Copëtimi i Shqipërisë
Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.[1][2]
Copëtimi i 1913-ës la pasojë të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.[4]
Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.
Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.
Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të Çamërisë.
Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare.[6] Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...". Sipas burimeve të huaja, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913.[7]
Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë, por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi.
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare.[8] Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920[9][10]. Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha, duke lënë në Çamëri vetëm një pjesë të popullsisë çame të besimit ortodoks, që sot numëron 30-70 mijë banorë në Çamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.
Gjendja aktuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Copëtimi i Shqipërisë është një barrë e rëndë për kombin shqiptar, e cila ka shtyrë shumë atdhetarë që pas copëtimit të punojnë politikisht e me përpjekje të armatosur, për ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jetë dhe çështjes kombëtare shqiptare, ribashkimit të trojeve etnike shqiptare të copëtuara në 1913-ën. Mendimi i publikut në Shqipëri e Kosovë rreth ribashkimit të Shqipërisë ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Në 2011-ën, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% e të anketuarve në Shqipëri dhe 68% e të anketuarve në Kosovë, mbështesin ribashkimin kombëtar. Çështja kombëtare tashmë është e përfaqësuar dhe politikisht nga parti politike si Vetëvendosja në Kosovë dhe Aleanca Kuq e Zi në Shqipëri, në programin e të cilave është ribashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Merrill, Christopher (1999). Partition of Albania 1913. Rowman & Littlefield. fq. 230. ISBN 9780742516861.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Multicultural History Society of Ontario (1999). Encyclopedia of Canada's peoples. University of Toronto Press. fq. 180. ISBN 9780802029386. Marrë më 1 shkurt 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stephanie Schwandner-Sievers; Bernd Jürgen Fischer (2002). Albanian identities: myth and history. Indiana University Press. fq. 44. ISBN 9780253341891.
..ngjerjet e 1913-ës kur pjesa më e madhe e territoreve të banuara nga shqiptarët ju ndanë shtete të tjera ballkanike.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych, George Walter (2006). The crescent and the eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874-1913. I.B.Tauris. fq. 99–101. ISBN 9781845112875.
Shqiptarët përbënin shumicën në të katër provincat
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Florian Bieber; Židas Daskalovski (2003). Understanding the War in Kosovo. Taylor & Francis. fq. 350. ISBN 9780714683270.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Crampton, R.J. (1997). Eastern Europe in the twentieth century and after. Routledge. ISBN 9780415164221.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://books.google.ee/books?id=RRgbAgAAQBAJ&pg=PA107&lpg=PA107&dq=luma+1912&source=bl&ots=EDmfv7eAeX&sig=Y_aFU9IljxrfcLatMTPY1p_MjVM&hl=en&sa=X&ei=OpW4UozwO4b14QSh24HgAQ&ved=0CFkQ6AEwBQ#v=onepage&q=luma%201912&f=false
- ^ "1913 | Consul von Heimroth: Situation in Skopje and Kosova Following the Serb Invasion". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2009. Marrë më 31 janar 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Janusz Bugajski (2002). Political parties of Eastern Europe: a guide to politics in the post-Communist era. M.E. Sharpe.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bideleux, Robert; etj. (2007). The Balkans: a post-communist history. Taylor & Francis. fq. 530, 522. ISBN 9781134583287.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)