Jump to content

Dauti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Daud)
Bukurshkrimi (kaligrafia)

Dauti ose Davudi (arab. داود Dāwūd) është i dërguar i Allahut dhe mbret i mbretërisë së Izraelit. Ai ishte djali i Ejsha dhe rridhte nga familja e Jehodhas, djalit të Jakubit. Ai është një prej profetëve i cili i'u zbrit libri, siç thuhet në Kur'an: Dhe Daudit i dhamë Zeburin (Nisa 4:163). Daudit e kishte një zë të bukur, kur thuhet se askush nuk e ka pasur zërin më të bukur se ai. Sa herë që ulej dhe lexonte nga libri i shenjtë, dëgjohej jehona e maleve që e shoqëronte zërin e Daudit. Kurse zogjtë i qëndronin sipër duke dëgjuar leximin e Zeburit.

Transmetime kuranore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e Daudit, mbretëria dhe pushteti politikë u konsoliduan si asnjëherë tjetër. Gjatë gjithë kohës hebrenjtë kanë vuajtur, pasi pushteti politik ishte i përçarë dhe plot probleme. Përveç që ishte profet i Zotit, Davudi ishte po ashtu mbret dhe gjykatës i drejtë. Zoti e kishte pajisur me intuitë dhe urtësi, të cilat i mundësonin gjykime racionale dhe të drejta. Lidhur me gjykimet e tij racionale, ekzistojnë shumë raste të cilat e dëshmojnë këtë. Një ndër këto është dhe ajo që përmendet në Kuranin famëlartë. Daudi kishte një pallat në të cilin lutej, i përgjërohej dhe adhuronte Zotin. Në këtë pallat nuk hynte askush përveç tij. Një natë, teksa kishte mbyllur dyert e pallatit dhe adhuronte Zotin, dy persona kishin arritur t'i kalojnë muret e pallatit dhe i hynë brenda. Në një transmetim tjetër, thuhet se ata ishin dy melekë në formë njeriu, të cilët kishin ardhur të vënë në provë Daudi. "A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij? Kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”. (Njëri prej tyre tha:) "Ky është vëllai im.

Daudi vret Xhalutin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas myslimanëve, Xhaluti u përballë me disa ushtarë të Talutit dhe njerëzit kishin frikë. Daudi me besim të fortë ndaj Allahut, e morri llastiqen dhe shkoi për t'u përballur me Xhalutin. Ai e goditi atë me shpejtësi në kokë dhe para se Xhaluti ta tërheq shpatën, ra në tokë. Siç thuhet në Kuran :

Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Daudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Daudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit (Bekare 2:251).

Islami beson që Zoti ja mësoi Daudit se si ta bëj një mburojë. Në Kur'an thuhet se hekuri ishte bërë i butë për të. Zoti thotë në Kur'an :

nte për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti. Ne i patëm dhënë Daudit dhuratë të madhe nga ana e jonë : “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të !” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e Daudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni. (Sebe' 34:10-11)

Daudi ishte i fuqishëm mjaft për ta mposhtur Xhalutin në rininë e tij. Shumë dijetarë thojnë se Daudi gjatë lutjeve e këndonte me një zë të bukur. Po ashtu Zoti e lavdëron Daudin në Kur'an:

Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin tonë Daudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut. Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes. Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar. (Saad 38:17-19)

Zeburi ishte libër i shenjtë i Daudit i cili u zbrit prej Zotit. Siç ju zbrit Musait Teurati (Torah), Isait i'u zbrit Inxhili (Gospel), Muhamedit i'u zbrit Kur'ani. Në Biblën e hebrenjve, Zeburi njihet si Psalteret. Fjala Zebur është fjala arabe i cili është ekuivalent me fjalë hebrenj Zimra që do të thotë muzikë/këngë. Pasi që Daudi kishte zë aq të bukur.

Rëndësia e Daudit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zoti e përmend Daudin së bashku me profetët tjerë, si për shembull: Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësat (En'am 6:84).