshe mund të fshihet nga çdo redaktor tjetër. Detyrimi për të paraqitur burime të besuara është për këdo që prezanton materiale të reja.
- Jo kërkime personale: Artikujt nuk duhet të përmbajnë argumente, koncepte, të dhëna, teori, analiza apo sinteza të pabotuara më parë nga burime të besuara. Me fjalë të tjera, ju nuk mund të mbani një këndvështrim të ri që nuk është trajtuar më parë në një burim të besuar. Ti mund të përmbledhësh, por kjo duhet të bazohet në burime.
- Mos hezitoni të përmirësoni artikujt aktualë! Jepi, është thjesht wiki! Asnjë gabim nuk e "thyen" Wikipedia-n, sepse çdo redaktim mund të zhbëhet. Inkurajo të tjerët, edhe ata që nuk janë dakord me ty të jenë të guzimshëm! Nëse nuk je dakord me "guzimin" e një tjerti apo ai nuk është dakord për "guzimin" tënd diskutojeni në faqet e diskutimit.