Zef Zorba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Zef Zorba

Zef Zorba (Kotorr, 7 prill 1920[1] - Shkodër, 6 janar 1993) ka qenë regjisor, përkthyes dhe poet. Është autor i dy librete operash, Teuta dhe Rozafa, tekste këngësh me muzikë të Prenk Jakovës.

I zbuluar vetëm pas vdekjes,[2] më 1994 iu botua vëllimi me poezi Buzë të ngrira në gaz. Pas viteve ’90 lexuesit nisën ta njohin atë falë përkthimeve që kish lënë, me Estetika 2 e Benedetto Croce e Love Story e Eric Segal. Më 2019 iu botua vëllimi Perfectum Trinum me 103 poezi të tre poetëve italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Giuseppe Ungaretti e Salvatore Quasimodo.[3]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind më 1920 në Kotorr në një familje shkodrane, i biri i Jak Zorbës (1877-1946) dhe Elena Skanjetit, mbesa e Kolë Idromenos. I ati ishte njohës i serbo-kroatishtes, italishtes dhe frëngjishtes; ndër përkthimet e tij Tre musketierët e Konti i Montekristos kanë humbur dhe vetëm Siloani dhe Milena (1901) dhe Milienko e Dobrila (pa datë) i kanë mbijetuar kohës. Më 1924 familja u kthye në vendlindje. I ati punoi kryetar komune në Gur të Zi (1925-1928) dhe më vonë administrator i Kafes së Madhe.[4]

Pasi ndoqi dhe kreu shkollimin fillor e të mesëm në Shkodër, më 1941 u regjistrua në Universitetin e Padovës për Shkenca Politike. I ndërpreu studimet më 1943 për shkak të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe u kthye në qytetin e prejardhjes, ku u punoi në një bankë.

Më 1945-1946 u punësua si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër,[2] asokohe ka vënë në skenë pjesët Juda MakabeFishtës dhe Armiku i Popullit i Ibsenit, përkthyer nga vetë Zorba. Më 1946 u arrestua në valën e përndjekjes së qytetarëve e intelektualëve pas Kryengritjes së Postrribës,[5] u dënua dhe burgoset për agjitacion e propagandë. Vuan dënimin nëpër kampet e punës deri më 1951.

Më vonë punon në ndërrmarrje të rrethit të Shkodrës si llogaritar deri në vitin 1980, kur dhe del në pension. Ndërroi jetë në janar 1993.[2]

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Poezi[redakto | përpunoni burim]

Libri i tij i parë, Buzë të ngrira në gaz, u botua pas vdekjes pasi kishte shkruar tinëz përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, cilësuar si "letërsia e sirtarit". Çmohet si një poet i veçantë i letërsisë shqiptare dhe përfaqësues kyç i modernizmit dhe hermeticizmit.[6]

Është cilësuar ndër autorët klandestinë me Kasëm Trebeshinën, Daut Gumenin, Primo Shllakun që në qerthullin e vogël të tyre rimerrnin fillin e këputur të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimëkëmbnin lidhjen me autorë si Kuteli, Koliqi e Poradeci.[7]

Përkthime[redakto | përpunoni burim]

Përktheu autorë si Robert Frost, dramaturgë si Shau, Pirandelo, Uajlld, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj.[7] La në dorëshkrim: T. S. Eliot (Katër Quartete, Pritje koktej, E mërkura e përhime) Robert Frost (Poema), Oscar Wilde (Rëndësia e seriozitetit) si dhe vepra të tjera të rëndësishme nga autorë si Pirandello, Wilder, O’Neil etj.[3]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "RTV Ora, Vajzat kujtojnë poetin Zef Zorba". 
  2. ^ a b c Elsie, Robert. "Modern Albanian Authors: Zef Zorba". albanianliterature.net. 
  3. ^ a b "Perfectum Trinum". peizazhe.com. 7 mars 2019. 
  4. ^ "Jak Zorba dhe nji përkthim i panjohun i vitit 1901". Hylli i Dritës vj. XXXI. 268: 168–169. 2011. 
  5. ^ Bushati, Ahmet (2001). Në gjurmët e një ditari. Shkodër: Camaj-Pipa. f. 149.  9992741112. 
  6. ^ Shatro, Bavjola (2016). Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature. Cambridge Scholars Publishing. f. 13, 50.  9781443899970. 
  7. ^ a b Lanksch, Hans-Joachim (1997). "Zef Zorba: nji hermetist shqiptar". Phoenix. 1: 49–52.