Ana e Malit
Ana e Malit | |
---|---|
Shteti | Mali i Zi Shqipëria |
Bashkia/Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Komuna e Ulqinit Bashkia Shkodër |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 159,6 km2 (616 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 8.850 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Ana e Malit, ose Anamali, është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, përkatësisht mes Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit. Shkrihet nën shpatet e malit të Krajës dhe malit të Taraboshti në veri, lumit të Megjureçit në perëndim, lumit Buna në lindje dhe liqenit të Shasit në jug. Popullsia e kësaj e përbëjnë Shqiptarët me rreth 99%.
Gjeografi, Nexhad Avdiu, nga fshati Sukubinë thotë se ky vendbanim, i banuar qind për qind me shqiptarë, me shumicë dërmuese të besimit islam dhe një numër të vogël të besimit katolik, që nga lashtësia shtrihet në pjesën verilindore të Ulqinit dhe ka një sipërfaqe rreth 113 km² që njëherazi përbën diku afër 44.3 % të sipërfaqes së përgjithshme të komunës së Ulqinit. Në veri kufizohet më zonën e Krajës, në lindje me lumin Buna dhe komunën Ana-Malit, që ndodhet brenda territorit të Shqipërisë e pikërisht me fshatrat: Vidhgarë, Shtuf, Muriqan dhe Goricë, ndërsa në përëndim me komunën e Tivarit. Ana e Malit ka terren fushor të alternuar më atë kodrinoro–malor. Lartësia mesatare e relievit shkon nga 4 m. mbi nivelin e detit e deri në mbi 400–500 m mbi nivelin e detit.
Maja më e lartë është ajo e Lipojës, meë një lartësi rreth 1200 m mbi nivelin e detit; kjo shtrihet në pjesen veriore të kësaj zone duke i qënderuar si “kurorë” mbrojtëse Anës së Malit. Relievi i kësaj zone ka përbërje të ndryshme gjeologjike si flishe, ranorë, dolomite, gelqerorë, formacione lymore etj. Në formacionet gëlqerore të kësaj zone, që përbëjnë pjesët e relievit të lartë malor dhe kodrinor, është zhvilluar një veprimtari karstike tepër interesante si në malin e Shasit etj. Për hir të pozitës së përshtatshme gjeografike duke u gjendur pranë qendrave të njohura tregtare si Shkodra dhe Ulqini i njohur për detari, tregti etj. prej vitesh në këtë trevë kanë kaluar rrugë të rëndësishme si ajo Tivar – Katërkollë – Shkodër, e ndërtuar nga austrohungarezët gjatë viteve 1916-1918, pastaj rruga Ulqin – Katërkollë – Shkodër etj.
Ana e Malit karakterizohet nga një klimë e butë e ngrohtë dhe më lagështi, duke favorizuar kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si atyre mesdhetare dhe të atyre tradicionale. Temperatura mesatare vjetore në këtë zonë sillet rreth 16 °C ku mesatarja e janarit sillet rreth 5.8 °C, ndërsa ajo e korrikut i kalon mbi 25 °C. Sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1400–1500 mm reshje. Ngricat janë dukuri e zakonshme në këtë zonë, ndërsa bora është e rrallë. Në këtë zonë karakteristikë është edhe formimi i mikroklimave, sidomos pranë brigjeve të lumit Buna dhe liqenit të Shasit. Si pasojë e kushteve topografike në këtë zonë zotërojnë kryesisht erërat verilindore, lindore e përendimore si dhe erërat juglindore. Erërat karakteristike për këtë zonë janë: murlani, shiroku, veriu si dhe erërat vendore që shfaqen në periudha të ndryshme të vitit, të ndikuara edhe nga prania e mikroklimave etj.
Në zonat pyjore të kësaj treve që përfaqësohen nga dushku, shkoza e shkurret mesdhetare dhe që mbulojne zonat kodrinore rritet një botë e pasur shtazore e përfaqësuar nga: derri i egëer, lepuri, çakalli, dhelpra etj. Ana e Malit në këtë aspekt përbën edhe një rezervë të mirëfilltë gjuetie. Ngjarjet e ndryshme historike që shoqëruan popullin shqiptar në periudha të ndryshme padyshim që u pasuruan edhe në Anë të Malit, ku kulmi arriti më ndarjen nga Fuqitë e Mëdha të trevave shqiptare në vitin 1913.
Kështu, Ana e Malit u nda mekanikisht në dy pjesë: në Anën e Malit, që shtrihet brenda teritorit te Shqipërisë dhe në Anën e Malit, tjetër, që ndodhet brenda teritorit të Malit të Zi. Në vitin 1948, goditjen më të rëndë kësaj treve ia dha mbyllja e kufirit, i cili qëndroi i pakalueshëm deri në vitin 2002, kur u rivëndosën marrëdhëniet familjare, shpirtërore, ekonomike etj. midis dy vendeve. Në kohën e Jugosllavisë së vjetër kjo trevë kishte disa vendkalime kufitare me Shqipërinë, kurse sot ka vetëm një.
Banorët kryesisht duke u bazuar edhe tradita merren me bujqësi dhe blegtori si dhe me tregti, por për fat të keq çdo ditë më e pak.
Dita ditës popullsia po largohet për në mërgim pasi që kushtet ekonimike janë të vështira.
Fshatrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Mal të Zi: | Në Shqipëri: | |
---|---|---|
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Amull | 108 | 135 | 172 | 196 | 168 | 56 | 31 | 34 |
Bojkë | 135 | 143 | 229 | 234 | 205 | 248 | 199 | 161 |
Brajshë | 550 | 577 | 679 | 696 | 799 | 859 | 767 | 682 |
Katërkollë | 459 | 528 | 657 | 774 | 971 | 1019 | 802 | 757 |
Këllezën e Sipërme | 229 | 248 | 244 | 283 | 252 | 241 | 164 | 165 |
Këllezën e Poshtme | 254 | 291 | 347 | 408 | 294 | 260 | 151 | 126 |
Dragaj | 139 | 165 | 172 | 196 | 199 | 203 | 163 | 72 |
Kaliman | 92 | 102 | 114 | 121 | 27 | 15 | 8 | 5 |
Kosiq | 242 | 267 | 251 | 274 | 312 | 277 | 259 | 306 |
Kravar | 518 | 561 | 649 | 626 | 777 | 799 | 617 | 547 |
Krythë | 610 | 620 | 681 | 821 | 882 | 1080 | 606 | 525 |
Leskoc | 106 | 99 | 105 | 106 | 96 | 99 | 74 | 73 |
Lisna Borë | 188 | 204 | 249 | 233 | 264 | 258 | 179 | 171 |
Megjureç | 98 | 103 | 122 | 83 | 101 | 41 | 9 | 2 |
Millë | 352 | 363 | 340 | 382 | 427 | 480 | 222 | 234 |
Rashtish | 350 | 369 | 405 | 453 | 565 | 527 | 409 | 358 |
Sukobinë | 304 | 355 | 409 | 457 | 485 | 471 | 375 | 367 |
Fraskanjell | 119 | 136 | 189 | 222 | 152 | 191 | 76 | 57 |
Shas | 207 | 226 | 249 | 277 | 329 | 355 | 268 | 238 |
Shtodhër | 100 | 108 | 122 | 130 | 203 | 210 | 133 | 112 |
Gjithsej | 5160 | 5600 | 6385 | 6972 | 7508 | 7689 | 5512 | 4992 |
Fshati | 1950[2] | 1955[3] | 1960[3] | 1979[4] | 1989[5] | 2001[5] | 2011[5] |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Babot | 199 | 188 | 221 | 158 | |||
Dramosh | 112 | 109 | 131 | 162 | |||
Muriqan | 696 | 728 | 734 | 1076 | |||
Oblikë | 836 | 847 | 948 | 2356 | 2327 | ||
Oblikë e Sipërme | 391 | 393 | 439 | 308 | |||
Obot | 392 | 407 | 457 | 687 | |||
Shtuf | 119 | 106 | 157 | 183 | |||
Vallas | 116 | 113 | 140 | 134 | |||
Velinaj | 350 | ||||||
Vidhgar | 148 | 137 | 159 | 159 | |||
Gjithsej | 3009 | 3028 | 3386 | 4705 | 5573 | 4815 | 3858 |
Struktura etnike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e banorëve të Anës së Malit janë shqiptarë.
Censusi | 1948[6] | 1953[7] | 1961[8] | 1971[9] | 1981[10] | 1991[11] | 2003[12] | 2011[13] | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | Nr. | % | |
Shqiptarë | 4782 | 92.67% | 5262 | 93.96% | 5876 | 92.03% | 6631 | 95.11% | 7134 | 95.02% | 7364 | 95.77% | 5255 | 95.34% | 4836 | 96.88% |
Malazezë | 342 | 6.63% | 309 | 5.52% | 481 | 7.53% | 37 | 0.53% | 176 | 2.34% | 27 | 0.35% | 113 | 2.05% | 22 | 0.44% |
Myslimanë | 28 | 0.54% | 256 | 3.37% | 118 | 1.57% | 207 | 2.69% | 49 | 0.89% | 96 | 1.92% | ||||
Tjetër | 8 | 0.16% | 29 | 0.52% | 28 | 0.44% | 48 | 0.69% | 80 | 1.07% | 91 | 1.18% | 95 | 1.72% | 25 | 0.50% |
Gjithsej[1] | 5160 | 5600 | 6385 | 6972 | 7508 | 7689 | 5512 | 4992 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Albania - All places: 1950 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b "Albania - All places: 1955, 1960 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Albania - All communes: 1979 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b c "Albania - All places/communes: 1989, 2001, 2011 censuses (today's division)". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Montenegro censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1953". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1960". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1971". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1981". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition of Montenegro 1991". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition, all places: 2003 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Ethnic composition, all places: 2011 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)